AKTUALITET

Rruga e “florinjtë” Thumanë-Kashar/ Zbardhen mesazhet e Ballukut me Berberin: Bashkim Ulajt i bëra nderin e jetës!

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2025, 16:23
Rruga e “florinjtë” Thumanë-Kashar/ Zbardhen mesazhet e

Rruga e “florinjtë” Thumanë-Kashar, ishte një qokë për biznesmenin e rrugëve Bashkim Ulaj. Në dosjen voluminoze të SPAK, duket se është konfirmuar ajo që është thënë më herët në media se rruga me pagesa të larta dhe çmim stratosferik iu dha biznesmenit Ulaj nëpërmjet lidhjeve të tij me qeverinë. 

Vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ia ka konfirmuar nëpërmjet komunikimeve drejtorit Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi.  Sipas aktit të ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të një aparati celular “BlackBerry” model BBF100-6, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, janë konstatuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet tij dhe shtetases Belinda Balluku.

Në këto komunikime, të datës 15 qershor 2021, referohen takime, zhvillime dhe pritshmëri që, sipas hetimit, lidhen me projektin rrugor Thumanë–Kashar. Në një nga mesazhet, Balluku citohet të ketë shkruar:

“Unë po i bëj nderin e jetës me Thumanë-Kasharin…”, frazë e cila në dosje interpretohet si referencë ndaj rëndësisë së projektit dhe ndikimit të tij te palë të treta.

Nga hetimi rezulton se në biseda përmendet edhe shtetasi Bashkim Ulaj, pronar i shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., e cila është shpallur fituese e procedurës koncesionare (PPP) për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Thumanë–Fushë Krujë–Vorë–Kashar. Kontrata e koncesionit, me vlerë të parashikuar rreth 245 milionë euro, është lidhur në maj të vitit 2022 ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërive “Gener 2” sh.p.k. dhe “G2 Infra” sh.p.k.

Por edhe pse sipas dokumenteve zyrtare, ndërtimi fillestar kapte 245 milionë euro, vendime të mëvonshme të ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës e çuan këtë shifër në 330 milionë euro, duke krijuar një diferencë prej 60 milionë eurosh që shërben për përfitime të padrejta. Koncesionari pritet të arkëtojë gjatë 35 viteve rreth 1.3 miliardë euro, gjysmë miliardi më shumë se projekti fillestar, duke ngritur pyetje serioze mbi avantazhet që i janë dhënë familjes Ulaj në kurriz të buxhetit të shtetit dhe përdoruesve të rrugës.

Kjo autostradë me pagesë, është një nga katër autostradat më të shtrenjta në Europë sa i përket tarifës, ndërsa e krahasuar me fuqinë blerëse është më e shtrenjta në Europë. Në një listë ku janë renditur tarifat për kilometër të 59 autostradave me pagesë në të gjithë Europën, Thumanë-Kashar renditet në vendin e katërt. Kjo autostradë ka një gjatësi 21 kilometër, me një tarifë 2.1 euro pa TVSH ose 2.53 euro me TVSH ose 0.12 euro për kilometër.

Autoritetet hetimore theksojnë se këto materiale janë pjesë e një procesi në vijim dhe se çdo konkluzion përfundimtar do t’i takojë drejtësisë, në përfundim të hetimeve dhe shqyrtimit gjyqësor të çështjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?