EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...

Ndërkohë që Brukseli zyrtar ka vendosur si kusht thelbësor për integrimin e Shqipërinë në Bashkimi Europian rritjen e transparencës dhe luftë të vendosur kundër korrupsionit në çështjen e pronave, Agjecia Shtetërore e Kadastrës, gjatë dy viteve të fundit që drejtohet nga Lorena Goxhobelli, është shndërruar në një institucion-bunker.
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu, gjatë një raportimi të zhvilluar këtë të Hënë në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, kërkoi ndërhyrjen urgjente të Kuvendit të Shqipërisë që të krijojë aksesin për të kryer kontroll pranë Agjencisë së Kadastrës.
Ai deklaroi se “KLSH nuk ka asnjë lloj aksesi me ASHK dhe nuk mund të shtrohet aspak për diskutim marrëdhëniet ndërinstitucionale”.
Duke rikujtuar se “regjistrimi i pronave duhet të ketë transparencë të plotë dhe çdo qytetari duhet t’i vihet në dispozicion çdo informacion i detajuar”, Shehu theksoi se “nuk kemi arritur të marrim akses as minimal në të dhënat e këtij institucioni”
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit kërkoi sërish ndërhyrjen e Parlamentit për të sjellë situatën në shinat e normalitetit, pasi prej gati dy vitesh Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bllokuar çdo lloj komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionin më të lartë kushtetues të Auditimit në Shqipëri.
“Problematika e pronës në Shqipëri ka një rëndësi thelbësore dhe KLSH-ja ka kryer të gjitha veprimet për procese audituese të plota, por është hasur në këtë lloj pengese prej një kohe të gjatë. Do të ishte e vlefshme qe të na mbështesni në realizimin e këtyre proceseve”, iu drejtuar Arben Shehu deputetëve të të gjithë kaheve politike në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Sipas tij, institucionet duhet të jenë të ndërgjegjshme, pasi gjithsecili ka detyrimin të bashkëpunojë me institucionet, duke mbajtur në konsideratë që qëllimi i punës është shërbimi ndaj shoqërisë dhe qytetarëve.
Kreu i KLSH-së deklaroi në seancën dëgjimore se janë bërë disa kallëzime për çështjet që lidhen me Agjencinë e Kadastrës. Megjithatë, për Shehun, zgjidhja duhet të jetë shumë e gjerë se sa rastet penale.
“E theksoj dhe njëherë rëndësinë thelbësore që ka monitorimi i punës në drejtimin e regjistrimeve, duke filluar nga prona shtetërore, e cila nëse mbetet e paregjistruar është në një nivel risku shumë të lartë.
Por edhe prona private të secilit nga qytetarët, konform detyrimeve ligjore duhet të kenë procese të rregullta të regjistrimit, dhe qytetarët të kenë akses dhe informacion se çfarë bëhet me pronat private”, deklaroi kryekontrollori shtetëror, Shehu.
Ai deklaroi gjithashtu se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka të gjithë kapacitetet për të kryer auditimet në kohën e duhun dhe për të dhënë rekomandimet apo masat e nevojshme.
Situata bllokuese, sipas asaj që u diskutua në Komisionin e Ekonomisë, po zhvillohet prej mëse dy vjetësh, periudhë kohore që përkon me drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga Lorena Goxhobelli.
Përgjatë kësaj periudhë, janë shtuar ndjeshëm problematikat dhe akuzat publike, por jo vetëm, lidhur me çështjet e pronësisë, sidomos në zonat bregdetare.
Gjatë kësaj periudhe, vetëm në Kadastrën e Vlorës janë ndërruar të paktën 10 titullarë, të cilët jepnin dorëheqjen pasi qëndronin vetëm pak ditë apo javë në detyrë.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe as qeveria nuk dhanë asnjë arsye dhe nuk bënë asnjë transparencë për situatën absurde në Kadastrën e Vlorës. Zgjidhja e vetme që iu dha kësaj çështjeje ishte kalimi i Kadastrës së qytetit bregdetar në kontrollin e plotë të ASHK-së në Tiranë.
Aktualisht, Tiranë, por edhe qytete të tjera, janë përfshirë nga protestat qytetarë, të cilat në gjenezën e tyre kishin pikërisht dyshimet mbi tjetërsimet kriminale të pronave në bregdetin e Vlorës.
Së fundi, në rezolutën dhe raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë (të njohur si raporti IBAR), çështja e pronave adresohet me kritika dhe kërkesa për ndërhyrje të menjëhershme.
Dokumenti kërkon adresimin e abuzimeve në zonat bregdetare dhe ato me minoritete, duke theksuar nevojën për një kompensim të drejtë në rastet e shpronësimeve.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Komisionit të Jashtë...
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Një pamje e pazakontë dhe thellësisht frymëzuese na erdhi nga qyteti i Prrenjasit, ku një qytetar i vetëm mori guximin të n...
Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar autorët dhe i ka sh...
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake nj&eu...
Dy shtetase kolumbiane kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit për prostitucion. Bëhet fjalë për shtetaset...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mird...
Sot mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin sot i nënshtrohen testit të Matematikës. Ky është provimi i tret&eu...
Sot zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). ...