AKTUALITET

Shqipëria ka 132 parti politike, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 mln euro

n.f Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 07:36
Shqipëria ka 132 parti politike, shumica pa adresë, në 2023
Foto ilustruese

TIRANË- Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan 9 ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 544, datë 22.5.2023, “Për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar (auditues ligjor) për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2022”, caktoi 9 ekspertë kontabël të licencuar (audites ligjor) për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë për 84 parti politike nuk është kryer auditimi, për shkak të adresave të pasakta, apo pasi partitë edhe pse kanë marrë njoftimin për fillimin e procesit të auditimit, nuk janë vënë në kontakt me audituesit ligjorë” thuhet në raport.

KQZ bën të ditur gjithashtu se për 4 parti politike nuk është kryer auditimi, pasi kanë status pasiv në kuptim të legjislacionit tatimor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë, është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike” nënvizon raporti.

Lidhur me mbështetjen financiare që marrin partitë raporti i KQZ zbardh se në vitin 2023 u 345.6 milionë lekë apo rreth 3.3 milionë euro.

Kjo shumë u përfitua nga një total prej 11 partish ku në krye qëndron Partia Socialiste dhe më pas ajo Demokratike, pasuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut  dhe në fund mbyllet me Nisma Thurje.

Financimi i fushatave zgjedhore

KQZ pranon në raport se një nga elementët që ka nevojë për vëmendje është përmirësimi i rregullave për financimin e fushatave zgjedhore si dhe të miratohen disa rregulla që kanë të bëjnë  me elementë të tillë si: Zhvillimin e fushatës në median online; b. Zhvillimin e fushatës në internet dhe në rrjete sociale; c. Të ashtuquajturin “Financimi i palëve të treta” dhe zhvillimin e fushatës nga këto subjekte.

“Partitë politike që nuk janë regjistruar në 2 zgjedhjet e fundit dhe që nuk janë financuar nga buxheti i shtetit nuk duhet ti nënshtrohen auditimit. Në shumicën e rasteve partive politike nuk i dihet adresa. Ndërkohë që KQZ angazhon burime njerëzore dhe financiare për auditimin e tyre.

Partitë që në 3 zgjedhjet e fundit që nuk kanë marrë asnjë mandat duhet të paraqesin listë mbështetësish. Ndërkohë KQZ angazhohet për të kryer procedurat e përcaktuara në ligj për regjistrimin e tyre.

Propozohet që nënshkrimet t’i paraqesin që në momentin që ata paraqesin kërkesën e tyre për regjistrim në zgjedhje” nënvizon KQZ. Ky i fundit sjell në vëmendje se ka mospërputhje sa i takon vlerës së dhurimeve që duhet të bëhen publike tek ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor.

Po kështu shihet me vend që të rishikohet pjesa XIII e Kodit Zgjedhor “Përgjegjësitë dhe Sanksionet”. Sanksionet janë joproporcionale në raport me shkeljen. Ka shkelje të rënda ndërkohë që kodi nuk parashikon sanksion administrativ ose sanksioni i parashikuar është i papërfillshëm.

Marrë nga Monitor

parti politike

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë