
Rruga e vjetër që lidh Kukësin me Kalimashin, Shëmrinë dhe Pukën po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Në pothuajse të gjithë gjatësinë e saj, aksi është dëmtuar ndërsa reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë përshpejtuar procesin e degradimit.
Rruga është e mbushur me gropa dhe çarje,ne disa segmente duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve.
Problemi më shqetësues mbetet një nga urat kryesore të këtij segmenti, me gjatësi rreth 37 metra, e cila konsiderohet reale për sigurinë e qarkullimit, si për mjetet e vogla ashtu edhe për ato të tonazhit të rëndë.
Ura paraqet dëmtime serioze strukturore ne mbrojteset anesore.
Mbrojtëset anësore, të vendosura që prej ndërtimit të aksit, janë jashtë funksionit dhe në gjendje të rënduar, duke rrezikuar shembjen.
Drejtues mjetesh dhe banorë të zonës, që e përshkojnë këtë rrugë çdo ditë me makine dhe furgonat e linjes shprehen se kalimi mbi urë është bërë gjithnjë e më i pasigurt, ndërsa frika për aksidente është e vazhdueshme, sidomos gjatë kushteve të motit të keq,
Kjo rrugë është arterie e rëndësishme për një pjesë të madhe të banorëve të njësisë administrative Malzi, pasi shërben si lidhje direkte me qytetin e Kukësit për shërbime, tregti dhe shkollim.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, për riparimin e urës dhe rehabilitimin e të gjithë aksit rrugor, përpara se situata të marrë përmasa edhe më të rrezikshme tani gjate dimrit.
Ndërkohë, për dëmtime në ura apo ndërhyrje të mëdha strukturore, kompania nuk ka kompetencë direkte financimi, pasi këto kërkojnë projekte të posaçme dhe fonde shtesë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas kompanisë, projekti për ndërhyrjet e nevojshme në urë është përgatitur dhe i është dërguar ARRSH-së për alokim fondesh, ndërsa aktualisht pritet miratimi fondeve për nisjen e punimeve.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
3 Dhjetor14:12
Gropë 10 metra e thellë pranë banesave, banorët në panik: Po na afrohet çdo ditë
Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa dit&e...
AKTUALITET
3 Dhjetor14:08
Babë e bir humbin jetën njëri pas tjetrit, të riut i pushoi zemra disa orë pasi i dha lamtumirën të atit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nikaj-Mërturit, ku familja Qokaj është goditur nga një tragjedi e dyfisht&eum...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:58
Skandalet e AKSHI-t, drejtoresha Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ë...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:56
Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale
Policia e Lezhës ka ekzekutuar një vendim të Apelit të GJKKO-së dhe SPAK-ut, duke konfiskuar 9 pasuri të tjera që dyshohet ...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:45
Do të ‘përmbyste’ tregun me dollarë falsë/ Dënohet biznesmeni italian i lidhur me mafien shqiptare në Ekuador
Biznesmeni italian, Panfilo Colonico, është dënuar me katër vjet burg në Ekuador. Ky ishte vendimi i marrë nga një gjykat&e...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:39
Monitorimi i zonave të mbrojtura do t'i kalojë pushtetit vendor
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural mbajti sot dëgjesën publike për projektligjin “Për gjuetin&eum...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:37
Plumbat ndaj biznesit/ Zbardhet ngjarja! Babë e bir autorët e dyshuar, njëri në pranga tjetri në kërkim
Policia e Kukësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjen së ndodhur më 27 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim t&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:31
Skandali me kosto të fryra, sorollatje dhe pagesa të dyfishta/ Shkeljet e rënda në koncesionin e hemodializës
Auditimi i KLSH-së mbi zbatimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e hemodializës ka zbuluar probleme serioze që prek...
AKTUALITET
3 Dhjetor13:12
Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë
Një lokal është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lezhë. Blutë bëjnë me dije se zjarri ka r&eu...
AKTUALITET
3 Dhjetor12:27
Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 23-vjeçari në Durrës
Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi duke drejtuar makinën në efekti e lëndëve narkotike,...