
TIRANA- Pas sherrit mes adoleshentëve pranë shkollës "Sami Frashëri" në Tiranë, policia ka proceduar penalisht 6 persona. Bëhet me dije se mes 6 të procedurave janë edhe 3 të mitur të moshës 17-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj, 18 vjeç, J. H, 18 vjeç, D. H, 22 vjeç dhe 3 shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ditën e djeshme në Rrugën e Barrikadave janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin”, njofton policia.
Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme kur u raportua se një konflikti i dhunshëm mes disa të miturve ka ndodhur jashtë shkollës "Sami Frashëri" mes nxënësve pas mbarimit të mësimit.
tirana