AKTUALITET

Rrezik nga ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm! UNESCO kërkon mbrojtje urgjente për Ohrin

M.B. Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 09:23

Rrezik nga ndërtimet e paligjshme, urbanizimi dhe planifikimi i

OHRI- UNESCO, për të tretën herë, paralajmëron se rajoni i Ohrit është në rrezik nga ndërtimet e paligjshme, nga urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm. Nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkohen veprime urgjente për ruajtjen e këtij thesari natyror dhe kulturor, në mënyrë që të mos futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Misioni reaktiv i UNESCO-s në raportin e fundit për rajonin e Ohrit përsëri theksoi nevojën urgjente që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin hapa konkretë dhe vendimtarë për të mbrojtur pasuritë unike natyrore dhe kulturore të Ohrit.

Ky është raporti i tretë i UNESCO-s që thotë se ndërhyrjet e papërshtatshme, urbanizimi, planifikimi hapësinor joadekuat dhe projektet infrastrukturore po shkaktojnë dëme të pariparueshme në rajonin e Ohrit, i cili mund të humbasë vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, në një afat të shkurtër, ose të mesëm kohor. Përballë kërcënimeve serioze, Ohri mbetet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të trupit të Kombeve të Bashkuara, i cili edhe këtë herë paralajmëroi se është e mundur që rajoni i Ohrit të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Radio Evropa e Lirë (REL) në tetor të këtij viti publikoi një artikull ku ambientalistët dhe banorët dëshmuan se në Liqenin e Ohrit depërtojnë ujëra nga gropat septike, tualetet, fermat dhe deponitë, si dhe nga dhjetëra restorante, hotele dhe rezidenca private që nuk janë të lidhura me sistemin kolektor. Në një përgjigje për REL-in, UNESCO theksoi se po e ndjek me kujdes situatën në Ohër, dhe se në korrik të vitit 2025, do të vendosë sërish nëse ky qytet do të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik".

UNESCO në raportin e ri, të publikuar këto ditë, ndër të tjera kërkon rishikimin e planeve urbanistike për Ohrin dhe Strugën, ndalimin urgjent të ndërtimeve në Kënetën e Studençishtës, si dhe zgjidhjen e problemit të ndërtimeve pa leje që dëmtojnë karakterin autentik të rajonit.

“Shteti, gjatë vitit të kaluar, jo vetëm që nuk zbatoi asnjë nga 15 rekomandimet e UNESCO-s, por, në katër prej tyre gjendja është akoma më e keqe”, thonë nga organizata qytetare “Front 21/42”, e cila prej dhjetë vjetësh monitoron gjendjen në rajonin e Ohrit.

Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga autoritetet lokale të Ohrit, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori koment lidhur me raportin e ri të UNESCO-s, si dhe për reagimet e organizatave qytetare në vend që kërkojnë zbatimin urgjent të rekomandimeve, përfshirë ndërtimet e shumta pa leje. Bazuar në të dhënat nga Komuna e Ohrit, të cilat REL-i i mori më parë, nga 1 janari i 2020-ës deri në shtator të viti 2024, inspektorët kanë evidentuar 120 ndërtime të paligjshme. Ndërsa, nga korriku i vitit 2006 e në vazhdim, komuna ka evidentuar 869 ndërtime të paligjshme.

Përndryshe, vetëm në territorin e komunës së Ohrit janë dorëzuar 15.939 kërkesa për përcaktimin e statusit juridik të gjithsej 19.935 objekteve të ndërtuara pa leje, nga të cilat 416 ndodhen në zonën e bregut të Liqenit të Ohrit, dhe 2.347 në territorin e Parkut Kombëtar të Galiçicës, sipas një dokumenti nga Komuna e Ohrit. Kërkesat janë dorëzuar pas miratimit të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga viti 2011, me të cilin lejohej që ndërtimet pa leje të realizuara para këtij viti (2011) të legalizoheshin. Por, nga organizata "Front 21/42", alarmojnë për raste të reja të ndërtimeve të paligjshme në territorin e Kënetës së Studeniçishtës, në Ohër, për të cilën është në fuqi vendimi për mbrojtje të përkohshme.

"Rasti ynë i fundit ilustron shumë qartë shkatërrimin e vlerave për shkak të moszbatimit dhe shkeljes së ligjeve pikërisht nga institucionet, detyra themelore e të cilave është t'i zbatojnë ato. Trashëgimia e vetme natyrore dhe kulturore në vend po shkatërrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe është viktimë e mungesës së sundimit të ligjit", thonë nga organizata "Front 21/42".

Aktivistët për këtë rast kanë dorëzuar iniciativa për mbikëqyrje inspektimi në disa institucione përkatëse, por thonë se pavarësisht komunikimit gjashtëmujor me inspektorët shtetërorë dhe lokalë, nuk janë ndërmarrë masa efektive.

"Për shkak të mosveprimit të tyre, brenda kënetës është zhvilluar një kompleks urban, gjë që ka shkaktuar degradim të mëtejshëm të kësaj pike kyçe për biodiversitetin e Liqenit të Ohrit", thonë nga organizata.

Përgjegjësia për Rajonin e Ohrit nuk bie vetëm mbi Maqedoninë e Veriut. Detyrime ka edhe Shqipëria pasi një pjesë e Liqenit të Ohrit që gjendet në territorin shqiptar është nën mbrojtje që nga viti 2019. Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.

"Është e nevojshme që të dyja vendet të hartojnë një vlerësim strategjik mjedisor që do të analizojë efektet kumulative të aktiviteteve zhvillimore", thekson UNESCO, duke shtuar se dialogu ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet - nga niveli më i lartë institucional deri në atë operacional - për të siguruar një zbatim të suksesshëm të rekomandimeve.

Deri më 1 shkurt 2025, të dyja vendet janë të detyruara të paraqesin një raport të përbashkët për progresin dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit.

"Është urgjentisht i nevojshëm një mobilizim i gjerë për të ruajtur vlerën e jashtëzakonshme universale të rajonit të Ohrit. Vendosja në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik mbetet një opsion nëse nuk merren masat e nevojshme", paralajmëron UNESCO.

Ohri, një simbol i historisë së pasur dhe bukurisë natyrore, përballet me një sfidë që kërkon forca të bashkuara nga të dyja vendet dhe vendosmëri për të ruajtur trashëgiminë e tij për gjeneratat e ardhshme. Zbatimi i rekomandimeve për kërcënimet ndaj Liqenit të Ohrit dhe Parkut Kombëtar të Galiçicës po shqyrtohet edhe nga Komiteti i Konventës së Bernës./ REL

ohri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë