AKTUALITET

Shpronësimi që zuri brenda qeverinë/ Si u sajua Shkolla e Biçikletave për të fshehur gjurmët e Aruba-s

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Qershor 2026, 18:16
Shpronësimi që zuri brenda qeverinë/ Si u sajua Shkolla e

Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi të fliste për ndërtimin e një akademie biçikletash në Tiranë.

“Do të kemi një hapësirë pranë sheshit “Nënë Tereza”, ose këtë hapësirë midis Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ose tek sheshi “Italia”, i cili në fakt tashmë është kthyer në sheshin e biçikletave, si një hapësirë fantastike ku të gjithë çamarrokët e Tiranës mësojnë dyrrotakët, për të pasur një qytet më të shëndetshëm”, u shpreh Veliaj.

Por akademia e biçikletave nuk u ndërtua asnjëherë atje ku tha Veliaj. Ndërtimi i saj u zhvendos disa metra më tutje, pas stadiumit, në kryqëzimin mes rrugëve Dervish Hima dhe Sheh Ahmeta Pazari.

Përveç vendit, Akademia ndryshoi dhe emrin duke u bërë Shkolla e Biçikletave. Mënyra se si Bashkia përzgjodhi vendin e ndërtimit mbetet mister dhe bashkia nuk ka pranuar të japë informacion as kërkesave të bëra Nga Qendra Shqiptarje për Gazetari Cilësore, në një investigim të vitit 2023 për këtë temë.  

Por disa dosje të fundit të SPAK për goditjen e trafikut të drogës nxjerrin në dritë fakte interesante, edhe për pronën mbi të cilën u ndërtua shkolla e biçikletave.

Nga hetimet rezulton se prona ishte regjistruar në bashkëpronësi dhe pjesë të saj ishin përfituar përmes kontratave të dhurimit nga persona nën hetim, mes tyre Denis Matoshi, i njohur si Eldi Dizdari, Artur Shehu dhe Elton Memeti. Dizdari u godit asokohe nga SPAK si 'koka' e kartelit 'Bello', karteli i parë shqiptar i drogës.

SPAK bën me dije se me vendimin nr. 29, datë 7 nëntor 2021, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi sekuestro preventive mbi pasurinë e llojit “truall”, me numër pasurie 6/438, me sipërfaqe 5,269 metra katrorë, në zonën kadastrale 8160, në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë.

Sipas dosjes, vlera paraprake e shpronësimit për pjesën takuese të Matoshit ishte rreth 8.1 milionë lekë. Por pavarësisht kësaj grupi vazhdonte përpjekjet për të ndërtuar. Sipas SPAK, për këtë arsye në mars ata kishin lidhur dhe një kontratë sipërmarrje fillimisht me shoqërinë A@AMIV të Klodian Liçajt dhe më pas me Kryon83 të Ardian Ramës.

Në dosje SPAK ka të transkriptuara edhe përgjime, kur këta persona flasin me njëri tjetrin se zona do të ndërtohet pasi kështu është shprehur edhe Rama gjatë takimeve me një person pjesë e dosjes.

"Besua ma siguroi që do të ndërtohet aty se i tha Rama dhe toka aty vlen se fiton në ndërtim shumë fare. Hedh 100 mijë euro në blerje dhe fitojmë 2 milionë euro në ndërtime" thuhet në një komunikim të nëntorit 2020 mes Alfredo hamzait dhe Ardian Zykajt.

Por gjithçka ndryshoi më vonë. Pavarësisht se një pjesë e pronës ishte nën sekuestro, trualli u shpronësua më vonë nga shteti shqiptar me kërkesë të Bashkisë së Tiranës, me argumentin e realizimit të një projekti me interes publik.

Ky interes publik ishte ndërtimi i Shkollës së Biçikletave. Përmes një vendimi të posaçëm në korrik të vitit 2022, qeveria miratoi me urgjencë shpronësimin e pronarëve të tokës, për një vlerë totale prej rreth 400 milionë lekësh ose mbi 4 milionë euro.

Por pyetja e madhe është si ka mundësi që në Tiranën ku kullat po zaptonin çdo centimetër katror, një nga zonat më të lakmuara u kthye në Shkollë Biçikletash? Përgjigja mund të jetë tek Aruba.

Në shtator të vitit 2020, policia belge zbuloi në një garazh në Bruksel, një sasi e madhe acetoni dhe një fuçi me lëng në të cilën ishte holluar ekuivalenti i 600 kilogramëve kokainë.

Menjëherë pas këtij zbulimi lindi operacioni Black Eagle, që në shqip përkthehet Shqipoinja e Zezë, në referencë të shqiponjës dykrenare që shfaqet në flamurin shqiptar, meqenëse të pandehurit kryesorë ishin shqiptarë.

Prokuroria belge nisi të hetonte çështjen, por deshifrimi i aplikacionit të mesazheve Sky Eç nga forcat e ligjit në vitin 2021 shënoi një përparim të madh në hetim.

Në mars të vitit 2021, Belgjika, Franca dhe Holanda formuan një platformë të përbashkët operative me Europolin. Raportet e inteligjencës në lidhje me objektivat shqiptarë dhe transfertat e tyre bankare vendase u identifikuan në mënyrë sistematike dhe iu kaluan SPAK-ut duke filluar nga mesi deri në fund të vitit 2022.

Kjo ishte koha kur qeveria shqiptare u vu në dijeni se autoritetet belge kishin rënë në gjurmët e një grupi të fuqishëm të trafikut ndërkombëtar dhe se hetimet kishin kapur në përgjime edhe funksionarë të lartë të shtetit shqiptarë në një takim në Aruba.

Menjëherë pas kësaj projekti për të ndërtuar kulla në krah të stadiumit Air Albania mori fund, dhe në pronën në fjalë lindi Shkolla e Biçikletave. Kjo shkollë ishte kapaku që iu vu pusetës me qëllim që qeveria të dilte e palidhur me atë që do të shpërthente më vonë.

Por tashmë, shpronësimi duket në fakt si kurthi që e fajëson qeverinë se ishte në dijeni të gjithçkaje çfarë po ndodhte dhe nxitoi që të humbiste gjurmët. /Kapitali/

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 18 Qershor17:20

Rama "kërcënon" influencerët!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar rreth rezolutës së fundit të Parlamentit Europian për çështjet mjed...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?