AKTUALITET

Si u ‘peshkua’ Leli Kaja, ku ju kapën 4 mln lekë dhe 28 mijë euro/ Ja biznesmeni që e denoncoi dhe fati i 2 hetuesve të BKH

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 21 Tetor 2026, 10:11

Si u ‘peshkua’ Leli Kaja, ku ju kapën 4 mln lekë dhe 28

Është zbardhur dosja penale e arrestimit nga BKH-ja e Leli Kajës, administratorit të shoqërisë “Eco-Elb” në Elbasan, për të cilin tashmë gjykata e posaçmë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzën e “Korrupsionit pasiv e funksionarit publik”.

Kaja është kapur brenda zyrës së tij me 4 milion lekë në xhep, para këto që i ishin ofruar me process-verbal nga ana e SPAK, biznesmenit denoncues, Artan Topi.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, Artan Topi, rezulton të jetë kallëzuesi dhe rregjistruesi i Leli Kajës. Ndërsa dy oficerë të BKH-së, kanë ndjekur momentine dorëzimit të lekëve nga një distancë e afërt, duke u prezantuar si shoferi personal i biznesmenit, Artan Topi dhe inxhinieri i kompanisë së tij.

Në dosje jepet një tablo e plotë e dinamikës se si u fut në “çark” Leli Kaja, ku veç kapjes së 4 milion lekëve të vjetra, administratorit të “Eco-Elb”, ju sekuestruan në zyrë dhe 28 mijë euro.

Në dosjen hetimore thuhet se nga materiali referuar rezulton se në datë 9 shtator 2026, është paraqitur në ambjentet e SPAK, biznesmeni Artan Topi, i cili ka bërë kallëzim penal ndaj Leli Kaja, ku sipas tij, ky i fundit i ka kërkuar një vlerë monetare prej 4 milion lekë të vjetra, si përfitim i parregullt dhe korruptiv, për një procedurë prokurimi të cilën Artan Topi e ka fituar nëpërmjet shoqërisë së tij “Arteo 2018”.

Sipas biznesmenit kallëzues në muajin Nëntor 2025, ai kishte aplikuar për një procedurë prokurimi pranë “Eco-Elb”, e cila kishte për objekt blerjen e një kamioni vetëshkarkues për derdhjen e mbeturinave, me një vlerë prokuroimi prej 41 milion lekë të vjetra.

Ai kishte fituar këtë tender dhe kontratën e kishte nënshkruar më datë 25 Nëntor 2025. Automjeti ishte dorëzar sipas kushteve teknike dhe në muajin Janar 2026, insitucioni i kishte bërë pagesë të pjeshme, ndërsa më vonë pagesën e plotë të faturës prej 41 milion lekë të vjetra.

Siaps biznesmenit Topi, atë e kishte telefonuar Leli Kaja, duke e ftuar në zyrë duke i bërë me dije se kamioni kishte disa difekte, si kriku, doreza e derës, fshirset e xhamave etj, ku pretendohej se vlera e dëmit shkonte në shumën prej 4 milion lekë të vjetra.

Sipas kallëzimit të biznesmenit, Leli Kaja, e kishte bërë me dije se nëse këto para ja jepte “në dorë” këtij të fundit në formë ryshfeti, gjërat ishin “ok”.

Artan Topi, nuk kishte pranuar fillimisht pasi ai nuk mund të mbante përgjegjësi për çdo difekt që i vinte kamionit nga përdorimi i përditshëm, madje lidhur me disa defekte ai mund ti regullonte vetë në servis dhe jo të paguante ryshfet.

Gjithashtu biznesmeni Topi, ka bërë me dije se duke qenë se kishte patur një familjar të sëmurë nuk ishte marrë me këtë problem, ndërsa Leli Kaja i kishte dërguar dy shkresa me pretendimet përkatëse sipas tij.

Lidhur me këtë problematikë, një ditë para se të bënte kallëzimin në SPAK, e kishte takuar Leli Kaja, ku i kishte bërë përsëri me dije se nëse i jepte shumën prej 4 mln lekë të vjetra ajo “…punë mbyllej…”.

