Policia ndërhyn dhunshëm ndaj protestuesve, qëllon me plumb gome gazetaren e Piranjave
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit të demokratëve kundërshtoi heqjen e të drejtës së opozitës, për të folur në parlament gjatë diskutimit, dhe miratimit të amendamentet. Berisha theksoi se me urdhër të Ramës u mbyllën mikrofonat në parlament, për të penguar fjalën e deputetëve të opozitës.
“Mblidhemi në këtë mbledhje jashtë rradhe për shkak të situatës së jashtëzakonshme të narko- qeverisë për të shtypur me të gjitha potencialet opozitën. Për ta shndërruar opozitën në një instrument pa vlerë, pa asnjë funksion për mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Për të asgjësuar opozitën si forcë parlamentare. Në seancën e fundit u bënë 10 seanca në të cilat qeveria i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhe në parlament, duke na mohuar të drejtën për të folur për buxhetin e shtetit. U kaluan ligje dhe projekt vendime dhe në asnjërën prej tyre nuk është lejuar opozita të debatojë dhe të paraqesë mendimet dhe të mbrojë interesat e zgjedhësve të opozitës. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 30 vite të pluralizmit. 10 seanca parlamentare të paraprira nga qindra mbledhje komisionesh në të cilat opozita ka marr pjesë në mënyrë serioze për të paraqitur propozime për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Me gjithë këtë punë serioze që keni bërë në komisionet parlamentare, në sallën e parlamentit Edi Rama urdhëroi mbylljen e mikrofonave të opozitës. Megjithëse kontrollin që ka të mediave u mbylli mikrofonat deputetëve të opozitës në parlament. Janë bërë 10 seanca që refuzohet çdo mocion me debat, të drejta të sanksionuara në kushtetutë për opozitën. Të gjitha kërkesat e opozitës për debate me mocion u mohuan. Në tërësi ministrat nuk refuzojnë vetëm interpelancat por refuzojnë edhe paraqitjen para komisioneve dhe nxjerr mbi ekzekutivin zv.ministrat apo drejtorët”, u shpreh Berisha.
Berisha akuzoi Belinda Ballukun për vjedhjen e parave në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, sipas tij vjedhje e bërë për llogari të Edi Ramës.
“Deputetëve të opozitës iu mohuan të drejtat themelore që ua garanton kushtetuta. Shqiptarët panë me dokumente sesi Edi Rama me Belinda Ballukun bëjnë pazaret më të ndyra midis tyre, tendera që shkojnë deri në 200 milionë euro për tunelin e Llogarasë. Gjithçka vendoset me vizitat e tyre në Ankara. Të njëjtin mekanizëm përdorën edhe për aeroportin e Vlorës. Në çdo vend të botës jep dorëheqjen para një skandali të tillë. Nuk do të them kurrë që Belinda Balluku është e pafajshme po kursehem, Belinda do ta quaja “Lubi Belinda” e cila ka vjedhur për llogari të Edi Ramës të faktuara. Cili është qëndrimi i Ramës ndaj këtyre super skandaleve? Tuneli i Llogarasë ku kompania ofroi 130 milionë euro dhe i dështoi tenderi dhe e fitoi kompania që kërkoi 180 milionë euro pra 50 milionë euro më shumë por nuk është kjo shifra e vërtetë por u shtuan edhe 90 milionë”, deklaroi Berisha.
Protesta e minatorëve të minierës së Spaçit ka hyrë në ditën e 32-të këtë të hënë dhe p&...
Një 64-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me gur xhamat e fasad...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut me një...
Një 31-vjeçar nga Vlora u shpall në kërkim nga policia pasi ka dëmtuar derën e urgjencës së spitalit të qytetit. ...
Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të një shporte të caktuar mallrash është ulur lehtë në tet...
37 vjeçarja Migena Sinani (Kodra) u vra me thikë në gjumë nga kunati i saj pas debateve të herë pas hershme midis të...
Një 58-vjeçar përfundoi në prangat e policisë disa orë pas një aksidenti që i shkakto vdekjen e një 82-vje&cced...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e avokatëve të të akuzuarve për të ashtuquajturën dosja “Partizani&rd...
Në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, banorët përballen prej vitesh me mungesë të infrastrukturës ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i ish-ushtarakut Altin Celami, i cili përfundoi në prangat e policisë dy...