AKTUALITET

SKEMA PIRAMIDALE/ SPAK merr në dorë grupin e mikrokredive, zbulohen 8 emrat e parë që do japin llogari para drejtësisë

r.ll Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 16:33
SKEMA PIRAMIDALE/ SPAK merr në dorë grupin e mikrokredive, zbulohen 8
Gent Sejko dhe çifti Olsi dhe Elda Ibro

TIRANE- Një ditë pasi ZËRI publikoi detaje nga komunikimi mes Bankës së Shqipërisë dhe Prokurorisë së Posaçme, ku BSH-së dhe guvernatorit Gent Sejko i kërkohet llogari dhe informacion se përse lejoi aktivitetin e Microcredit Albania dhe Final, sot hetimi ka avancuar. Në ditët në vijim, SPAK do të regjistrojë një dosje penale, që siç ZËRI e ka njoftuar dhe paralajmëruar shumë kohë më parë, do të jetë çmontimi i një prej skemave piramidale më të mëdha që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Hetimi i dhënies së mikrokredive abuzive me norma interesi stratosferike dhe të përballueshme u kthye në makthin e mijëra qytetarëve që ranë në grackën e një kredie të shpejtë dhe pa shumë dokumenta, por që më pas u përballën me studio ligjore të licensuara nga Banka që iu mori paratë me metoda nga më të ndryshmet. 

Gazetari Elton Qyno raporton sot se pas hetimit të prokurorit Leonard Filopati, dosja i kaloi SPAK, pasi dyshimet e prokurorisë së Tiranës ishin se nuk kemi të bëjmë vetëm me një proces abuziv, por me veprime që i përmbajnë të gjitha elementët e një grupi të strukturuar kriminal, ku të përfshirë janë MCR, Final, Fondi Besa dhe dhjetra përmbaruesë. 

Të ndihmuar nga lidhjet në Bankën e Shqipërisë, ata zhvatën qytetarët duke iu marrë paratë e mikrokredive përfshirë interesat, gjobat dhe kamatvonesat. 

Aktualisht në dosjen e SPAK rreshtohen emrat e përmbaruesve: 

Ata deri në këtë kohë kanë punuar për MCR, "Micro Credit Albania", institucion mikrokredie që deri pak kohë më parë kontrollohej nga Olsi dhe Elda Ibro, burrë e grua, tashmë në arrati dhe administratori Andis Gjoka. 

Kompania tjetër, Final Shpk, zotërohet nga çifti tjetër Arben Meskuti dhe Vasil Bakallbashi. 

Janë mijëra dosje që janë kryer në mënyrë fiktive duke iu marrë qytetarëve prona e asete për shuma qesharake parash të dhëna me mikrokredi. 

Prokuroria e Tiranës i kërkon SPAK të regjistorjë hetimin me akuzat si "Mashtrim me pasoja të rënda”, “Mospagim taksash”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Shpërdorim detyre”. Në dosje janë gjithashtu të përmendur edhe zyrtarë të Bankës së Shqipërisë, përfshirë edhe Guvernatorin Gent Sejko dhe zv,guvernatorin Deniz Derralla, të cilët dyshohet si kanë hapur derën jeshile kësaj skeme duke i lejuar këto institucione të zhvasin qytetarët, në një treg që mendohet se kap vlerën e gati 500 milionë eurove.

Por çfarë është ky skandal për të cilin flitet pak? 

Prej 6 muajsh, ZËRI denoncon dhe grumbullon dëshmi të viktimave që ranë pre e njoftimeve grackë për të marrë kredi në zyra mikrokredie. Këto zyra përmes njoftimeve online dhe në televizione, krijuan një perceptim të gabuar te qytetarët se ishin njësoj si bankat e tjera. Në fakt, në realitet këto zyra japin kredi shpejt dhe me norma përtej normales. Pa asnjë filtër, Kredo, Iutecredit apo Fondi Besa, iu japin qytetarëve mikrokredi në situata që ata nuk munden dot kurrsesi ti paguajnë. Këtu nisi dhe kalvari i abuzimeve. Kreditë e këqija të mikrokredive përfshirë dhe ato të bankave iu shitën MCR, ku në një rast, vetë gruaja e guvernatorit Gent Sejko, në postin e drejtoreshës së Tirana Bank, shiti 5 mijë kredi me një të rënë të lapsit te dyshja Olsi dhe Elda Ibro, të cilët me licencën e dhuruar nga Guvernatori nisën presionet dhe shantazhet mbi viktimat për të mbledhur paratë. Bashkë me ta, në treg janë dhe qindra zyra ligjore që ushtrojnë presion për mbledhjen e parave duke shkelur haptaz ligjin për njoftimin, kamatvonesat apo kalimin e çështjes në gjykatë. Tashmë çështja është në duart e SPAK dhe kutia e "Pandorës" pritet të hapet. Kush i lejoi, për kë punuan këta agjentë mikrokredie dhe ku abuzuan ata, këto janë disa nga pyetjet që shtrohen sot? SPAK duhet ti japë një përgjigje!/ Marrë nga Zëri.

gent sejko banka e shqiperise spak skandali me mikrokreditë

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë