Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë një tablo shqetësuese për Shqipërinë, e cila renditet e para për tkurrjen më të lartë demografike të kësaj grup-moshe.
Në janar të vitit 2025 Shqipëria kishte 405,832 të rinj të grup-moshës 15-29 vjeç me tkurrje 18,300 brenda një viti, duke pësuar një rënie prej -4.32%. Shpejtësia e zbrazjes së vendit tonë nga rinia është katër herë më e lartë se ajo e Serbisë, e cila pason me një rënie prej -1.03%.
Ndërsa vende si Sllovakia, Austria dhe Turqia regjistrojnë tkurrje minimale nën 1%, Shqipëria po përballet me një hemorragji demografike që tejkalon çdo mesatare rajonale.
Kjo diferencë bëhet akoma më i fortë kur krahasohemi me vendet që po shënojnë rritje të konsiderueshme të popullsisë së re. Për shembull, ndërkohë që Shqipëria humbet kapitalin e saj njerëzor, vende si Spanja (+2.76%), Bullgaria (+1.98%) dhe Rumania (+1.97%) po shohin një zgjerim të grup-moshës 15-29 vjeç, çka tregon një riorientim të rinisë drejt tregjeve të punës apo sistemeve të tyre arsimore.
Teksa shtete si Zvicra, Islanda dhe vendet e Bashkimit Europian po stabilizojnë ose po rrisin numrin e të rinjve të tyre, Shqipëria po thellon më tej rënien, duke treguar se nevoja për politika inkurajuese për të mbajtur rininë në vend është më urgjente se kurrë.
Tkurrja e të rinjve është specifikë alarmante shqiptare, jo ballkanike, që po e lë vendin pa forcë punëtore aktive dhe pa energji inovative.
Rënia me rreth 18,333 të rinjsh brenda një viti do të thotë se Shqipëria po humbet pothuajse një qytet të tërë të përbërë vetëm nga studentë dhe profesionistë të rinj çdo vit. Ndërkohë që Gjermania dhe Italia, dy destinacionet kryesore të emigracionit shqiptar, po shënojnë rritje të popullsisë së tyre të re (përkatësisht me 0.50% dhe 0.72%), pasi kapitali njerëzor që humbet Shqipëria po shërben si “karburant” për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian.
Ndërsa vendet e zhvilluara po arrijnë të thithin të rinj dhe të rrisin bazën e tyre demografike, Shqipëria po tkurret me ritme që vështirësojnë çdo plan afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm. Nëse ky trend i vitit 2025 nuk frenohet, presioni mbi sistemin e pensioneve dhe mbi bizneset vendase, që tashmë vuajnë për staf, do të shkojë drejt pikës së kolapsit, duke e bërë Shqipërinë vendin me plakjen më të shpejtë në Europë./Monitor

Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të përballojnë një shpenzim emergjent që kërkon...
Mbetjet e rrezikshme me origjinë nga furrnaltat e Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit – për të cilat Prokuroria e Rrethit Durrë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjelli...
Në muajin gusht të vitit 2025, një denoncim i pazakontë mbërriti në Policinë e Tiranës, për “zhdukjen&rdquo...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, tha se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda Ballukut, ka ardhur si pas...
Në 13 dhjetor të vitit 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier urdhëroi kompa...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë iu përgjigj deklaratave të kryeministri Edi Rama në lidhje me kërkes&e...
Në zonën e Lungomares në Vlorë ka pasur sërish probleme me furnizimin me energji elektrike mbrëmjen e së martës. Puni...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të mbikali...
Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga Policia, teksa tentoi t’u ikte oficerëve gjatë një arratisjeje nëpër ...