Pasi administrimit të kallëzimit penal, nga ana e oficerit të BKH-së, është bërë këqyrja e sistemeve “Tims dhe “C@ts”, lidhur me verifikimin e të dhënave personale dhe punësimit të Leli Kaja

Gjithashtu, duke qenë se Artan Topi,ka pretenduar se kishte patur komunikime telefonike me Leli Kaja, nga ana e OPGJ-së është bërë dhe këqyrja e aparatit celular të vënë në dispozicion nga biznesmeni, nëpërmjet të cilit dokumentohet fakti i dërgimit të një sms-je nga Topi në drejtim të Leli Kaja, dhe më pas kryerja e një telefonate në datën 28 shtator 2026.

Sipas dosjes hetimore rezulton se në 1 Tetor 2026, prokurori i çështjes Arben Kraja, ka autorizuar përgjimin në vende publike, për një periudhë 10 ditore, duke filluar nga data 1 Tetor 2026 deri në 10 Tetor 2026, ku veprimet e përgjimit (regjistrimi dhe filmimi i bisedave audio), janë kryer nga biznesmeni Artan Topi, i cili ka rënë dakort për kryerjen e veprimeve, sipas marrëveshjes së lidhur me oficerët e policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në datën 4 Tetor 2026, nga ana e SPAK i janë dhënë shuma prej 4 mln lekëve të vjetra biznesmenit Artan Topi, në mënyrë që ky i fundit t’ja dorëzonte Leli Kaja sipas asaj që ky i fundit i kishte kërkuar.

Në orën 09:10, nga hetuesit është marrë takim me Artan Topi në qytetin e Elbasanit, i cili do të kryente veprimet simuluese, të dhënies së vlerës monetare prej 4 milion lekëve, Leli Kaja me detyrë Administrator i Shoqërisë "Eco Elb Sh.A".

Nga hetuesit u bë vendosja e pajisjeve përgjuese dhe filmuese audio-video, si dhe instruktimin e biznesmenit për mënyrën e operimit të pajisjeve.

Dy hetues të BKH-së kanë hipur në makinën e biznesmenit Topi, duke u prezantuar si shoferi personal i biznesmenit dhe inxhinieri i kompanisë së tij. Hetuesit dhe Artan Topi vazhduan në drejtim të zyrave të "Eco Elb Sh.A", të cilat ndodhen në godinën ngjitur me godinën e Prefekturës Elbasan.

Sipas komunikimit telefonik të Artan Topit me Leli Kaja, ky i fundit i ka kërkuar të paraqitej në zyrën e tij. Menjëherë pas kësaj Artan Topi ka vajtur në zyrat e "Eco Elb Sh.A".

Hetuesit e BKHS-së, vendosen përreth godinës, me qëllim ndërhyrjen pas dorëzimit të parave dhe daljes nga godina të Artan Topi-t.

Rreth orës 09:59 Artan Topi është ngjitur në zyrat e subjektit "Eco Elb Sh.A.", ku ka folur në telefon përsëri me administratorin Leli Kaja.

Ky i fundit i ka thënë që duhet të shkonte tek zyrat e “Landfillit” të Mbetjeve në Elbasan, pasi atje i kishin zyrat e reja të "Eco Elb Sh.A.".

Rreth orës 10:10 janë nisur për në Landfillin e Mbetjeve Elbasan, ku Artan Topi bashkë me dy hetues ka hyrë në ambjentet e brendshme të Landfillit të Mbetjeve Elbasan.

Tek porta e Landfillit, Artan Topi, ka komunikuar me Leli Kaja, pasi ju kërkua nga roja i portës së Landfillit, me qëllim lejimin për të hyrë.

Pas konfirmimit të administratorit Leli Kaja, është lejuar hyrja e Artan Topi bashkë me automjetin dhe dy hetues brenda Landfillit në drejtim të zyrave të "Eco Elb Sh.A.".

