AKTUALITET

"Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet!" Avokatët e dosjes "Metamorfoza" pas deklaratës së Dumanit: Vlera e përgjimeve duhet të kushtëzohet nga përmbajtja e legjislacionit francez dhe të atij shqiptar

M.B Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2024, 13:05

"Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet!" Avokatët e dosjes

TIRANA- Avokatët e të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”, kanë reaguar pas intervistës së kreut të SPAK, Altin Dumani, dhënë mbrëmjen e shkuar. Konkretisht me antë të një deklarate avokatët Ylli Manjani dhe Gurali Braimllari thon⌂ se kanë dëgjuar me shumë vemendje deklarimet e Dumanit. Ata shtojnë se u vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një çështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfaza -1. 

Avokatët thonë se deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale.

Sipas tyre, në dosjen metamorfoza ku ata shërbejnë si mbrojtës dhe gjenden në krahë të kundërta, por përballë Gjykatës, shtojnë ata, vështirë të gjendet ndonjë provë fizike, gjurmë daktiloskopike, pamje filmike, provë me dokument apo me dëshmitarë, që të provojnë, në mënyrë të pavarur nga përmbajtja e përgjimeve, akuzat që janë ngritur vetëm mbi hamendësimet e bisedave të përftuara nga përgjimet e SkyECC.

Në reagim ata tregojnë disa momente, për të cilat thonë se ndajnë qëndrime të ndryshme me Prokurorët e çështjes një prej të cilëve është vetë Dumani. Në përfundim, avokatët thonë se nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa çfarë argumentojnë vendimet e huaja, si dhe cfarë ka thënë edhe Dumani në parashtrimin para Gjykatës Kushtetuyese se ato të dhëna janë rezulatte të përgjimeve dhe vlera e tyre duhet të kushtëzohet nga përmbajtja e legjislacionit francez dhe të atij shqiptar, pa lejuar asnjë qëndirm inferior dhe përulje ndaj çdo vendimi që nuk përputhet me legjislacioni procedurial  dhe kushtetues  në Republikën e Shqipërisë.

REAGIMI:

Nga: Avokatët pjesëmarrës në çështjen penale nr 09/2023 (njohur si Metamorfoza -1)

Ylli Manjani,

Gurali Braimllari,

Dëgjuam me shumë vemendje deklarimet e zotit Altin Dumani, drejtues i SPAK në emisonin e gazetarit Alban Dudushi.

Na vjen mirë që më në fund një prokuror i SPAK, aq më tepër drejtuesi i tij, pranon të komentojë në media edhe në lidhje me një cështje konkrete sikurse është ajo që njihet nga publiku si Metamorfaza -1. 

Sikurse dihet, gjykimet e deri sotme në këtë çështje janë zhvilluar me dyer të mbyllura prandaj edhe transparenca mbi përmbajtjen e të dhënave dhe debatet në  procesin gjqyësor,  nga ana jonë ka qenë krejtësisht i kufizuar duke mos dhënë përgjigjet e duhura mbi disa aspekte që “drejtësia Popullore” me “transkripte” të nxjerrja nga dosja dhe nga konteksti, me identifikim të dyshimtë dhe me deformime të përmbajtjes së tyre, ka  gjykuar, deklaruar fajtor dhe  ka dënuar të gjithë personat e dyshuar të kësaj çështje.

Deklarimet në media të prokurorit Dumani për këtë çështje janë të mirpritura për sa pretendoi se të dhënat e SKY ECC nuk mund të jenë të vetmet në një proces gjyqsor dhe, Prokuroria e Posaçme i kanë përdorur këto të dhëna për të gjetur provat proceduriale.

Në fakt, në dosjen metamorfoza ku ne shërbejmë si mbrojtës dhe gjendemi në krahë të kundërta por përballë Gjykatës, vështirë të gjendet ndonjë provë fizike, gjurmë daktiloskopike, pamje filmike, provë me dokument apo me dëshmitarë, që të provojnë, në mënyrë të pavarur nga përmbajtja e përgjimeve, akuzat që janë ngritur vetëm mbi hamendësimet e bisedave të përftuara nga përgjimet e SkyECC.

Nga ana tjetër, na vjen mirë që drejtuesi i SPAK pranon se ka debat precedurial mes palëve për legjitimitetin e mënyrës së përftimit të dhënave të SkyECC nga autoritet franceze dhe vlerën e tyre në raport me legjislacionin shqiptar. Po, ka patur dhe ka ende debat për këtë gjë.

Për të qartësuar opinionin publik duam të saktësojmë disa momente, për të cilat ndajmë qëndrime të ndryshme me Prokurorët e çështjes një prej të cilëve është vetë zoti Dumani :

Është e vërtete se të tre shkallët e gjykimit kanë vendosur mbajtjen në paraburgim të të dyshuarve mbi bazën e të dhënave të SkyECC, por ato vendime të gjitha janë bazuar në pretendimin e Prokurorëve totalisht të SUPOZUAR se të dhënat e Sky janë DOKUMENTE, janë gjendur dhe sekustruara në serverat e platformës SkyECC. Pra gjykatat kanë refuzuar të konsiderojë traskriptet rezultate të përgjimeve të telekomunikimeve, prandaj  nuk kanë vënë në diskutim  legjitimitetin e të dhënave të përftuara nga përgjimet në raport me legjislalcionin shqiptar dhe parimet e gjithë pranuara ndërkombëtare (përfshirë jurisprudencën e GJEDNJ). 
Prokuroria e Posaçme nuk paraqiti për kohë të gjatë në proces përmbajtjen e vendimeve gjyqësore franceze që lejuan përgjimin apo autorizuan zgjatjen e afateve të tyre duke penguar verifikimin në gjykim të këtyre të dhënave në raport me legjislalcionin shqiptar.  Gjykatat e të tre niveleve u pajjtuan me ketë qëndrim imponues të Prokurorisë dhe vazhduan paraburgimin e të dyshuarve me hamendësime dhe supozime të paverifikuara.

