Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Shqipëria u rendit në vendin e katërt në Europë, pas Estonisë, Finlandës dhe Italisë për rënien e madhe të numrit të fëmijëve 0-5 vjeç, thuhet në një raport të fundit të Bashkimit Europian për ecurinë e arsimit në Europë. Në këto vende numri i fëmijëve u ul me më shumë se 20% ndërmjet 2013-2023.
Sipas BE-se kjo tendencë alarmante shtrihet në shumë vende të tjera. Europa po plaket. Tani njerëzit po jetojnë më gjatë se kurrë më parë, por njëkohësisht kanë lindur më pak fëmijë. Më 1 janar 2023, jetonin 25 milionë fëmijë nën moshën 6 vjeç në BE ose 2 milionë më pak se një dekadë më parë. Për më tepër, parashikimi i popullsisë tregon se prirja pritet të vazhdojë me 1 milionë fëmijë më pak deri në vitin 2030.
Ndërkohë që numri i fëmijëve është në rënie popullsia e përgjithshme në BE-27 ka qenë në rritje. Numri në rënie i fëmijëve në shoqëri mund të sjellë më pak vëmendje për nevojat e fëmijëve ose, anasjelltas, mund të nxisë politikat për rritjen e niveleve të lindjeve.
Bashkimi Europian analizon se rritja e përgjithshme e shpenzimeve mbi arsimin parashkollor si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) sugjeron se shumica e vendeve po shkojnë drejt së opsionit të dytë, nxitjen e lindjeve. Në vitin 2023, kishte 8.1 për qind fëmijë më pak se më 2013, por në BE, mesatarja e shpenzimeve publike për fëmijët deri në 6 vjeç u rrit nga 0,67 % e PBB -së me 2014 në 0,71 % në 2021.
Gjatë viteve të fundit, rritja më e lartë e financimit të nevojave të fëmijëve vërejtur në Gjermani, Estoni, Letoni, Lituani, Zvicër dhe Islandë. Por Suedia dhe Islanda shquhen për investime shumë më të larta ndaj fëmijëve duke tejkaluar 1.6 % të PBB-së së tyre. Në të kundërt, Shqipëria Irlanda, Greqia, Qiproja dhe Turqia shpenzuan më pak se 0.3 % të PBB-së së tyre për fëmijët.
Sa i përket numrit të fëmijëve të vegjël, Italia dhe Spanja panë rënien më të madhe me mbi 700,000 fëmijë më pak ndërmjet 2013 dhe 2023. Franca dhe Turqia pësuan rënie të 550, 000 dhe 515, 000 fëmijë gjatë kësaj periudhe. Disa vende devijuan nga kjo prirje gjithëpërfshirëse. Numri i fëmijëve mbeti relativisht e qëndrueshëm gjatë dekadës së fundit në Danimarkë, Qipro, Hungari, Sllovaki dhe Suedi.
Në disa vende, ka pasur rritje të konsiderueshme. Psh në Gjermani, popullsia e fëmijëve brenda intervalit 0-5 vjeç është rritur me 18 për qind nga 2013-2024. Për më tepër, Luksemburgu dhe Malta kanë shënuan rritje me përkatësisht 13.3 dhe 10.5. Në Austri dhe Zvicër, numri i fëmijëve të vegjël është rritur përkatësisht me 9.9 dhe 8.4 pikë për qind./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotë...
foto ilustruese TIRANË- Në tregun e pasurive të paluajtshme në Tiranë vijon të mbetet problem stoku i apartamenteve të ...
Ëngjëll Cani TIRANË - Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të...
Përmbytje DURRËS - Ministria e Mbrojtje ka dhënë të tjera detaje nga situata e përmbytjeve në Durrës. Raportohet se...
Avokati TIRANË - Emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi avokatin, Arbër Qehajaj, i cili ka kërcënuar një qyte...
DURRËS- Qyteti i Durrësit u përfshi ditën e sotme nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar probleme në disa...
Foto ilustruese DURRËS - Pas përmbytjeve të regjistruara këtë të mërkurë në Durrës si pasojë e motit...
Foto ilustruese GJIROKASTËR - Moti i keq me reshje të dendura shiu që ka pushtuar vendin ditën e sotme ka shkaktuar probleme dhe në...
LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasiten e sotme në Kryqëzimin e Markatomaj, në autostradën Lezhë-Laç. Si pasoj...
SPANJË- Tre shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, pasi autoritetet kanë zbuluar një magazinë kanabisi. Gjithashtu bë...