AKTUALITET

"Si në burg", BIRN: Punëtorët afrikanë përballen me privim lirie dhe shfrytëzim në Shqipëri

M.B. Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 17:32

"Si në burg", BIRN: Punëtorët afrikanë

TIRANA- Pas dy muajsh punë në një resort turistik buzë detit Jon në Orikum, Ochen*, një estetiste 30-vjeçare nga Kampala e Ugandës, e konsideron këtë si përvojën e saj më të keqe të punës. E kthyer prej tre muajsh në vendlindje, ajo është ende e irrituar me atë që i ndodhi këtë verë në Shqipëri.

“Jeta aty ishte si në burg, ishim si në burg,” i tha BIRN përmes telefonit Ochen, emër i ndryshuar me kërkesën e saj për ta kursyer nga problemet në vendin e origjinës.

“Nuk kishim as karta identiteti, as leje pune dhe as pasaportë, pasi t’i mbajnë dhe nuk mund të lëviznim”, shtoi ajo me zemërim.

Ochen është vetëm një nga qindra punëtorët e huaj nga kontinenti afrikan që mbërritën këtë verë në Shqipëri për të plotësuar nevojën për krah të lirë pune të shkaktuar nga emigracioni vendas, veçanërisht në sektorin në lulëzim të turizmit.

Ndonëse iu premtua kontratë 1-vjeçare pune dhe pagë më e lartë se në shtëpi, Ochen thotë se u detyrua të kthehej mbrapsht e zhytur në borxhe, ‘për shkak të kufizimit të lirisë dhe diskriminimit’. Përvoja e saj në tregun shqiptar të punës nuk është e izoluar.

BIRN intervistoi një grup punëtorësh të huaj nga Uganda dhe Nigeria, të cilët u ankuan gjithashtu për kufizim të paligjshëm të lirisë, shfrytëzim me orë të zgjatura dhe të papaguara pune si dhe për diskriminim nga sipërmarrësit shqiptarë.

Punëtorët nga vendet e Afrikës paguajnë vlera që variojnë nga 1200 – 2000 euro për llogari të agjencive të punësimit në këmbim të kontratave 1-vjeçare të punës dhe lejeve të qëndrimit. Por disa prej tyre i thanë BIRN se ishin dëbuar nga vendi padrejtësisht, ndërsa të tjerë jetojnë me frikën e ndërprerjes së kontratave dhe rrezikun e dëbimit pas përfundimit të sezonit turistik.

Pa asnjë mbështetje në Shqipëri, punëtorët nga Afrika janë përplasur për ndihmë në dyert e Kishës Shpëtimtare në Tiranë që drejtohet nga pastori nigerian, Prince C.Mazie, i cili jeton prej 16 vitesh në kryeqytet.

“Kam dhjetra mesazhe nga punëtorë nga Afrika, India dhe vende të tjera që ankohen për diskriminim, kufizim të lirive dhe që kërcënohen vazhdimit se do i kthejnë pas në vendet e origjinës, pasi kompania ka mbyllur sezonin,” tha Mazie për BIRN në një kafene pranë Pazarit të Ri në qendër të Tiranës.

“Kjo është johumane. Nëse ke një kontratë për një vit, të paktën respekto atë kontratë,” shtoi ai, ndërsa theksoi se shkelja e kontratave po i vendoste punëtorët e huaj nga Afrika në rrezik.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe i Sigurimeve Shoqërore e konsideron mbajtjen e pasaportave të punëtorëve të huaj nga punëdhënësit si vepër penale të ngjashme me “marrjen peng” apo “heqjen e paligjshme të lirisë”, por drejtues të tij mohuan që të kishin marrë denoncime për raste të tilla. Zyrtarët pranuan disa shkelje të Kodit të Punës, si puna me orë të zgjatura dhe të papaguara, por theksuan se e njëjta gjë ndodh edhe me punëtorët shqiptarë.

“Një punëdhënës korrekt është korrekt me të dyja palët dhe dikush që mban punëtorë shqiptarë në të zezë, e bën këtë edhe me të huajt,” tha Irida Qosja, zv.drejtuese e Inspektoriatit të Punës./ BIRN

punetoret afrikane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë