
TIRANË- Shtatë tonë kafe kontrabandë e ndarë në 28 paleta me kafe, është sekuestruar nga policia e Tiranës. Mësohet se në pranga ka rënë Flori Kapllani, banues në Tiranë. Gjithashtu janë shpallur në kërkim pesë bashkëpunëtorët e tij të cilët e ndihmonin në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes. Sipas policisë sasia e kafesë u fut nga Qafë-Thanë me dokumente të falsifikuara, ndërsa kamioni nuk u zhdoganuar në Vorë por në banesën e të arrestuarit.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Coffe seeds". Gjatë operacionit u sekuestruan 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara. U arrestua një shtetas dhe u shpallën në kërkim 5 të tjerë, bashkëpunëtorë në transportimin dhe magazinimin e pakove të kafes.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, arrestuan shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasve E. T., 30 vjeç, M. T., 33 vjeç, A. Ç., 33 vjeç, I. Ç., 35 vjeç, dhe A. S., 33 vjeç.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë paraqitur në doganën e Qafë Thanës, dokumentacion të falsifikuar të origjinës dhe porosisë së mallit që kanë transportuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, dhe kamionin që transportonte sasinë e kafes, nuk e kanë shkarkuar në doganën e Vorës, siç kanë deklaruar në pikën e parë kufitare. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në Thumanë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 28 paleta me kafe, me peshë rreth 7 tonë, të dyshuara të kontrabanduara. Materialet i kaluan Prokurorisë.
policia e triranes
Artikuj te sugjeruar
E.D
AKTUALITET
26 Korrik09:31
Akuzohet për grabitje në disa institucione kredidhënëse, arrestohet shqiptari në Itali, bashkëpunëtori në kërkim
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për grabitje në disa banka, ndërsa bashkëpun&eum...
M.B.
AKTUALITET
26 Korrik09:12
Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët furgoni në Mallakastër
Foto nga vendi i ngjarjes
MALLAKASTËR- Njër furgon është përfshirë nga flakët teksa ishte duke lëvizur në aksi...
E.D
AKTUALITET
26 Korrik08:48
Vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në tre të tjera, në pranga 46-vjeçari në Shkodër
foto ilustruese
SHKODËR- Një 46 vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi vodhi në një banesë d...
M.B.
AKTUALITET
26 Korrik08:31
"Autokolona me dasmorë!" Qëlloi në ajër me pistoletë teksa lëviztë me makinë në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 24-vjeçari
Foto ilustruese
TIRANA- Një 24-vjeçar i cili qëlloi në ajër me armë zjarri pistoletë teksa lëviztë me m...
E.D
AKTUALITET
26 Korrik08:02
VIDEO/ Tymi "pushton" qytetin e Vlorës, zjarri në fushën e mbetjeve ende aktivë
VLORË- Një vatër zjarri në Vlorë në fushën e mbetjeve vijon të jetë ende aktive, ku dyshohet se ka qenë nj&e...
M.B.
AKTUALITET
26 Korrik08:02
Rritja e çmimeve 10-15% në baret dhe restorantet e Jugut ul konsumin, shtohet pasiguria e bizneseve
Foto ilustruese
TIRANA- Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te stru...
M.B.
AKTUALITET
26 Korrik08:01
AKSHI: Aplikimet për nënshkrim dhe certifikatën elektronike brenda afatit, kujdes me delegimin e procesit
Foto ilustruese
TIRANA- Prej gati 2 muajsh është rikthyer sistemi i pagesave online për t’u pajisur me Nënshkrimin Elektronik apo...
M.B.
AKTUALITET
26 Korrik07:32
Kthjellime dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave të qendrueshme. Moti parashikohet t...
n.f
AKTUALITET
25 Korrik23:04
Plagosja e dy kushërinjve në Thumanë, reagon policia: Shkak i konfliktit një sipërfaqe toke
Thumane
KRUJË- Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e armëve. Ng...
n.f
AKTUALITET
25 Korrik23:04
U konfliktuan për një sipërfaqe toke, kushërinjtë qëllojnë me armë njëri-tjetrin, mes dy të plagosurve edhe një polic
Foto ilustruese
THUMANË- Një konflikt ka agravuar mbrëmjen e sotme në Thumanë e cila degradoi deri në përdorimin e ...