Artan Topi ka parkuar automjetin e tij pranë automjetit BMË X7 me targë AB757YD dhe ka zbritur duke shkuar në drejtim të zyrave të subjektit "Eco Elb Sh.A.", ku pasi flet në telefon me administratorin Leli Kaja, ngjitet lart në shkallët metalike në drejtim të zyrës së administratorit Leli Kaja.

Më pas rreth orës 10:30 zbresin poshtë Artan Topi, administratori Leli Kaja dhe një person tjetër, dhe duket se bisedojnë me njëri-tjetrin.

Dëgjohet se Artan Topi i thotë administratorit Leli Kaja, se ishte me shoferin dhe inxhinierin, për dy hetuesit që gjendeshin në makinën e tij.

Më pas administratori Leli Kaja i thotë të shkojnë të shohin kamionin, dhe Artan Topi i thotë që të shkojë personi që ishte me administratorin dhe shoferi (njëri nga hetuesit).

Gjatë kësaj kohe rreth orës 10:32 administratori Leli Kaja i thotë Artan Topi-t që të shkojë të lëri paratë tek një makinë tip foristradë ngjyrë jeshile, me karroceri të hapur.

Artan Topi, shkoi deri tek makina jeshile sipas porosisë së administratorit Leli Kaja dhe tentoi të hapë derën e këtij automjeti nga ana e djathtë, por ajo ishte e mbyllur.

Artan Topi, i tha administratorit Leli Kaja që të hapte makinën, por ai i tha që ti vendoste në pjesën e pasme të karrocerisë, e cila ishte e hapur.

Artan Topi i nxori paratë nga xhepi dhe i la në pjesën e pasme të karrocerisë, në anën e djathtë të makinës dhe më pas shkoi në drejtim të administratorit, Leli Kaja.

Aty administratori i tha që të mos ikte por të firmoste dokumentet dhe do të vinte një teknik të shihte kamionin. Pasi Artan Topi firmosi dokumentet, mori një kopje të tyre dhe erdhi tek makina, e bashkë me të u kthye nga vendi ku ndodhej kamioni edhe shoferi i tij (hetuesi i prezantuar si shofer), bashkë me personin që Leli Kaja kishte dërguar për shoqërim.

Pas kësaj Artan Topi bashkë me hetuesit duhet të largoheshin, ndërkohë që administratori Leli Kaja, u vërejt që shkoi në zyrën e tij. Në këto kushte dhe për të mos u dekonspiruar, si dhe sigurimin e kryerjes së veprimeve proceduriale, Artan Topi, u orientua të lëviste me makinën e tij dhe dy hetuesit deri tek kamioni, ku në fshehtësi, njëri nga hetuesit zbriti nga makina dhe u vendos në hapësirën e gjelbër nga ana e portës se Landfillit, me fushëpamje të automjetit foristradë, ngjyrë jeshile me karroceri, për të parë kush do të shkonte të merrte paratë tek karroceria.

Artan Topi, ka dalë bashkë me hetuesin tjetër jashtë Landfillit dhe ai vetëm ka vazhduar lëvizjen drejt Elbasanit, pasi përfundoi veprimet e autorizuara.

Menjëherë pas disa çastesh, hetuesit janë njoftuar nga hetuesi që ishte brenda Landfillit që të futen me urgjencë, pasi administratori Leli Kaja, kishte vajtur të marrë paratë tek karroceria e foristradës jeshile dhe i kishte futur në xhep.

Menjëherë është bërë ndërhyrja në ambjentet e zyrës së administratorit Leli Kaja, në brendësi të Landfillit të Mbetjeve Elbasan, ku i është bërë kontrolli personal dhe i zyrës.

Në xhepin e jashtëm të anës së majtë të xhaketës së tij, u gjetën paratë në kartmonedha prerje 10 000 lekëshe, 40 (dyzet) copë, të mbështjella në një letër format “A4”, ekstrakt i regjistrit tregtar të subjektit “ARTEO 2018”.

Gjithashtu ju gjetën edhe disa vlera të tjera në valutë euro dhe paund. Në çantën mbi tavolinë ju gjet një qeskë e zezë, brenda së cilës kishte një shumë prej 28 mijë euro, të cilat u sekuestruan.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë