AKTUALITET

Socialistët po ‘skanojnë’ rrjetet sociale për të gjetur drejtuesit e protestës

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Qershor 2026, 21:47
Socialistët po ‘skanojnë’ rrjetet sociale për të

Gazetarja Fjorela Beleshi deklaroi se protesta qytetare që ka hyrë në ditën e saj të 11-të ka shkaktuar shqetësim në radhët e Partisë Socialiste dhe të kryeministrit Edi Rama.

Në një lidhje direkte për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Beleshi tha se, sipas burimeve të saj, socialistë, deputetë dhe struktura të partisë po monitorojnë aktivitetin në rrjetet sociale për të identifikuar personat që shpërndajnë përmbajtje nga protestat dhe për të zbuluar organizatorët e tyre.

Sipas gazetares, qëndrimi i mazhorancës ndaj protestës ka ndryshuar me kalimin e ditëve, ndërsa ajo theksoi se deri tani nuk është arritur të identifikohen të gjithë personat që qëndrojnë pas organizimit të saj. Beleshi shtoi se janë përfolur disa emra si organizatorë, por këto pretendime janë kundërshtuar ose mohuar publikisht.

Ajo deklaroi gjithashtu se disa përfaqësues të protestuesve janë ftuar për dialog nga kryeministri, por nuk kanë pranuar të marrin pjesë. Sipas saj, protesta vijon të mbetet pa një drejtues të shpallur publikisht, çka e dallon nga lëvizjet tradicionale politike.

“Janë të shqetësuar socialistët për protestën, me në krye zotin Rama, duke ndryshuar narrativën që prej fillimit e deri në fund.

Fillimisht, të gjithë këta qytetarë të cilët janë në boulevard dhe poshtë zyrës së tij ishin njerëz të mirë. Sot janë budallenj, duke iu referuar fjalëve të zotit Rama, dhe janë disa elementë të cilët janë të manipuluar nga grupe të ndryshme armiq të vendit tonë, por nga ana tjetër edhe grupe brenda vendit.

Partia Socialiste është e shqetësuar jo vetëm për ndryshimin e diskursit publik dhe politik, por edhe për shkakun se tashmë, të paktën sipas burimeve të A2, të gjithë socialistët aktivë dhe jo aktivë, deputetë dhe jo deputetë, kanë hyrë imtësisht në kontrollin e çdo rrjeti social të çdo qytetari, sado aktiv që të jetë, nëse ka shpërndarë një herë protestën, kanë nisur kontroll për të parë edhe për të gjetur organizatorët. Deri më tani nuk ia kanë arritur për të gjetur të gjithë organizatorët.

Kanë munduar të spiunojnë disa emra të cilët kanë dalë, por personazhet të cilët janë bërë publike janë kundërshtuar dhe janë mohuar. I ka ftuar zoti Rama në zyrën e tij që të jenë një përfaqësi, nuk kanë pranuar dhe duket që kjo protestë që ata quajnë ndryshe, vërtetë qenka ndryshe.

Për sa i përket faktit që nuk ka asnjë lider, nuk ka asnjë tërheqje të tyre, por nuk ka deri më tani asnjë tërheqje nga ana e zotit Rama.

Pavarësisht se ditën e djeshme tha që do tërhiqemi nga ligji për investimet strategjike, edhe pse zoti Rama nuk e thotë që në këtë debat apo në këtë diskurs politik që ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian për të hequr dorë”, shtoi Fjorela Beleshi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?