AKTUALITET

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO përgjimet SKY ECC mes Dritan Rexhepit, Altin Hajrit e Gentian Funiqit

E.D Përditësimi i fundit 30 Prill 2025, 12:18

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ SPAK dorëzon në GJKKO

TIRANË- Në GJKKO është mbajtur ditën e sotme seanca ndaj kopshtarit të kompleksit “Golden”, i akuzuar për përfshirje në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar 2020 në zonën e Kamzës. Rigjykimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi dënimin e përjetshëm dhe urdhëroi rihapjen e procesit.

Bëhet e ditur se gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, kërkoi shtyrjen e gjykimit dhe paraqiti një kërkesë të re për pranimin e provave shtesë, të siguruara përmes letërporosive nga autoritetet franceze, ku në fokus janë komunikimet e koduara përmes aplikacionit SKY ECC mes të pandehurve kryesorë, përfshirë Dritan Rexhepin, Altin Hajrin dhe Gentjan Funiqin. Sipas prokurorisë, këto komunikime janë të lidhura drejtpërdrejt me rrëmbimin dhe vdekjen e Jan Prengës dhe janë marrë në përputhje me procedurat ligjore ndërkombëtare.

"Kemi një kërkesë tjetër, duke qenë se në kuadër të procedimit penal 62/3, 2022 janë kthyer përgjigje dhe janë dërguar letërporosi. Konkretisht komunikimet SKY mes të pandehurve, proces që po ndiqet edhe në GJKKO. Janë në interes të këtij procesi, referuar edhe vendimit të GJL për rikthimin e çështjes këtu. Është kryer procesverbali i identifikimit të PIN të Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Altin Hajrit. Komunikimet lidhen me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe Festim Bexhili. Ne vlerësojmë se këto komunikime janë në interes të këtij procesi. Janë marrë akte, 75/2022 është marrë praktika përkatëse për ndihmë juridike autoriteteve franceze për Dritan Rexhepin.

Është marrë dhe letërporosia për të pandehurin Altin Hajri, i bashkëpandehur në një gjykim në GJKKO. Dhe njëkohësisht është marrë edhe praktika që është dërguar nga autoritetet franceze, që tregon mënyrën se si janë marrë komunikimet SKY dhe janë bërë pjesë e procesit. Pra, mënyra e ndërhyrjes për marrjen e komunikimeve. Janë komunikime që janë marrë konform rregullave. Aktet i kemi të listuara, informacion shtesë mbi hetimet e kryera për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, në Kamëz. Komunikime SKY ECC mes Dritan Rexhepit dhe të tjerëve për rrëmbimin e këtij shtetasi. Komunikimet e Altin Hajrit, Gentjan Funiqit dhe shkresa që janë dërguar nga Ministria e Drejtësisë për marrjen e akteve," tha Prokurorja Elida Kaçkini. 

Në reagimin e tij, avokati i të pandehurit, Ilir Murati, kundërshtoi kërkesën për provat e reja duke theksuar se, sipas tij, ato nuk duhet të pranohen në këtë fazë të procesit. Ai kërkoi gjithashtu që prokuroria të bëjë të ditur nëse do të ketë prova të tjera në seancën e ardhshme. Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për t’u njohur me aktet e reja të paraqitura nga prokuroria dhe caktoi seancën e radhës për datën 13 maj, ora 09:00.

Avokati Ilir Murati: Kërkohet rihapje tjetër, me sa kuptuam, për të paraqitur prova të reja. Në bindjen time, nuk duhet të pranohen provat. Nëse ka mundësi prokuroria të na thotë nëse do të ketë prova të tjera në seancën e radhës apo jo.

Behar Dibra: Kjo është kërkesë vazhduese.

Gjyqtari: Gjykata pranon kërkesën e avokatëve për t’u njohur me aktet e prokurorisë. Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj, ora 09:00.

Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020. Urdhri për rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga dyshohet se ka ardhur nga një burg në Ekuador, ku vuante dënimin shqiptari Dritan Rexhepi. Ky i fundit është një emër i njohur nga drejtësia shqiptare, pasi akuzohet për vrasjen e disa policëve në Krujë ndërsa pas krimit u arratis. Gjithashtu në 2014-n ai u arrestua me 240 kg kokainë në Ekuador.

Ndërkohë që për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më 17 janar në Kamzë, hetuesit shqiptarë zbuluan përgjimet telefonike nga Ekuadori, lidhur me sasinë e kokainë që do të transportohej nga Amerika Latine në Britani. Kokaina u mor për t’u transportuar nga vëllai i viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk e dorëzoi kurrë dhe në formë hakmarrje u vendos rrëmbimi dhe më pas vrasja e Jan Prengës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë