AKTUALITET

"Snajpera, Ak 47 dhe një mori armësh të sekuestruar!" Shkatërrimi i grupit kriminal në Kosovë dhe Shqipëri, reagojnë autoritetet nga Prishtina zyrtare

M.B. Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2024, 11:21

"Snajpera, Ak 47 dhe një mori armësh të sekuestruar!"

KOSOVA- Autoritetet e Kosovës kanë reaguar lidhur me operacionin e raportuar që u zhvillua në bashkë punim me autoritetet shqiptare. Në njoftim për shtyp thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Në njoftim shtohet se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka zhvilluar në terren një plan operativ, me ku janë kryer kontrolle në nëntë lokacione, pronë e të dyshuarve. Gjithashu autoritete e Kosovës thonë se gjatë kontrolleve janë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar, 2635 fishek /municion të modelit të ndryshëm; dy automjete dhe pajisje tjera. Po ashtu njoftimi shton se 8 persona të dyshuar janë arrestuar, 6 prej tyre nga Kosova ndërsa 2 nga Shqipëria. 

Njoftimi:

Prishtinë, 12 dhjetor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas mbi nëntë muaj hetime, shkatërruan një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, më 10 dhjetor 2024, Policia e Kosovës ka zhvilluar në teren një plan operativ, me ç’rast janë kryer urdhërkontrollë në nëntë (9) lokacione pronë e të dyshuarve.

Gjatë urdhërkontrollit në këto lokacione, përfshirë zbatimin e urdhëresave për masat e veçanta teknike të hetimit, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: Njëzet e nëntë (29) pistoleta dhe tri (3) armë të gjata të modeleve të ndryshme të konfiskuar,;  Dymijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (2635) fishek /municion të modelit të ndryshëm;  Dy automjete dhe pajisje tjera.

Tetë (08) persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, gjashtë prej tyre shtetas kosovarë, ndërsa dy prej të cilëve shtetas të Republikës së Shqipërisë. Personat e arrestuar janë: V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., B.A.

Në koordinim me PSRK-në dhe me Policinë e Kosovës më datën 11.11.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:  E.M. E.P. A.M. G. Ll. K.M. dhe T.Sh.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në prill të këtij viti, kishte pranuar informacione lidhur me dyshimet se disa persona shtetas të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, janë duke u marrë me import, eksport, furnizim, transportim, ndërmjetësim dhe shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.

Pas pranimit të këtyre informacioneve PSRK kishte autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore, me qëllim mbledhjen e provave. Nga hetimet e zhvilluara përmes masave të veçanta të hetimit janë dokumentuar raste të shitjes së armëve të zjarrit kryesisht pistoleta ‘Zoraki” të trafikuara nga Kosova drejt Shqipërisë.

Në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë dhe Prokurorinë kompetente të Republikës së Shqipërisë, hetimet janë zhvilluar në të dyja shtetet, ndërsa me datë 28.06.2024 është nënshkruar Marrëveshje për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor, mbështetur nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor. Hetimet po ashtu janë mbështetur dhe nga EUROPOL.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe shkëmbimeve të informacioneve grupet hetimore të përbashkëta kanë zhvilluar disa takime operacionale në funksion të këtij procedimi. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të vendosë për veprime të tjera, në koordinim me autoritetet kompetente të Republikës së Shqipërisë, varësisht nga raportet të cilat do të rezultojnë nga këto bastisje.

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë