Skandali i zjarreve, Guri: Po digjen qëllimisht pyjet e vendit për të mbuluar vjedhjet me tenderat dhe drurin
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.6 lekë. Euro do të blihet me 91...
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e ...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë t...
Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çif...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...

Rritja e fluksit të qarkullimit pas shembjes së segmentit të rrugës kombëtare në zonën e Arrave të Gurrës, në Dragostunjë të Librazhdit, ka vënë në lëvizje institucionet për të përforcuar ndjeshëm masat e sigurisë rrugore, si në akset alternative ashtu edhe në perimetrin e kantierit të punës.
Bashkia Librazhd, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë vendosur sinjalistikë të qartë ndaluese dhe orientuese për mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët me kapacitet mbi 40 pasagjerë të cilëve nuk ju lejohet të qarkullojnë në akset rurale Spathar – Rruga Antike Egnatia – Dardhë – Hotolisht dhe anasjelltas, si dhe në segmentin Dragostunjë – Hotolisht. Këto masa synojnë të shmangin mbingarkesën e rrugëve rurale, të cilat nuk janë projektuar për qarkullim të rënduar dhe tashmë përballen me fluks të shtuar automjetesh.
Monitorimi në terren po kryhet gjatë gjithë kohës nga të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit dhe Policia Bashkiake e Librazhdit, me qëllim disiplinimin e lëvizjes dhe parandalimin e incidenteve të mundshme.
Ndërkohë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shtuar sinjalistikën orientuese dhe paralajmëruese në aksin kombëtar Elbasan – Gramsh – Moglicë – Strelcë – Lozhan – Maliq, i cili është kthyer në një arterie kyçe lidhëse mes kryeqytetit dhe rajonit juglindor të vendit.
Për shkak të rrezikut që paraqet zona e dëmtuar, Policia Rrugore në bashkëpunim me kompaninë ANK kanë vendosur bllokimin e plotë të perimetrit të sigurisë në segmentin e Arrave të Gurrës, në të dyja anët, në një distancë mbi 3 kilometra.
Kjo masë është thelbësore për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të lejuar vijimin pa ndërprerje të punimeve në kantier.
Në këto kushte, drejtuesit e automjeteve ftohen të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën e re, udhëzimet e shërbimeve policore dhe kufizimet e vendosura, duke treguar kujdes të shtuar në akset alternative, veçanërisht në segmentin Dragostunjë – Hotolisht dhe Spathar -Hotolisht dhe anasjelltas. Siguria rrugore në këtë fazë emergjente mbetet prioritet absolut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është vendimtar për të shmangur rreziqet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt deri në normalizimin e situatës.
Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV) ka ushtruar aktivitetin e tij të përditshëm duke prodhuar, grumbulluar, trajtu...
Një grup kriminal është goditur në Spanjë në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare. Në pranga janë vën...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vizitoi sërish një fabrikë fasonerie, ku ngriti alarmin për thellimin e krizës n...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend. Luan...
Teksa Zyra Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka përfunduar një hetim të thelluar, duke zbuluar një skemë mashtrimi, i ka kë...
Lirohet nga qelia Tomor Shukulli dhe Valentina Koltraku, të cilët u ndaluan për aksidentin me pasojë humbjen e jetës së të ...
Laureta kujton ditën kur vendosi të thyejë heshtjen. Pas dhjetë vitesh dhune të vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga bashkësh...
Trupi i pajetë i një 58-vjeçareje është gjetur në Berat dhe dyshohet se ajo është vetëmbytur në lumin Osum...
Është hedhur shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryetarit të bashkisë ...
Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për mashtrim dhe përfitim kredie në em&...