Nga portieri i futbollit te mbreti i Tooros, historia e pabesueshme e George Kamuras-it
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...
Pas paraqitjes së fjalës përfundimtare nga kryeprokurorja Kimberly West dhe prokurori i rastit, Prokuroria e Specializuar në Hagë ka ...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, zhvilloi n&e...
Gjyqtarët e Republikës kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pagat e magj...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reag...
Dy email-e të dërguara nga biznesmeni Alban Eftimi në adresë të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku janë bërë pjes&eu...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka refuzuar kërkesën e avokatëve britanikë p&eum...
Hetuesit e ngjarjes së ndodhur në stacionin e karburantit “EIDA” në zonën e Brrylit në Tiranë nuk kanë ende nj&...
Detaje të reja kanë zbuluar nga 'shtëpia e barit' që u zbulua ditën e djeshme në Peqin. Nga ngjarja është vënë në pranga punonjësi i OSHEE-së për shpërdorim detyre, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dhe 4 persona të tjerë.
Nga personat që janë shpallur në kërkim 2 të afërm me njëri-tjetrin të dyshuar si autorët e kultivimit të kanabisit. Mes personave që akuzohen si autor është dhe vëllai i drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa.
Gjithashtu është njoftuar se janë sekuestruar 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga 1 shtetas për “Shpërdorim detyre” dhe shpallen në kërkim 2 autorë të dyshuar (të afërm me njëri-tjetrin), si dhe 2 shtetas të tjerë për “Shpërdorim detyre”. Sekuestrohen 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, një pjesë e të cilave u asgjësua me anë të djegies. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Kurtaj”, i zhvilluar në fshatin Kurtaj, Njësia Administrative Gjocaj, Bashkia Peqin, strukturat e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, kanë vijuar veprimet hetimore dhe verifikuese.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se, në këtë ambient nëntokësor të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, janë konstatuar 1105 vazo ku ishin kultivuar bimë e fidanë të dyshuar kanabis, si dhe pajisje të shumta elektrike që shërbenin për këtë veprimtari kriminale. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. D., 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, me detyrë faturist i energjisë elektrike, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit: -R. H., 30 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pronar i ambienteve ku u gjetën bimët narkotike; -E. H., 24 vjeç, banues në Kurtaj (i afërm i shtetasit R. H.), i dyshuar për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; -E. M., 36 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”; -D. E., 34 vjeç, përgjegjës i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Po punohet intensivisht për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisje dhe materiale të përdorura për këtë veprimtari kriminale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies. Në lidhje me informacionin e dhënë ditën e djeshme, ku u shpallën në kërkim shtetasit B. H. dhe E. M., sqarojmë se shtetasi B. H, u paraqit vetë pranë strukturave të Policisë.
Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë rezultoi se ambientet ku u konstatua veprimtaria kriminale janë në pronësi dhe në administrim të vëllait të tij, shtetasit R. H. Në vijim, shtetasi B. H, është lënë i lirë, pasi nuk rezulton i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, hetimet vijojnë me intensitet të lartë, me qëllim grumbullimin dhe dokumentimin e çdo prove që lidhet me këtë veprimtari kriminale, si dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Një shtëpi bari është zbuluar ditën e djeshme në Peqin. Gjatë aksionit të policisë janë gjetur rreth 4 mijë rrënjë kanabis në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa u arrestua nga policia dhe më pas u la i lirë, pasi deklaroi se nuk kishte dijeni për narkotikët dhe se ambienti përdorej nga i vëllai. Hasa është pezulluar nga dretyra dhe po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit në gjendje të lirë.
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në Itali. Viktima është 52-vje&cced...
Policia e Tiranës ka sekuestruar katër automjete luksoze me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilat dyshohet se janë të vjedhur...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtem në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Dy au...
Policia në Shkodër ka arrestuar një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi akuzohet si i përfshirë në nj&eu...
Më 8 gusht 2020, ndërsa Shqipëria ndodhej ende në karantinë pas valës së parë të pandemisë së Covid-19,...
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ndalimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, në banesën e të cil...
Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ishte e pashmangshme që të transmetohej edhe në Shqipër...
Një 29-vjeçar me inicialet F. Ç. është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi muajin e kaluar përplasi me makinë një...
Një 35-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrime me call center, është kapur dhe ekstradu...
Një vrasje dhe një tentativë vrasjeje të ndodhura në vitin 1999 në Itali janë zbardhur pas më shumë se dy dekadas...