AKTUALITET

SPAK i gjen Taulant Tushës kompani ndërtimi, kontrata dhurim biznesi të vëllait, hotelin në Potam dhe apartamente

Elton Qyno Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 19:00
SPAK i gjen Taulant Tushës kompani ndërtimi, kontrata dhurim biznesi
taulant tusha

TIRANË- Një hetim pasuror i SPAK, që është hapur paralelisht me hetimin ndaj personave të arrestuar për inceneratorin e Tiranës, mes të cilëve është dhe Taulant Tusha, njeriu i besuar i Erion Veliajt, ka zbuluar fijet e zyrtarit dhe familjarëve të tij në disa prona të rëndësishme në Tiranë dhe jo vetëm.

Nëse ish-drejtori i shitjeve në Ujësjellësin Tiranë, Elvin Tivari shfaqet si pronar tek hotel ‘La Brisa’ në Dhërmi, së bashku me vëllanë e kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malaj, prapa me pasuri hotele, ferma, biznese, apartamente e makina luksoze, nuk mund të mbetej Taulant Tusha.

Ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë Tiranë ka zgjeruar pasurinë e tij, duke e vënë në emër të vëllait një seri biznesesh të suksesshme dhe regjistruar pasuri në apartamente në Tiranë.

SPAK ka zbuluar se në emër të vëllait të Taulant Tushes, Sokol Tushe, është një nga hotelet me luksoze në zonën e Potamit në Himarë, ‘Rapo So’.

Hapja e këtij biznesi hotelerie në Himarë është kryer në 21 dhjetor 2022, periudhë kjo kur përkon me suksesin në ngritje të Taulant Tushes në bashkinë e Tiranës.

Në këtë biznes, vëllai i Taulant Tushes, Sokoli ka 40 për qind të aksioneve të hotelit.

Ndërsa 40 për qind zotërohen nga Thanas Rapo, një biznesmen me lidhje të ngushta në bashkinë e Tiranës dhe pjesa tjetër prej 20 për qind zotërohet nga Besarta Dika, e cila kontrollon 60 për qind të aksioneve të kompanisë së sigurisë ‘Advanced’, në të cilën ka punuar si inxhinier elektrik dhe Taulant Tusha.

Hetimi ka zbuluar se në emër të Taulant Tusha, janë regjistruar dy apartamente në Tiranë, një automjet me vlerë mbi 30 mijë euro dhe një sasi e vogël parash në llogaritë bankare.

Ndërsa fijet e Tushes, shtrihen dhe tek një biznes agro-turizëm në Kashar, i regjistruar në emër të vëllait të tij, Sokol Tusha, biznes i cili është hapur në 9 janar 2019.

Ky investim në asete fizike të fermave bujqësore kap vlerën prej 374 mijë euro, por 196 mijë euro Sokol Tusha, i ka marrë nga projekti IPARD në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural.

SPAK ka ngritur dyshime të forta se hija e ish-drejtorit të bashkisë Tiranë, Sokol Tusha, qëndron dhe tek aksionet e kompanisë së ndërtimit ‘Jon Konstruksion’.

Kjo është një kompani ndërtimi që është hapur në 2 tetor 2020 nga biznesmeni Thanas Rapo dhe Arben Maloku, kryetar i Njësisë Administrative në Zall Herr pranë bashkisë Tiranë.

11 ditë më vonë nga hapja e kompanisë Thanas Rapo dhe Arben Maloku paraqiten tek noterja Rezarta Koçi,duke ja dhuruar 33 për qind të kompanisë Bardhok Lleshit nga Mirdita. Një dhurim i çuditshëm dhe aspak i justifikuar nga tre protagonistët.

Por dy vite më pas kontratat e dhurimit janë shkëmbyer, pasi siç mëson ‘Ora Neës’ zyrtari i Bashkisë Tiranë, Arben Maloku dhe Bardhok Lleshi, në 10 shkurt 2022 ja dhurojnë 66 për qind të kompanisë së ndërtimit ‘Jon Construksion’ Sokol Tusha, vëllait të Taulant Tushës.

Ky dhurim është i pajustifikuar, por që nga kjo datë dhe në vijim Sokol Tusha vijon të jetë pronari kryesor i kësaj kompanie ndërtimi, së bashku me aksionerin tjetër Thanas Rrapo.

Gjithashtu një tjetër kompani që merret me tregtimin e xhamave dhe ndërtimin e fasadave të xhamit është ‘Glas Construction’ në Tiranë, e cila fillimisht është zotëruar nga Llambi Roçi dhe Besim Roçi.

Por në 21 shkurt 2021, të dy këta persona kanë vendosur t’ia lenë kompaninë Sokol Tusha, vëllait të ish-zyrtarit të Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha.

Kompania është shitur për një çmim qesharak prej 333 mijë lekë të vjetra dhe prej kësaj date e në vijim, Sokol Tusha, vijon të qëndrojë pronar i këtij biznesi.

spak taulant tusha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë