Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka pranuar mesditën e kësaj të hëne kërkesën e 6 të akuzuarve për dosjen "Metamorfoza 2", për t’u gjykuar me formën e procedurës së shkurtuar, nga e cila mund të përfitojnë ulje të dënimit në rast se shpallen fajtor për akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme.
Konkretisht, u pranua kërkesa e ish-shefit të Krimeve në Komisariatin numër.6, Dedan Gjoni, Adrian Cenaj, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Ismail Zeneli dhe Albert Prenga, ndërsa Jonida Babameto ish specialiste në zyrën e Interpol Tirana dhe Erzen Breçani ish-zëvendës drejtuesi i Policisë Tiranë kërkuan gjykim të zakonshëm.
Sakaq gjatë seancës gjyqësore Breçani u shpreh se nuk mund të pranojë të gjykohet me provat e paraqitura nga SPAK. Ai u shpreh se ka arsyet e tij pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Për këtë arsye çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Brecanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto. Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme. Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.
Erzen Breçani: “Unë dua të gjykohem me procedurën e zakonshme. E njoh shumë mirë hetimin dhe në dijeninë time, ky që është pas meje, Bujar Ajeti që e njoh që kur ishim fëmijë, më pas edhe tek RENEA, në dijeninë time nuk ka qenë ky person në kërkim nga shteti shqiptar. Unë kam arsyet e mia pse unë nuk e pranoj gjykimin e shkurtuar. Bujar Ajeti ka qenë i shoqëruar disa herë, ka kaluar kufirin me pasaportë. Unë kam ndjekur kriminelët gjithë jetën time, nuk kam përse të përkrah këtë kategori tani. Nuk mund ta pranoj që unë të gjykohem me këto prova që janë paraqitur. Për akuzën e “pastrimit të parave”, as më ka shkuar në mend dhe as kam pastruar para. SPAK thotë vetë që nuk kemi mundësi financiare dhe është e vërtetë, paratë për hidrocentralin ia kemi marrë vëllait që ka 25 vite, me disa biznese”.
Disa nga të pandehurit, kërkuan ndarjen e çështjes nga të tjerët, kërkesë e cila nuk u pranua nga GJKKO. Të pandehurit akuzohen për “trafik ndërkombëtar droge” në disa episode, “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, “nxjerrje e informacionit sekret”. Hetimet për këtë dosje u mbyllën në 6 gusht të vitit 2024 nga prokurori Vladimir Mara.
PRISHTINË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në lidhje me menaxh...
Policia TIRANË - Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia në Tiranë. Policia bën ...
Alma Arrazi SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkëshorti i Alma ...
SHKODËR - Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në arrest me burg dy vëllezërit Klisman dhe Arjon Hasaj pasi akuzohen p...
Erdgys Arrazi, Alma Arrazi SHKODËR - Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka kërkuar 6 vite burg për Erdgyz Arrazin, bashkë...
GRAMSH- Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Qerret në Gramsh. Mësohet se dy automjete ...
Foto ilustruese TIRANË - Me disa muaj vonesë, Integrated Energy BV SPV, kompania që ka koncesion inceneratorin e Tiranës ka dorëzu...
Foto ilustruese TIRANË - Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrusheshme. Do të vijoj&eum...
GJIROKASTËR- Sektori i turizmit po përmirëson ekonominë lokale të dhjetëra familjeve në Gjirokastër, një qytet q&...
Foto ilustruese KËLCYRË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Përmet-Këlcyrë. M&...