
Një rast i rëndë është denoncuar në zonën e Mirditës ku babai i një vajze 14-vjeçare ka bërë kallëzim penal ndaj një 25-vjeçari me inicialet K.L., kushëri i dytë i vajzës, për një lidhje të ndaluar me karakter intim.
Gazetari: Sa ke kuptuar, a vinte shpesh në shtëpi ai?
Babai i 14-vjeçares: Vinte një herë në 4-5 ditë…
Gazetari: Vinte çdo 4-5 ditë?
Babai i 14-vjeçares: Po, vinte pasdite…
Gazetari: Pasdite, kur nuk ishit ju?
Babai i 14-vjeçares: Vinte pasdite, vinte direkt, apostafat nga Mamurrasi.
E mitura është me probleme të shëndetit mendor dhe lidhja është sinjalizuar fillimisht nga mësuesja ndihmëse dhe drejtori i shkollës.
Gazetari: Cfarë probleme ka vajza?
Drejtori i shkollës: Ka probleme të shëndetit mendor.
Gazetari: Si u identifikua këtu? Ti, a mësuesja kujdestare?
Drejtori i shkollës: Thjesht u konstatuan mesazhet, se duke qënë mësuesja ndihmëse, është marrë në mënyrë specifike dhe fantastike me vajzën, kjo ka 1 vit e gjysëm. Ne jemi marrë thjesht me specifikën e mesazheve dhe të kam thërritur menjëherë me të pesta. I kemi dhënë një rëndësi të veçantë, sidomos mësuesja ndihmëse, sepse ajo është garantuesja e gjithë proçesit …
Gazetari: Po vajza, çfarë ka konkretisht? Nuk shprehet dot?
Drejtori i shkollës: Jo, jo, shprehet, po ka prapambetje të shëndetit mendor, por jo të nivelit të lartë, të theksuar…Kushtet janë krijuar në familje tek shtëpia, thjesht kontakti i mezasheve tek shkolla se tek shkolla nuk ka shanse, s’ka guximin.
Në kontaktin e drejtpërdrejtë me të akuzuarin K.L., ky i fundit, fillimisht mohoi akuzat, por më pas pranoi se kishte pasur kontakte me vajzën, përfshirë puthje në shtëpinë e saj. Por ai mohon të ketë pasur marrëdhënie seksuale. Rasti është denoncuar nga familja e vajzës në gusht 2024.
Gazetari: Ka qenë e vërtetë kjo marrëdhënie, çfarë ka ndodhur?
25-vjeçari K.L: Jo, për Zotin! Nuk kam pasur marrëdhënie jo!
Gazetari: Thjesht mesazhe keni shkëmbyer?
25-vjeçari K.L: Po pasha Zotin, po kam shkëmbyer, po pa ditur gjë me kë kam shkëmbyer.
Gazetari: Po këtu te shtëpia nuk ke ardhur kur ka qenë vetëm?
25-vjeçari K.L: A do me të thënë të drejtën? Kam shkuar edhe i takon, si të biesh viktimë e dikujt.
Gazetari: Ti je thirrur edhe në Prokurorinë e Lezhës?
25-vjeçari K.L: Jo në Lezhë jo, por jam thirrur në komisariat.
Gazetari: Çfarë ka qenë, ka qenë një lidhje a si e kupton ti?
25-vjeçari K.L: S’e di, është gjë e kotë.
Gazetari: Po ti nuk e dije që ishte kushërira kur flisje, nuk kishte foto ajo? Ku flisnit, në Facebook a në Instagram?
25-vjeçari K.L: Jo më ka shkruar në WhatsApp. I kam shkuar tek shtëpia aty.
Gazetari: Te shtëpia keni biseduar a çfarë?
25-vjeçari K.L: Jo, jo! Vetëm kena biseduar dhe kam ikur mbrapa unë.
Gazetari: Po aty s’e kuptove që ishte kushërira që flisje?
25-vjeçari K.L: E kuptova, po ishte tepër vonë ta kuptoje. Po deshi Zoti, që nuk pata ndonjë gjë më të thellë me të.
Gazetari: Krahas që keni lidhjen kushërinj që jeni, ajo është edhe me probleme, është edhe minorene.
25-vjeçari K.L: Po ka të bëjë më shumë se janë njerëz të afërm edhe nuk e …ajo është më problem.
Gazetari: Çfarë ka ndodhur atë ditë, mund të na e thuash?
25-vjeçari K.L: Vetëm thjesht e kam puthur.
Sipas Kodit Penal, marrëdhëniet me persona nën 14 vjeç, përbëjnë vepër penale që parashikon deri në 7 vite burg. Megjithatë, policia e zonës ka referuar një nen tjetër të Kodit duke e lënë të dyshuarin të hetohet në gjendje të lirë.
Shefi i komisariatit: Informacion referimi, procesverbal intervistimi, deklarim, vendim ekspertimi mjeko-ligjor, procesverbal sekuestrimi, procesverbal këqyrje telefoni, procesverbal të pamjeve filmike, vendim ekspertimi kompjuterik, ka shkuar dhe telefoni atje edhe vonon. Informacion për të miturën viktimë, raport-shërbimi, shkresë përcjellëse IML-së, të gjitha … E ka bërë, e ka qarë.
Avokati Arben Llangozi ka kritikuar organet hetimore për mungesë veprimi në mbrojtje të të miturës. Për më tepër, Prokuroria e Lezhës ende nuk ka kryer akt-ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar nëse ka pasur deflorim të së miturës, ndonëse akti është përpiluar më shumë se një vit e gjysmë më parë./klan
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor22:05
Gazetarja Anila Hoxha tregon pse nuk është zgjedhur ende drejtuesi i ri të BKH-së
Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Top Story” për të diskutuar se kush do të jetë kreu i ri i SPAK, ka folur fi...
AKTUALITET
13 Tetor21:58
Shërbenin kafe dhe kokainë, katër shqiptarë në pranga, mes tyre dy gra
Katër shtetas shqiptarë, dy burra dhe dy gra, janë arrestuar nga policia italiane në Noventa di Piave (Venecia), pasi u kapën duke shit...
AKTUALITET
13 Tetor20:44
Socialistët shpallin në mënyrë të njëanshme vakancën për Avokatin e Popullit
Komisioni i Ligjeve shpalli vakancën duke ftuar kandidatët që të shprehin interesin e tyre për një periudhë 20 ditore.
Argum...
AKTUALITET
13 Tetor20:33
Familja shqiptare sulmohet pas ndeshjes Shqipëri-Serbi: U tronditëm, s'e besonim që kjo do ndodhte në Zvicër
Nga Sandra Marschner, BLICK
Ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë të shtunën në mbrëmje përf...
AKTUALITET
13 Tetor20:04
Investigimi tronditës i ‘The Times’: Si mafia shqiptare përdor zhytës ushtarakë për të fshehur kokainën poshtë anijeve
Nga Tom Kington, THE SUNDAY TIMES
Gjashtë shqiptarët që mbërritën në portin e vogël norvegjez ishin të pajisur me ...
AKTUALITET
13 Tetor18:53
Trafiku kilometrik në Tiranë–Durrës, policia zbarkon në terren pas tre orësh
Efektivë të policisë rrugore kanë zbarkuar në terren pas trafikut prej disa kilometrash pranë Vorës.
Njoftimi:
Për shk...
AKTUALITET
13 Tetor18:33
Video/ Dy orë për 3 kilometra rrugë, trafiku në Tiranë një katastrofë!
Nga zona e Ali Demit deri në Vasil Shanto, Tiranë, një rrugë që normalisht përshkohet për 10-15 minuta, sot kërk...
AKTUALITET
13 Tetor18:26
Operacioni në Elbasan/ Mes tyre miku i Emiljano Shullazit dhe një biznesmen, konfrontime të forta me policinë
11 persona janë të arrestuar nga operacioni i zhvilluar nën drejtimin e prokurorisë në Elbasan. Personave të arrestuar u jan&eum...
AKTUALITET
13 Tetor18:18
Kuvendi kujtohet për Avokatin e Popullit, shpall vakancën! 20 ditë afat për paraqitjen e kandidaturave
Avokates së Popullit, Erinda Balanca i ka mbaruar mandati në maj 2022, por ajo vazhdon punën duke pritur pasardhësin më shumë se...
AKTUALITET
13 Tetor18:12
VIDEO/ Punimet në aksin Vorë-Maminas, krijohet trafik kilometrik në rrugën dytësore! Vargu i automjeteve arrin 15 km
Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Mamina...