AKTUALITET

SPAK mbaron punë me grupin “Çopja”/ Akuzat e rënda për 34 të pandehurit (emrat)

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2025, 10:45
SPAK mbaron punë me grupin “Çopja”/ Akuzat e rënda

Pas 15 muaj hetime, prokuroria e posaçme SPAK i ka dhënë fund çështjes penale me Nr.75/3 që bën fjalë për aktivitetin kriminal të të grupit që drejtohej nga dy vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja.

Mbyllja e kësaj dosje penale dhe dërgimi i 34 të pandehurve në gjyq për një seri akuzash të rënda, u diskutua dy ditë më parë dhe në procesin gjyqësor “Plumbi i artë”, ku njëra nga avokatet kërkoi largimin nga seanca gjyqësore pasi duhet të ishte e pranishme në komunikimin e akuzës për Altin Ndocin.

Kjo është organizata e parë kriminale që SPAK çon për gjykim. Janë plot 34 të pandehur, mes të cilëve dy vëllezërit “Çopja”, ku njëri ndodhet në kërkim dhe tjetri i arrestuar në Belgjikë.

Kurse personat e tjerë janë anëtarët të grupit të drejtuar nga dy vëllezërit, ku mes të pandehurve është dhe Pajtime Fetah, ish-gjyqtarja e gjykatës së Elbasanit.

Pak ditë më parë Pajtime Fetah, u paraqit në SPAK, duke u akuzuar për veprën penale të korrupsionit. Ndërsa të pandehurve të tjerë u është komunikuar akuza në ditë të ndryshme.

Kjo dosje është një ndër më voluminozet që SPAK ka dorëzuar në gjykatë, duke çuar të pandehurit për disa krime të rënda, si vrasje të ndodhura në segmentin rrugor Elbasan-Peqin, sigurim I kushteve për të vrarë, Erion Alibej, Nuredin Dumanin.

Vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit e deri tek vrasja e Klevis Kapllanit në Sinaballaj të Rrogozhinës. Mes akuzave që ka ngritur prokuroria është dhe ajo e Pastrimit të produkteve të veprave penale e deri tek, korrupsioni e të tjera.

Pritet që tashmë çështja të çohet në gjykatë, ku do i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor.

Kjo dosje zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay, vrasjen e Klevis Kapllanit, atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja raporton “Syri TV”.

Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat.

Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit. Dyshja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetah që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete, e cila është motra e Regis Runajt.

Sipas SPAK, vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre. Gjatë operacionit janë sekuestruar 1 mln euro kesh dhe 42 pasuri, mes tyre prona e llogari bankare.

Vetë Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet në Dubai.

Lista e personave të pandehur:

1. Franc Çopja alias Bako

2. Hajdar Çopja alias Bako

3. Mikael Kamami alias Qosja

4. Talo Çela

5. Ardjan Çollaku alias Subashi

6. Altin Ndoci

7. Arzen Mama

8. Eljo Bitri

9. Maksim Koçi

10. Dashnor Dumani

11. Ado Xhika

12. Arzen Çopja

13. Xhimi Hoxha

14. Guri Biba

15. Leonardo Ramani

16. Ervis Daka

17. Flobenc Meçja

18. Altin Kamami

19. Martin Musaj

20. Agustin Çinari

21. Arben Lamçja

22. Arjan Ormenaj

23. Dorian Dyli

24. Maklen Mici

25. Bashkim Lika

26. Klajdi Merkaj

27. Armis Stafa

28. Renato Musaku

29. Rexhino Doçi

30. Matilda Hoxholli

31. Pajtime Fetah

32. Denada Toda

33. Klodian Sinameta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë