AKTUALITET

''Shqipëria treg i ilaçeve të pacertifikuara''/ Tritan Shehu: Qytetarët përdoren si ‘kavie’ për një industri 100 mld dollarësh

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 12:12

''Shqipëria treg i ilaçeve të

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka lëshuar akuza të forta gjatë fjalës së tij në Komisionin e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se hapja e tregut farmaceutik shqiptar ndaj barnave të pacertifikuara nga EMA apo FDA po rrezikon seriozisht sigurinë mjekësore të qytetarëve.

Shehu tha se Shqipëria po shndërrohet në një treg të ekspozuar ndaj “fake-drugs”, me barna që nuk lejohen në vendet e BE-së, ndërsa çmimet për qytetarët rriten dhe cilësia bie. Ai kërkoi që certifikimi ndërkombëtar të përfshihet me detyrim në ligjin e ri për farmaceutikën, duke theksuar se interesat financiare në tregun e medikamenteve “janë të mëdha, por është koha të vihet përpara interesi i qytetarëve”.

Tritan Shehu: Dhe organizmat ndërkombëtare, në këtë rast janë dy që njihen. EMA apo FDA-ja. Heqja e atyre e ka hequr barazhet e mëdha. Ne jemi futur në hapësirën në këtë mënyrë të fake-drugs, e cila ka një shumë, sot llogaritet nga Banka Botërore dhe 100 miliardë dollarë në vit që qarkullojnë në gjithë botën. Dhe padyshim qarkullojnë radhë të parë në vendet që nuk kanë ndonjë mbrojtje. Se në Gjermani është e vështirë të futen. Edhe në Francë, edhe në Itali, edhe në Greqi, s'futen. Po futen pikërisht aty ku nuk ekzistojnë këto barriera mbrojtëse. Pra neve bëjmë dy elementë. Nga një anë rrisim çmimin dhe pagesat e qytetarëve, nga ana tjetër ulim sigurinë medikamentoze, cilësinë e medikamenteve.

Dikush mund të thotë, po jo ku e di ti që nuk janë cilësor? Nuk e di. Nuk e di them unë. Dhe nuk e di dhe kam dyshime derisa nuk janë të certifikuara nga organizma ndërkombëtare. Siç e ka Bashkimi Evropian. Në Bashkimin Evropian futen dot këto medikamente? Jo. Futini, po deshe, të pacertifikuar nga EMA në, në Greqi, në Slloveni, në Sllovaki, në Kroaci. Futi, s'futen kurrë. Ka ligje. Pse te ne futen? Pse çfarë jemi ne, qytetarë të dorës së dytë? Kavie? Pra kemi dy elementë te medikamentet, cilësinë, koston. që jemi në një nivel me gjithmend, ne marrim medikamente që shkojnë vetëm në Afrikë. Se nuk lejohen, se nuk certifikohen nga EMA, nga vende, nga të tjerët, ka vende që prodhojnë edhe për, edhe duke certifikuar te EMA dhe që pa i certifikuar te EMA.

Ne marrim këto, të pacertifikuarat. Pra unë mendoj që kjo duhet të vendoset në ligj, por kjo është një problematikë që unë ngre sot këtë gjë në ligjin e farmaceutikës, që shpresoj ta ripunoni. Dëgjova sikur doni, sikur ka një, ka një dëshirë ta vendosi, do t'ju uroja ta keni këtë dëshirë dhe ta vendosni këtë gjë. Nuk është e lehtë tashmë, se tregu është i shkatërruar, unë e di jam shumë koshient. Interesat janë shumë të mëdha, janë 320 milionë euro në vit që qarkullojnë për medikamentet në Shqipëri dhe ka shumë interesa. Tani është momenti për t'i thënë jo këtyre interesave dhe përpara interesave të qytetarëve.

Dhe sistemin shëndetësor të qytetarëve. Pra, ky amendament i dytë kërkon pikërisht këtë gjë. Sepse duke rritur nivelin e rimbursimit, ti mund të rrisësh edhe nivelin e futjes në listën e rimbursimit të medikamenteve të origjinës së sigurt. Të certifikuara nga EMA. Që kanë padyshim, kanë një kosto më të lartë. Unë jam koshient me këtë gjë. Besoj jo gjithmonë. Por edhe në qoftë se e kanë, kostoja finale është më e vogël. Pse? Një sëmundje që nuk trajtohet mirë ambulatorisht, me medikamente të pasigurta, që nuk e di çfarë efekti kanë, pastaj mund të ketë nevojë për trajtime shumë më të mëdha në spital, me kosto shumë herë më të lartë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?