AKTUALITET

Gjykatat “të mbytura” me dosje, një gjyqtar tek e Larta ka mesatarisht 2084 çështje

M.B. Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 14:37
Gjykatat “të mbytura” me dosje, një gjyqtar tek e Larta ka
Foto ilustruese

TIRANA- Raporti përmbledhës i sistemit gjyqësor në vend për vitin 2023 nga Këshilli i Lartë Gjyqësor del në përfundim se gjykatat pavarësisht përpjekjeve për të shqyrtuar në kohë çështjet janë të “mbytura” nga akumulimet e viteve të mëparshme. Duke u ndalur në disa prej gjykatave në vend raporti nxjerr disa konstatime ku shihet qartë se do të duhet kohë e gjatë për të kapur ritmin. Konkretisht për Gjykatën e Lartë raporti vëren se e ka filluar vitin 2023 me një total prej 31,827 çështjesh në pritje të gjykimit. Kjo e fundit ka funksionuar me 86% të gjyqtarëve dhe 81% të administratës gjyqësore të parashikuar në organikë.

“Gjatë vitit 2023 në Gjykatën e Lartë janë regjistruar 2,145 çështje të reja. Çdo gjyqtar ka mesatarisht 2084 çështje në ngarkim dhe gjatë 2023 ka arritur të gjykojë 486 çështje secili.

Gjatë vitit raportues Gjykata e Lartë ka arritur të: evadojë 7914 çështje civile, administrative dhe penale; të vijojë me trendin rritës të normës së likuidimit të çështjeve civile dhe administrative dhe të kalojë pragun me 100% për të tria kategoritë. Të mbyll vitin 2023 me një stok të reduktuar me 18 %. Në 1 janar 2024, në Gjykatën e Lartë presin të shqyrtohen 26,058 çështje (backlog-u i vitit 2023)”, thuhet në raport.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 Raporti vlerëson se një tjetër institucion i marrë në analizë është Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO) që  ka filluar vitin 2023 me një backlog (të akumuluara)prej 34 çështjesh në pritje të gjykimit.

“Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 297 çështje të reja, (17 çështje më pak, krahasuar me vitin 2022).  Duke funksionuar me 91% të gjyqtarëve dhe me ngarkesë më të lartë të çështjeve në krahasim me vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar (GJPAKKO) ka arritur të përmirësojë performancën e saj, krahasuar me vitin paraardhës.

GJPAKKO gjatë vitit 2023 ka:

– Mundësuar një nivel stoku të ulët të çështjeve të mbartura (11 % e ngarkesës totale);

– ulur me 22% rendimentin mesatar për gjyqtar si pasojë e rritjes së numrit të gjyqtarëve;

– realizuar një normë pozitive të likuidimit të çështjeve në masën 103.3%;

– mbajtur një kohëzgjatje mesatare për likuidimin e çështjeve në masën 30.7 ditë.

GJPAKKO do të fillojë vitin 2024 me 25 çështje të mbartura nga viti

Paraardhës” zbardh raporti.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

 Kjo gjykatë e  ka nisur punën në janar 2023 me 152 çështje në pritje të gjykimit (backlog), 29 çështje më pak krahasuar me backlog-un në fillim të vitit 2022. Në gjykatë janë regjistruar 2059 çështje të reja, 716 ose 25% çështje më shumë krahasuar me vitin paraardhës. Rritja e numrit efektiv të gjyqtarëve në vitin 2023, në krahasim me vitin paraardhës ka sjellë rritjen e tërësisë së treguesve të efiçencës në gjykatë:

– ngarkesa mesatare për gjyqtar (WR) është 325 çështje;

– rendimenti mesatar për gjyqtar (ER) është 311 çështje;

– norma e likuidimit të çështjeve (CR) është 100.9 %;

– koha mesatare e nevojshme deri në zgjidhjen e një çështjeje (DT) e

përgjithshme është 16 ditë.

 Në fund të vitit raportues, në këtë gjykatë mbeten në pritje për t’u shqyrtuar 126 çështje”

“Backlog-u total në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka arritur vlerën 37,662 çështje, 20.1 % më tepër krahasuar me vitin 2022.  Gjatë vitit raportues, janë regjistruar 14,507 çështje të reja (331 çështje më shumë se në vitin 2022).  Ngarkesa mesatare për gjyqtar (treguesi ËR) krahasuar me një vit më parë është rritur me 56%.  Treguesit e efiçencës gjatë vitit 2023:  Rendimenti i gjyqtarëve të apelit është rritur me 8.2 %.  Në vitin 2023 mbeten për t’u shqyrtuar 37,662 çështje në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm” vlerëson raporti./ Monitor

gjykata

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë