VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

LEKSEMBURG- Gjykata Europiane në Luksemburg ka nisur sot procesin e shqyrtimit të modelit të iniciuar nga qeveria e Italisë për kthimin e shpejtë të refugjatëve të paligjshëm, që vijnë përmes detit Mesdhe pa prekur territorin e BE-së duke i zhvendosur ata në strehimoret e ngritura në Shqipëri. Sipas mediave të huaja, qeveria italiane u tha gjyqtarëve se transferimet e saj të emigrantëve në qendrat e përpunimit të azilit në Shqipëri janë në përputhje me ligjet e BE-së dhe të drejtave të njeriut.
Raportohet se Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka shqyrtuar çështjen e ngritura nga dy bangladeshas të cilëve iu refuzuan kërkesat për azil pas një seance të vetme dëgjimore në distancë nga një qendër paraburgimi në Shqipëri. Të dy e apeluan vendimin në një gjykatë në Romë, e cila i kërkoi gjykatës me qendër në Luksemburg të sqaronte ligjin e BE-së.
Dy burrat ishin pjesë e grupit të parë të emigrantëve që mbërritën në Shqipëri në tetor, por objektet kanë mbetur kryesisht bosh, ndërsa plani ka qenë i lidhur me sfida ligjore. Avokatët e burrave, emrat e të cilëve nuk bëhen publikë për arsye sigurie, argumentuan se Shqipëria nuk kualifikohet si një "vend i tretë i sigurt" siç kërkohet nga ligji i BE-së dhe se procesi shkel të drejtat e tyre.
“Nuk është e mundur të caktohet një vend i tretë si i sigurt nëse disa kategori personash nuk mund të konsiderohen të sigurt në atë vend,” u tha gjyqtarëve avokati Dario Belluccio, duke treguar mungesën e mbrojtjes për anëtarët LGBTQ+ në Shqipëri.
“Kushti i sigurisë nuk duhet të përmbushet në mënyrë të barabartë për të gjithë individët”, tha Lorenzo D'Ascia në gjykatë në emër të shtetit italian.
Mediat e huaja shkruajnë se avokati i përgjithshëm i gjykatës do të japë këshillën e tij ligjore jo të detyrueshme për çështjen në prill teksa pritet një vendim para verës.
Qeveria italiane ka këmbëngulur se misionet me azilkërkuesit do të vijojnë, por ndërprerja e kontratave të punës për stafin shëndetësor thotë të kundërtën. Kështu, qeveria Meloni mbetet në pritje të vendimit të gjykatës europiane në fund të këtij muaji për çështjen e shumë debatuar.
Emigrantët e ardhur në janar 2025 ishin grupi i tretë dhe më i madh që ka ardhur në qendrën e pritjes në Shëngjin. Edhe në dy rastet e mëparshme, të tetorit dhe nëntorit të kaluar, gjyqtarët nuk vërtetuan ndalimin e azilkërkuesve të sjellë në objektet shqiptare. Qeveria italiane u ndalua disa herë nga gjykatat për të sjellë emigrantë në Shëngjin dhe Gjadër. Shkak i ndalimit dhe kthimit të emigrantëve ishin listat e vendeve të origjinës së azilkërkuesve, ku qeveria italiane pretendonte se nuk duhet të ketë një listë të unifikuar për të gjitha shtetet e BE.
Në vitin 2023, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për ndërtimin e këtyre qendrave, me qëllim që Italia të menaxhojë fluksin e emigrantëve jashtë territorit të saj, duke shfrytëzuar Shqipërinë si një qendër pritjeje. Kjo marrëveshje ngjalli kritika të shumta nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, të cilat e shohin këtë projekt si një përpjekje për të zhvendosur problemin e emigrantëve në vende më të dobëta në aspektin ligjor dhe ekonomik.
Më 30 dhjetor 2024, Gjykata e Kasacionit në Itali i dha të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj të cilët pretendojnë se secili shtet duhet të ketë një listë të personalizuar të vendeve të sigurta dhe të pasigurta. Ndër të tjera, për pjesën e listës së vendeve të sigurta, Gjykata e Kasacionit tha se gjyqtarët e çështjeve të secilit rast nuk zëvendësojnë vlerësimin, i cili në përgjithësi është përgjegjësi vetëm e Ministrit të Jashtëm dhe Ministrave të tjerë.
Marrëveshja për emigrantët është kritikuar nga opozita italiane se është e shtrenjtë, me një kosto rreth 800 milionë euro gjatë pesë viteve, dhe sipas tyre trajton vetëm një pikë në oqeanin e emigrantëve që arrijnë në Itali çdo vit. Nga ana tjetër Komisioni Evropian dhe disa liderë evropianë kanë shprehur interesin që ai të bëhet një model i mundshëm për menaxhimin e emigrantëve jashtë territorit të BE-së.
foto ilustruese SHKODËR- Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi gjatë një k...
ITALI- Një 52-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim prej 17 vitesh për trafik droge është arrestuar nga policia itali...
TIRANA- Një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një punonjës të Policisë, gjatë kohës ...
TIRANA- Pedagogu Lush Susaj foli sot në lidhje me 24 masat e sigurisë të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme për abuzime me...
TIRANË- Një 39-vjeçar, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij. Policia gjithashtu bë...
Shefkie Demiraj TIRANË - Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 shkurt vendimin për lënien n&e...
Foto ilustruese SHKODËR - Babai i 3-vjeçarit që humbi jetën në Shkodër, ka folur mbi ngjarjen e rëndë. N&eum...
TIRANA- SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujq&...
Foto ilustruese TIRANE- Në një kohë kur SPAK është duke hetuar “përbindëshat” e mëdhenj të buxheti...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar për masat e sigurisë të caktuara ndaj zyrtarëve të U...