
Ndërsa temperaturat rriten dhe vera sapo ka nisur, banorët e Tiranës po përballen sërish me një problem që është kthyer në një ritual të përvitshëm: mungesën e ujit të pijshëm. Këtë herë alarmi vjen nga zona e Don Boskos, ku një qytetar denoncon një situatë të papranueshme, të publikuar disa orë më parë.
Sipas tij, prej dy ditësh rubinetat janë tharë plotësisht, duke e bërë të pamundur kryerjen e nevojave më elementare të përditshmërisë. Banorët nuk mund të lajnë enët, të kryejnë higjienën personale apo të mbajnë një standard normal jetese, ndërsa rezervat e pakta të ujit të mbledhura në fuçi janë drejt përfundimit.
Qytetari shprehet se nuk është normale që në vitin 2026, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, familjet të detyrohen të mbijetojnë me bidonë dhe fuçi uji, sikur furnizimi i rregullt të ishte një luks dhe jo një e drejtë bazike. Ai thekson se pallati ku banon nuk ka depozitë në tarracë, pasi furnizimi me ujë duhet të garantohet nga institucionet përgjegjëse, ashtu siç ndodh në çdo vend normal.
Me ardhjen e çdo sezoni veror, dalin sërish në sipërfaqe problemet kronike të furnizimit me ujë në Tiranë. Premtimet për përmirësimin e rrjetit dhe investimet e trumbetuara ndër vite përplasen me realitetin e qytetarëve, të cilët në ditët më të nxehta të vitit mbeten me rubinetat bosh.
Në një kryeqytet që vazhdon të ndërtojë pa ndalim kulla e komplekse të reja, pyetja që shtrojnë banorët është e thjeshtë: si mund të përballohen mijëra apartamente të reja, kur lagje të tëra nuk arrijnë të kenë ujë as për nevojat më bazike?
Mungesa e ujit nuk është një shqetësim i vogël apo një problem sezonal që duhet pranuar me dorëzim. Është një dështim i një shërbimi jetik, për të cilin Ujësjellës Kanalizime Tiranë dhe Bashkia e Tiranës duhet të japin përgjigje konkrete për qytetarët që çdo muaj paguajnë faturat e tyre.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Qershor14:09
Paratë e drogës i investoi në Shqipëri/ Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq një shtetas e familjaren e tij
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet ndaj një shtetasi dhe familjares së tij, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas i kishte investua...
AKTUALITET
16 Qershor13:53
GJKKO, le në burg Habilajn e Vlorës. I dënuar me 15 vite burgim për trafik droge
Është lënë në burg, Moisi Habilaj, njeriu i dënuar me 15 vite burgim, për “Trafik droge” kryer në bashk&eu...
AKTUALITET
16 Qershor13:29
Kapet në Borsh peshkaqeni "dhelpër"
Në bregdetin e jugut është raportuar një rast i pazakontë, ku në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Borshit ka r&e...
AKTUALITET
16 Qershor13:12
Rruga “Mustafa Kacaci” në gjendje skandaloze, gropat po shkatërrojnë makinat çdo ditë
Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës “Mustafa Kacaci” në Tiran&e...
AKTUALITET
16 Qershor13:07
Banorët në Dardhë të Librazhdit vijojnë protestën: Prej 6 muajsh pa ujë të pijshëm, u detyruam të veprojmë vetë
Dy ditë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura në fshatin Dardhë të Librazhdit, ku një grup banorësh shembën gardh...
AKTUALITET
16 Qershor12:45
Pronarët e tokave të Zvërnecit përfituan 20 milionë euro ulje taksash nga rivlerësimi
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi një ditë më parë se deri më tani qytetarët shqiptarë kanë përfit...
AKTUALITET
16 Qershor12:41
Lirohet nga detyra drejtoresha e OBP, Arlinda Pogaj
Arlinda Pogaj është liruar nga detyra si drejtuese e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP), duke mbyllur kështu një ...
AKTUALITET
16 Qershor12:15
Skandali me pronat/ Kadastra nuk lejon KLSH-në të auditojë
Ndërkohë që Brukseli zyrtar ka vendosur si kusht thelbësor për integrimin e Shqipërinë në Bashkimi Europian rritjen e ...
AKTUALITET
16 Qershor11:49
EMRAT/ Grup kriminal e trafik droge, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim 10 të pandehur
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...