Revolta studentore/ Der Spiegel: Protestat kundër korrupsionit qeveritar, kërkohet largimi i Ramës
Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato në një panor...
Revista gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar vëmendje protestave në Shqipëri, duke i përfshirë ato në një panor...
Një goditje, dy hapa dhe më pas rrëzimi në tokë. Kështu e përshkruan Erjon Vishkulli momentin kur u plagos në sy nga n...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme dhe disa dosjeve të depozituara prej kohësh në SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin. Pas përfundimit të hetimeve, ajo akuzohet për veprën penale “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
E gjithë kjo nisi pas një denoncimi të bërë publik në emisionin “Piranjat”, ku zonja Bufi urdhëronte qytetarin Gazmend Borgji të mos merrte pjesë në zgjedhjet e 14 majit 2023.
Mirëpo, në kohën kur është bërë ky regjistrim, zonja Bufi nuk ishte e vetme në zyrë, sepse pranë saj ishte edhe një tjetër personazh, asokohe jo shumë e njohur: deputetja aktuale e Kuvendit, Zegjine Çaushi. E pranishme në zyrën e kryetares, zonja në fjalë, fillimisht, ka marrë rolin e avokates mbrojtëse të Majlinda Bufit në përballjen me qytetarin.
Gazmend Borgji akuzohej nga Majlinda Bufi se shtëpia e tij e cila, sipas qytetarit, ishte ndërtuar nga vetë bashkia — cilësohej si një ndërtim pa leje. Dhe duke qenë se Gazmend Borgji ishte shfaqur hapur në krah të kundërshtarit politik të Bufit, Zegjine Çaushi, që asokohe mbante postin e kryeinspektores së IMT-së në Bashkinë Roskovec, i bënte presion me prishjen e banesës.
Duke parë që Gazmend Borgji nuk po i bindej urdhrave të kryetares së Roskovecit, Zegjine Çaushi fillon ta kërcënojë qytetarin me masa administrative, gjobë dhe dy vjet burg.
“Vetëm me atë fiton ore, nuk fiton me ata të tjerët. Ndihmoje atë se nuk del keq, ndihmoje ore. Po të zbatojë ligjin ajo… dëgjoje atë se i thonë 5 milionë lekë minimalisht gjobën, edhe vetë bën nja dy vjet burg ore. Akoma nuk kupton ti? Për zotin, ti do vesh në burg ore”, i thotë Çaushi qytetarit në audiopërgjim.
Deputetja aktuale ka qenë po aq e përfshirë sa edhe Majlinda Bufi në këtë rast. Është e qartë se synimi i Çaushit ka qenë të frikësonte Gazmend Borgjin dhe ta detyronte në këtë formë të mos shkonte në zgjedhje, ashtu siç kërkonte kryetarja e Roskovecit.
Ndërkohë, deri më sot nga prokuroria nuk është ngritur asnjë akuzë për Zegjine Çaushin, e cila vazhdon e qetë spektaklin e saj në parlament. Megjithatë, faktet janë aty, të qarta; tashmë pritet vetëm që drejtësia të veprojë dhe ta zbardhë plotësisht ngjarjen./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi.
Sot në ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, Zv. Sekretares së Përgjithshme, Znj. Brunilda Haxhiu e Partisë së Liris&eum...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burgim Ismail Zenelin, i cili akuzohet se donte të vriste vëllezërit Albert dhe Edmond Nela ...
Banorët e fshatit Borizanë të Krujës janë ngritur sot në protestë pas përmbytjeve dhe shkatërrimeve masive prej m...
Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila, i ka bërë “konkurrencë” koleges së saj Zegjine Çaushi me gafat gjat...
Banorët e fshatit Akërni në Vlorë ankohen se firma “Fusha” ka bllokuar tubacionet e kanaleve kulluese dhe nuk i ka rikthyer at...
Gruaja, e cila u zhduk ditën e djeshme në Devoll për shkak se dyshohet që e mori rrjedha e ujit, është gjetur e pajetë...
Është shyrë seanca në GJKKO për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj, të cilët janë nën hetim për dy ...
Prurjet e larta të ujërave të Lumit Devoll kanë detyruar kaskadën e hidrocentralit të Moglicës të hapë portë...
Policia ka sekuestruar 23 kg e 65 gramë kanabis e cila dyshohet se do të transportohej drejt Kosovës. Në prangat e policisë ka r&eum...
Belinda Balluku, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së, ka mbërritur në ambie...