10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...

TIRANË- Inflacioni vjetor qëndroi i pandryshuar në nivelin 1.9% në muajin shkurt, ndërsa vazhdon të jetë në rënie krahasuar me nivelin prej 2.6% të një viti më parë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se, megjithatë, ecuria e inflacionit shfaq tendenca të kundërta për grupe të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve.
Inflacioni i produkteve ushqimore shfaqi përsëri rritje gjatë muajit shkurt dhe arriti në 2.8%, nga 2.6% që kishte qenë për janarin. Inflacioni i grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” madje është lehtësisht më i lartë edhe krahasuar me një vit më parë, kur ishte në nivelin 2.7%.
Inflacioni i produkteve ushqimore ngelet shtysa kryesore e presioneve inflacioniste në ekonomi dhe kontribuoi me afërsisht një pikë përqindje, kundrejt inflacionit total prej 1.9%. Rritje të mëtejshme shënoi edhe inflacioni i grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, në 4.5%, nga 3.9% që ishte për janarin dhe 3.7% që ishte një vit më parë. Ky grup kontribuoi me më shumë se 0.2 pikë përqindje në inflacionin total gjatë muajit shkurt.
Rritje të mëtejshme të inflacioni shënoi edhe grupi “Argëtim dhe kulturë”, që arriti në 6.5%, nga 5.7% në janar dhe 4.9% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni i grupit “Transporti” qëndron në vlera negative, kryesisht falë rënies së çmimeve të karburanteve, por me një tendencë në rritje në -2.2%, nga niveli -2.5% i janarit. Sidoqoftë, inflacioni këtij grupi ngelet në rënie nga niveli -1.9% i një viti më parë dhe ngelet një ndër kontribuesit kryesorë në uljen e inflacionit në ekonomi.
Balancimi i inflacionit në nivelin 1.9% gjatë shkurtit erdhi sidomos falë tendencës rënëse të grupeve “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse, energji” dhe “Mobile, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”.
Inflacioni për grupin “Veshje dhe këpucë” ra në 2.8%, nga 3.3% që kishte qenë për janarin dhe 3.4% që kishte qenë një vit më parë. Inflacioni për grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse, energji” ra në 0.4%, nga 0.9% që ishte për janarin dhe 2.4% që kishte qenë një vit më parë.
Inflacioni i grupit “Mobile, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ra në 3.6%, nga 3.9% që ishte për janarin dhe 4.7% që kishte qenë në shkurtin e vitit të kaluar. Statistikat tregojnë që, megjithëse në terma mesatarë inflacioni është i qëndrueshëm dhe poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë, ecuria e grupeve të ndryshme shfaq tendenca të kundërta dhe luhatshmëri.
Banka Qendrore parashikon që gjatë vitit 2025 inflacioni të rritet lehtë drejt objektivit prej 3%, i ndikuar nga normat më të ulëta të interesit dhe nga një zbutje e mbiçmimit të lekut në kursin e këmbimit valutor./ Monitor
autori dhe viktima TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore për Mario Përlleshajn, autorin e vrasjes së 14-vjeç...
edison pula FRANCË- Edison Pula është arrestuar, bashkë me gjashtë shqiptarë të tjerë të cilët akuzohen p...
edison pula FRANCË- Gjashtë anëtarë të dyshuar të një bande kriminale shqiptare të quajtur "Nikla", janë ...
TIRANË- Nëna e Martin Canit, Florina Cani ka folur para gazetarëve pas shtyrjes së seancës paraprake për autorin e vrasjes s&eum...
TIRANË- Të paktën 200 punonjës të institucioneve publike që kanë në fushën e tyre të aktivitetit turizmin dh...
Prinderit e Martin Canit TIRANË- Në Gjykatën e Tiranës do të mbahet seanca ndaj autorit të dyshuar të vrasjes s&eum...
SHKODËR- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKTM ka vijuar ditën e sotme me aksioni i prishjes së ndërti...
DURRËS- Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme ne Portin e Durrësit. Arrestimi i tij mësohe...
palestinezet TIRANË- Në dukje, këta janë dy turistë të huaj, mes shumë e shumë të tjerëve që zbresin...
foto ilustruese TIRANË- Niveli ekonomik i të rinjve prodhon arritje të ulëta mësimore sidomos në matematikë vë...