Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Gjykata e Apelit të Tiranës, ka urdhëruar rimarrjen e një mostre të re ADN-je, të dënuarit Gjergj Cukali, i cili dyshohet si njëri nga organizatorët dhe ekzekutorët e ish-punonjësit të Policisë së Tiranës, Arben Bilali, ngjarje kjo e ndodhur në 30 Janar 2019.
Vendimi për kryerjen e këtij veprimi procedurial, është marrë nga gjyqtarja, Brikena Ukperaj, e cila ka konstatuar mungesë veprimesh hetimore në dosjen penale me Nr.1006, duke urdhëruar kthimin e çështjes për rihetim në prokurorinë e Tiranës.
Në vendimin e saj, gjykata ka urdhëruar prokurorinë ti mari një mostër të re (Pështymë) ADN-je Gjergj Cukalit, me qëllim krahasimin e saj me një gjurmë ADN-je që është fiksuar në Shkurt 2019 nga policia kriminale në një bidon uji “Spring”, pikërisht në makinën që u përdor në vrasjen e ish-policit, Arben Bilali.
Lidhur me këtë vrasje, Cukali, u arrestua nga policia në vitin 2019, pasi analizat e ADN-së së profilit të fiksuar në bidonin e ujit “Spring” të zbuluar në makinën e vrasësve ishin të njëjta me një profil ADN-je që policia i kishte marrë Cukalit në vitin 2018, ku e kishte ndaluar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Në atë kohë Cukali dhe avokatët e tij e kundërshtuan fort këtë provë biologjike, duke pretenduar se bidoni i ujit me gjurmën e ADN-së ishte futur qëllimisht nga policia kriminale.
Por nga ana tjetër Gjergj Cukali, ka refuzuar në mënyrë të prerë të jepte për llogari të hetimit një gjurmë të re ADN-je, duke ju ndrojtur verifikimit të vërtetës lidhur me implikimin e tij ose jo në vrasjen e Arben Bilalit.
Në pamundësi të marrjes së profilit të ri të AND-së, prokuroria e Tiranës vendosi pushimin e ndjekjes penale për Gjergj Cukalin dhe dy të dyshuarit e tjerë Albert Xhabaftin dhe Arben Tiranën alias (Xhetani). Kërkesa e prokurorisë u miratua dhe nga gjyqtari i Shkallës së Parë Tiranë, Sokol Tona.
Por disa ditë më parë Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të kthejë dosjen hetimore për plotësim të veprimeve hetimore, duke urdhëruar prokurorinë të marrë mostrën e re të ADN-së të dënuarit, Gjergj Cukali.
Aktualisht, Gjergj Cukali, ndodhet në burg pasi rezulton i dënuar me 25 vite burgim për tentativën e vrasjes me tritol ndaj Gjon Menës në Kamëz.
Ndërkohë ka të hapur dhe një proces penal për “Grup i strukturuar kriminal” dhe Sigurim i kushteve për të kryer vrasjes Altin Gegës dhe Elvis Gaçaj.
Kujtojmë se Gjergj Cukali u arrestua me shumë bujë në muajin Maj 2019 si autori i dyshuar i vrasjes së ish-policit Arben Bilali.
Por shumë shpejt ai fitoi lirinë me procedurë, pasi gjykata e Apelit në atë kohë u kap me një detaj që ishte prova e ADN-së duke e nxjerrë jashtë qelisë.
Në muajin Shtator 2019 gjykata e Apelit, vendosi të nxjerrë të paligjshme mënyrën se si është kryer analiza e AND-së për identifikimin e Gjergj Cukalit në vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Vendimi i marrë në 4 shtator 2019 me shumicë votash të gjyqtarit Alaudin Malaj dhe Albana Lluri, i ka dhënë lirinë Cukalit i cili u arrestua me shumë bujë nga policia e shtetit për vrasjen e ish-efektivit të policisë Arben Bilali.
Dy gjyqtarët që kanë dhënë ok për lirimin e Cukalit, Alaudin Malaj, Elbana Lluri kanë nxjerrë të paligjshëm procedurën e kryerjes së analizës së AND-së së pështymës së Cukalit që u gjet brenda në makinën e vrasësve të ish-policit, duke e krahasuar atë me mostra të vjetra pështyme që i janë marrë këtij personi kur është arrestuar disa vite më parë.
Po kështu dy gjyqtarët e mësipërm kanë nxjerrë “nul” edhe faktin se këqyrja e automjetit tip Benz që është përdorur nga autorët për vrasje, nuk është bërë në vendin ku është gjetur por mjeti sipas gjykatës është transportuar me karotrec në një garazh të policisë, aty ku është bërë dhe kqyrja e mëtejshme e mjetit.
Rrëzimi i këtyre dy provave të administruara nga policia e Tiranës ka sjellë lirimin e menjëhershëm të Gjergj Cukalit, njeriut kryesor të dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë së Tiranës Arben Bilali.
I vetmi gjyqtar që ka qenë me mendim kundër nga Malaj dhe Lluri, është gjyqtari Gerd Shala,i cili ka dalë në pakicë duke votuar kundër lirimit të Gjergj Cukalit nga qelia.
Arben Bilali u vra në datë 30 Janar. Pas vrasjes së dy vëllezërve, Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali në 2010-ën, në fillim të vitit në zonën e Selitës u ekzekutua me tre plumba, Arben Bilali ish-punonjës policie, duke e çuar në tre numrin e vëllezërve të vrarë.
Ndonëse ishte ruajtur prej vitesh duke u ngujuar, ishte 14:30 kur ndaj Arben Bilalit, 50-vjeç u hap zjarr vdekjeprurës nga një automjet tip "Mercedens Benz" me ngjyrë të zezë dhe me targa të huaja.
Policia po heton pikërisht pistën e hakmarrjes nisur nga dinamkia e ngjarjeve kriminale prej 22 vitesh në Tiranë. Kjo pasi Bilali ka pasur konflikte me familjen Xhabafti në Tiranë.
Konflikte të nisura në vitet 1994 dhe 1997, kur ka mbetur i vrarë Bujar Bilali si pikënisje e ngjarjeve kriminale në kryeqytet që është pasur me disa atentate të përgjakshme.
Arben Bilali ka qenë punonjës policie te komisariati nr.2 në kryeqytet dhe pjesë e repartit të FNSH-së, detyra nga të cilat është larguar disa vite më parë.
Pesë persona janë arrestuar, mes tyre tre shqiptarë pasi jahti i tyre që po transportonte shtatë emigrantë drejt Mbretëris&...
Heshtja e thellë e ndërkombëtarëve dhe mungesa e një reagimi zyrtar nga kreu i SPAK, Altin Dumani, përballë akuzave të...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Mitrovicës, ku një 37-vjeçar ka humbur j...
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Cleaning 5”, si rezultat i 2 procedimeve penale të ndjekura për disa muaj. Objektivi i oper...
Procesi i vetingut në Shqipëri po përballet me akuza të rënda për standarde të dyfishta dhe fshehje provash, duke vën&...
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor lidhur me kërkesën e paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës...
Policia greke ka arrestuar tre persona pas një ndjekjeje në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër person është shpa...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës s&...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.6 lekë dhe do shitet me 82.6 lekë. Ndërk...
Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave gjatë ditës së sotme pritet një mot i qëndrueshëm, reshje loka...