AKTUALITET

Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga avokatia

M.B. Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 18:53
Shorti i tretë përzgjedh anëtarët e Këshillit të
Foto ilustruese

TIRANA- Nënkomisiomi i posaçëm i Ligjeve hodhi të martën shortin e tretë nga i cili dolën emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Nga shorti u zgjodhën kandidatët Bledar Bajri dhe Albens Tabaku për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Erind Mërkuri dhe Erind Gërmenji për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Të katër kandidatët vijnë nga një karrierë në profesionin e avokatit dhe si lektorë të jurispudencës. Ndërkohë, Mërkuri ka punuar dhe si ekspert ligjor i Kuvendit dhe përfaqësues ligjor i këtij institucioni në Gjykatën Kushtetuese në betejën e PS-së për të shkarkuar ish-presidentin Ilir Meta dhe për të mbrojtur mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Sipas dispozitave ligjore, kjo listë me katër emrat e kandidatëve do të votohet formalisht në seancë plenare, pasi dy listat e para të dala po nga shorti dështuan të marrin 2/3 e votave të deputetëve. Zgjedhja me short është një zgjidhje e parashikuar në ligj kur dështon konsensusi mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në nënkomision për emrat që do t’i shkojnë seancës plenare.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj nga radhët e avokatisë u shoqërua me debate politike, pasi opozita kontestoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, i cili skualifikoi për mosplotësim të kritereve ligjore disa kandidatë nga lista fillestare e miratuar nga komisioni i pavarur i verifikimit i ngritur pranë Avokatit të Popullit.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj në dy këshillat e lartë të sistemit të drejtësisë parashikon të zgjedhë dhe 2 anëtarë të rinj, një për secilin këshill, nga radhët e shoqërisë civile. Nënkomisioni diskutoi të martën edhe raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për këtë listë. Gjonçaj ka kualifikuar vetëm dy emra për 2 vendet vakante nga 6 kandidatë që kanë kaluar vlerësimin paraprak,  duke bërë që për KLGJ-në të ketë dy kandidatë Erjon Fejzulla dhe Violanda Theodhori, ndërsa për KLP në garë është vetëm Fejzulla. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cilësoi anti-ligjore dhe absurde arsyetimet për  skualifikimin e kandidatëve.

“Absurdi shkon deri aty sa e bën të pamundur aplikimin e procedurës kushtetuese që është hedhja  e shortit, duke lënë nga një kandidat në garë”- tha Bardhi, duke e cilësua antiligjor skualifikimin e kandidatëve që kishin fituar vendime gjyqësore për t’u përfshirë në garë.

Por, Gjonçaj, ashtu si dhe në seancat e mëparshme dëgjimore, këmbënguli se kishte zbatuar vetëm dispozitat kushtetuese për të të sjellë në Kuvend një listë emrash që plotësonin kriteret ligjore.

“Nuk është ky proces që t’i gjejmë punë disa personave, por të gjejmë personin e duhur për punën”- tha ai duke sqaruar si e kuptonte ai procesin e verifikimit ligjor të kritereve.

Pas debateve anëtarët e nënkomisionit nuk gjetën dakordësi për të shtuar në listën finale emrat e skualifikuar nga Gjonçaj, duke vijuar procesin vetëm me dy kandidatë për dy vende vakante, i cili pritet të përfundojë në një proces të pamundur të hedhjes së shortit. Plotësimi i vakancave në dy këshillat është me 6 muaj vonesë pasi mandati i 6 anëtarëve të këshillave që pritet të zëvendësohen nga lista e avokatisë dhe ajo e shoqërisë civile ka përfunduar që në muajin dhjetor./ BIRN

klp klgj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë