AKTUALITET

"Skandali i SPAK, një shkelje e rëndë", gazetari Vezaj publikon dokumentet: Prokurori Klodian Braho me miratimin e Dumanit ka urdhëruar përgjimin ndaj Gjykatës Kushtetuese

n.f Përditësimi i fundit 3 Mars 2025, 22:13

"Skandali i SPAK, një shkelje e rëndë", gazetari Vezaj

TIRANË- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me përgjimet e paligjshme ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Vezaj shkuan se ky skandal i SPAK po kalon pa vëmendjen e duhur. Gazetari thekson se SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë. 

Sipas tij vetë kreu i SPAK, Altin Dumani ka gënjyer Gjykatën duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Vezaj shkruan se dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi dhe  jo vetëm dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar.

Sipas gazetarit kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese. Vezaj shton se përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve. Ai shkruan se ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë.

Postimi i plotë i Vezajt: 

SKANDALI I SPAK: PËRGJIME TË PALIGJSHME NDAJ GJYQTARËVE TË GJK?
 Një skandal i rëndë po kalon pa vëmendjen e duhur: SPAK ka përgjuar, vëzhguar, fotografuar dhe filmuar anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë këtë për 15 ditë, bazuar vetëm në thashetheme të disave në media, pa përmendur asnjë burim konkret, thjesht në bazuar në sloganin “në emër të dyshimit të arsyeshëm”!

Vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ka gënjyer Gjykatën, duke deklaruar se nuk ka asnjë kallëzim apo hetim ndaj gjyqtarëve, ndërkohë që ka autorizuar përgjimin për 15 ditë. Dokumentet e zbuluara tregojnë se prokurori Klodian Braho, me miratimin e Dumanit, ka urdhëruar përgjimin e gjyqtarit Gent Ibrahimi (e jo vetëm) dhe vëzhgimin e tij për takime të mundshme me subjektet e interesuar! Kjo praktikë tregon qartë sesi SPAK, duke u mbështetur në dyshime të paargumentuara, ndërhyn në mënyrë flagrante ndaj anëtarëve të një institucioni të pavarur si Gjykata Kushtetuese.

Sipas shkresës së Prokurorisë, të firmosur nga Braho, “më 30 dhjetor 2024, Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për rrëzimin e kërkesës së Pëllumb Gjokës dhe avokatëve të tij”. Por Prokuroria dyshon se, meqenëse vendimi nuk është botuar ende në Fletoren Zyrtare, mund të ndodhin ndryshime apo favorizime nga ana e gjyqtarëve. Pikërisht mbi këtë supozim, është urdhëruar përgjimi i Gent Ibrahimit dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, përfshirë gjyqtarë të tjerë, avokatë dhe familjarë. Përgjimi është zhvilluar nga 10 deri më 25 shkurt 2025, pa miratim nga gjykata, thjesht me një autorizim, çka përbën një shkelje të rëndë të ligjit dhe cënon drejtpërdrejt parimet e drejtësisë dhe të ndarjes së pushteteve.

Ky skandal ngre pikëpyetje serioze për mënyrën sesi funksionon SPAK dhe për rrezikun që paraqet një institucion i tillë kur vepron pa kufij ligjorë. A do të ketë reagime institucionale për këtë çështje? Ylli Manjani të paskan ndjek më duket edhe ty!!

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë