SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Dritan Gjika dhe Eldi Dizdari, i cili dyshohet se ka transportuar të paktën 50 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Në 2025, media belge "GVA" i ka dedikuar Dizdarit një artikull. Në artikull flitej për ndalimin e tij nga dy oficerë policie, për shkak se po lëvizte me shpejtësi të lartë me një ‘BENZ’ luksoz në autostradën Anversw-Einthoven. Por oficerët nuk e dinin se shoferi ishte Eldi Dizdari, një nga personat më të kërkuar nga autoritetet në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë.
GVA shkruante se Denis Matoshi është një nga krerët e krimit të organizuar shqiptar që është vendosur në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas gazetës, grupi qarkullonte dhjetëra miliona, ndoshta nga trafiku i kokainës, në tregun lokal të pasurive të paluajtshme. Matoshi thuhet se është regjistruar zyrtarisht në Bluewaters Island Residences 2, në Dubai.
Në artikull vihet në dukje se ai ka kombësi belge dhe ka një fëmijë me ish-misin Suada Sherifi. GVA raportonte se ai ka qenë i martuar, ndërsa theksohet se kjo e fundit ka 9 prona në Dubai në emrin e saj, me një vlerë totale të blerjes prej 17.8 milionë euro. Media thekson gjithashtu se Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." Ai njihet edhe me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".
“Matoshi figuron edhe në dosjen e madhe të klanit asirian "Y." nga Antwerp. Matoshi në atë rast po ndiqet penalisht për korrupsion dhe përdorim të dokumenteve false. Matoshi kishte një pasaportë false dhe një kartë identiteti false, të cilën ia kishte bërë një nëpunës i korruptuar nga qyteti i Antwerp-it. Këto kontakte lidheshin nëpërmjet një anëtari të familjes Y., i cili shpesh kishte dokumente false. Në mjedisin kriminal të Antëerpenit, Denis Matoshi njihet me pseudonimin “Shqiptari i gjatë” ose "Alduth".
Kompania Bello, është një federatë prej 14 bandash shqiptare të përfshira në kontrabandën ndërkombëtare të drogës, Matoshi thuhet se kishte dërguar mijëra kilogramë kokainë në Antëerp dhe Roterdam. Për të nxjerrë ato sasi të mëdha kokaine, Matoshi thuhet se ka bashkëpunuar me kriminelë të njohur droge të Antwerpenit si Bayram Y., i cili ishte zot dhe mjeshtër në kalatën 1700 në port.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Qershor15:30
Aksident në aksin Vlorë–Panaja, një i plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë, rreth orës 13:50, në aksin “100 Vjetori” Vlor&eu...
AKTUALITET
16 Qershor15:20
Operacioni i SPAK/ Kush është Eldi Dizdari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për...
Eldi Dizdari, i njohur gjithashtu si Denis Matoshi, është një prej eksponentëve më të kërkuar nga drejtësia i p&e...
AKTUALITET
16 Qershor14:38
Skandal/ Dy ditë pa ujë, qytetarët kryejnë nevojat personale me kova dhe fuçi
Ndërsa temperaturat rriten dhe vera sapo ka nisur, banorët e Tiranës po përballen sërish me një problem që është ...
AKTUALITET
16 Qershor14:09
Paratë e drogës i investoi në Shqipëri/ Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq një shtetas e familjaren e tij
Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet ndaj një shtetasi dhe familjares së tij, pasi nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas i kishte investua...
AKTUALITET
16 Qershor13:53
GJKKO, le në burg Habilajn e Vlorës. I dënuar me 15 vite burgim për trafik droge
Është lënë në burg, Moisi Habilaj, njeriu i dënuar me 15 vite burgim, për “Trafik droge” kryer në bashk&eu...
AKTUALITET
16 Qershor13:29
Kapet në Borsh peshkaqeni "dhelpër"
Në bregdetin e jugut është raportuar një rast i pazakontë, ku në rrjetat e peshkatarëve në zonën e Borshit ka r&e...
AKTUALITET
16 Qershor13:12
Rruga “Mustafa Kacaci” në gjendje skandaloze, gropat po shkatërrojnë makinat çdo ditë
Banorët e zonës kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës “Mustafa Kacaci” në Tiran&e...
AKTUALITET
16 Qershor13:07
Banorët në Dardhë të Librazhdit vijojnë protestën: Prej 6 muajsh pa ujë të pijshëm, u detyruam të veprojmë vetë
Dy ditë pas tensioneve dhe incidenteve të ndodhura në fshatin Dardhë të Librazhdit, ku një grup banorësh shembën gardh...
AKTUALITET
16 Qershor12:45
Pronarët e tokave të Zvërnecit përfituan 20 milionë euro ulje taksash nga rivlerësimi
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi një ditë më parë se deri më tani qytetarët shqiptarë kanë përfit...