Policia ndërhyn dhunshëm ndaj protestuesve, qëllon me plumb gome gazetaren e Piranjave
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...

TIRANË- Ushqimet zënë një pjesë të madhe në importet e Malit të Zi, Bosnjës, dhe Shqipërisë në raport me shtetet e tjera të Europës referojnë të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2023. Në Malin e Zi ushqimet zunë 24 për qind të importeve totale me 2023, në Bosnjë 16.3% dhe në Shqipëri 16.1%.
Në krahun tjetër shihet se Serbia ka peshën më të ulët të importit të ushqimeve në raport me importet totale me vetëm 5.8% më 2023 e ndjekur nga Sllovenia me 6.2%, Çekia me 6.3, Republika Sllovakë me 6.5% dhe Turqia me 6.8%.
Mali i Zi dhe Bosnja njihen për terrenet e tyre me sipërfaqe të mëdha me shkurre, duke e bërë të pamundur kultivimin e ushqimeve, teksa Shqipëria ka toka mjaftueshme për të prodhuar ushqim për banoret e saj, por një pjesë e madhe e sipërfaqes së punueshme është shndërruar në lëndinë.
Kjo varësi e lartë nga importet e ushqimeve e bën vendin tonë më të ndjeshëm ndaj krizave ndërkombëtare si luftërat, rritja e çmimeve të transportit apo ndryshimet klimatike që ndikojnë prodhimin global. Vendi ynë ka potencial të konsiderueshëm bujqësor, por i nevojitet të rrisë investimet në këtë sektor për të ulur deficitin tregtar.
Institucionet financiare ndërkombëtarë rekomandojnë se për të reduktuar varësinë nga importet e ushqimeve nevojiten investime sidomos në modernizimin e i bujqësisë përmes teknologjisë dhe përmirësimeve në infrastrukturë. Sugjerohen politika mbështetëse për prodhuesit vendas të tilla si subvencione, kredi të buta dhe trajnime për fermerët për të rritur prodhimin dhe cilësinë dhe një diversifikim më të gjerë të produkteve që prodhohen.
Të dhënat e brendshme nga INSTAT tregojnë se bujqësia ra për të katërtin vit radhazi me 2024. Prodhimi bujqësor ra me -1.1% vitin e kaluar nga -1.8 më 2023. Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2 për qind të totalit të punonjësve. Që nga viti 2019 kontributi i bujqësisë në punësim erdhi më rënie me 4 pikë për qind.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se, bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare dhe rënies së fortë të sektorit të blegtorisë. Në dekadën e fundit numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë. Fermat familjare për vetë- konsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me sera për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni tani fermerët që prodhonin për vetë-konsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë./ Monitor
SHIJAK- Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga në Shijak. Policia bën me dije se i a...
KLOS- Prej dy ditësh 29-vjeçari Ardit Beshiri rezulton i humbur pas çarjes së një rezervuari uji pranë fabrikës s&...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor S...
TIRANË- Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit po vijon me ritme të shpejta. Deri sot në or&eu...
foto ilustruese SHKODËR- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë. Sipas infor...
LAÇ- Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Laçin ku nga përplasja me armë zjarri mes disa persona...
VAU I DEJËS- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në aksin Vau i Dejës-Shkodër. I riu u prangos pa...
TIRANË- Shqipëria vijon nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites ...
foto ilustruese TIRANË- Numri i personave që përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore është rritur ndjeshëm vite...
foto ilustruese TIRANË- Shumë biznese në Tiranë po përballen me rishikimin e detyrimeve të tyre për taksat vendore, si ...