Për 15 muaj, prokurorët e Posaçëm kanë mbajtur vetëm qëndrimin imponues se transkriptet janë “prova” të ardhura me letërprosi. Vetëm kur çështja u paraqit nga ne në Gjykatën Kushtetuese, prokurorrët e Posaçëm  ndryshuan qëndrim: Në parashtrimet e tyre të dat 16/09/2024 të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, për herë të parë u pranua se transkripet janë rezultate të përgjimeve dhe se vlera e tyre kushtezohet nga përmbajtja e legjislacionit Francez dhe atij Shqiptar.

Pra prokurorët e posaçëm kanë pranuar praktkisht se vendimet e të tre shkallëve të gjykimit për mbajtjen në parabugim kanë rënë, sepse të gjitha bazohen në prezumimin “imponues” se të dhënat e SKYecc janë dokumente ose . “prova dokumentn”; “prova të ftohta” apo “prova digitale” . Prokurorët sot pranojnë se ato të dhëna janë rezultate të përgjimeve. E verteta është se kapja përftimi I atyre të dhënave është kryer sipas  ndryshimeve që janë bërë në K.Pr.Penale Franceze  në vitet 2013 – 2019, por që nuk parashikohen nga legjislacioni shqiptar.

Legjislacioni shqiptar dhe jurisprudenca e deriitashme e Gjykatës  sonë Kushtetuese si dhe e GJEDNJ nuk lejon përdorimin e rezultateve të përgjimeve masive apo të atyre që kryhen nga inteligjenca sekrete, apo bazuar në metodat e saj.  Ndaj për këtë duhet të japë qëndrimin e saj Gjykata Kushteutese e cila duhet të  shprehet nëse  rezulatet e përgjimeve massive, të kryera në kundërshtim me ligjin procedurial shqiptar a përbëjnë  të dhëna të mbledhura në mënyrë të paligjshme ,sikurse parashikon neni 32 i Kushtetutës?

Gjykata Kushtetuese shpresojmë të shprehet edhe në lidhje me mandatin e autoritetve tona gjyqësore për të pëdorur transkripteve për hetimin e gjykimin e veprave penale të ndryshme nga trafiku i narkotikëve, sepse autoritet franceze kanë qënë shumë të qartë në këtë pikë.   
Sa i takon ftesës që Zoti Dumani na ka bërë për të të paraqitur “një vendim të vetëm nga gjykatat e huaja” duam të sjellim në vemendje se ne kemi paraqitur jo një, por disa vendime të gjykatave të huaja:

Vendimi i Këshillit Kushtetues Francez dhe dokumenteve shoqëruiese të tij , që është edhe vendim bazë nga autoritetit më I lartë gjyqsor i vendit të origjinës se atyre të dhënave që përcakton obligime për respektimine procesit të rrgeul;lt ligjor dhe të drejtën e mbrojtjes.

Vendimet 3 dhe 4 të dt 29 Shkurt 2024 të Seksioneve të bashkuara të  Gjykatës së Kasacionit në Italisë që ka unifikuara qëndrimin ligjor për natyrën e transkripteve si rezultate ët përgjimeve dhe të nevojës për testin ligjor të tyre, me përmbajtjen e legjislacionit vendas.

Vendim të Gjykatës së Strasbourg, mbi cështjen aplikantëve Turq të akuzuar  për terrorizëm mbiu bazën e komunikimeve në platformën e koduar BY Lock.

Vendimin e Gjykatës së Strasburg mbi cështjen “Big Brothër Ëatch” që klasifikon përgjimet masive të kryera nga inteligjenca secrete, të papërdorëshme në proceset penale.

Vendimin e GJEDNJ të dt 24/03/2024 të aplikanëtev anglezë në të cilën janë dhënë definicione të rëndësishme edhe për paligjshmërinë e fazës së idetifikimit të aboneteve të Enchro Chat si dhe të papërdorshmërisë së përmbajtjes së transkripteve

Vendimin e Gjykatës së Luksemburgut të dt 30/04/2024 e cila, në mënyrë shterruese ka përcaktuar trasksriptet si përgjime të telekominikacionit, se ato duhet të respektojë legjislacionin vendas dhe parimet ndërkombëtare për realizimin e përgjimeve si dhe  ka dhënë garanci për të drejtën e mbrojtjes  për njohjen dhe kundërshtimin e tyre, me pasojë përjashtimin nga fashikulli nëse shkelen këto të dretja të mbrojtjes , duke  sqaruar njëherë e mirë statusin legal të këtyre të dhënave duke I dhënë fuqi ligjit të vendit ku ato përdoren

Njoftojmë publikun dhe cdo të intereuar se këto vendime së bashku me spjegimet përkatëse gjenden në dosjen gjyqsore madje edhe përpara gjykatës Kushteutese.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë sesa cfarë argumentojnë këto vendime të huaja, si dhe cfarë ka thënë edhe zoti Dumani në parashtrimin para Gjykatës Kushtetuyese se ato të dhëna janë rezulatte të përgjimeve dhe vlera e tyre duhet të kushtezohet nga përmbajtja e legjislacionit Francez dhe të atij Shqiptar, pa lejuar asnjë qëndirm inferior dhe përulje ndaj çdo vendimi që nuk përputhet me legjislacioni procedurial  dhe kushtetues  në Republikën e Shqipërisë.

spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë