AKTUALITET

“Suel Çela lëviz lirshëm në rrugët e Elbasanit”, vëllai i Nuredim Dumanit dëshmi tronditëse: SPAK lëshoi urdhër për arrestimin e Taulant Ballës, por...

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 19:23
“Suel Çela lëviz lirshëm në rrugët e

"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu e nis rrëfimin e tij Fitim Dumani, në pjesën e dytë të intervistës së dhënë për Ma Shqip me Flamur Vezaj.

Sipas Dumanit, Taulant Balla e mbron Suel Çelën dhe derisa të jetë Balla në politikë, Çela nuk arrestohet, pasi lëviz lirshëm në rrugët e Elbasanit. Ai thotë se kur doli urdhër-arresti për Çelën, u lëshua edhe për Ballën, por çuditërisht ai urdhër u tërhoq nga SPAK. Ndërsa shton se Suel Çela u filmua nga dy motra në Elbasan, edhe pse ishte në kërkim, dhe iu dërgua Nuredin Dumanit në burg foto e video, të cilat – sipas tij – i ka edhe SPAK, por nuk vepron.

Ai tregon për Ma Shqip edhe për tentimin që Emiljano Shullazi ka bërë brenda në burg për ta bërë të heshtë vëllain e tij:

“E di që në burg, Emiljano Shullazi ka kërkuar takim me mua dhe vëllain në 313, ku do ndaleshin kamerat që të bëhej takimi, pasi Shullazi ofronte 700 mijë euro që Nuredini të tërhiqte dëshminë për Suel Çelën dhe Gent Sharrën. Këto para do paguheshin 500 mijë euro nga Suel Çela dhe 200 mijë nga Gent Sharra. Por nuk u bë takimi se e kuptuan se kishim njoftuar SPAK,” – tha Dumani, duke shtuar se edhe sot ka plot oferta nga kriminelë e grupe të caktuara me para që vëllai të heshtë.

Nuredin Dumani tregon edhe njohjen që Ilir Meta, sot në burg, ka me Xhevdet Troplinin, i njohur si Poja, një personazh i njohur i botës së krimit. Ai tregon një episod ku ka qenë vetë prezent gjatë fushatës 2017, kur Meta ishte President, dhe erdhi në një darkë festive të organizuar nga Poja, ku presidenti i Shqipërisë në atë kohë u detyrua të ngrihet e të kërcejë.

Duke shtuar këtu se vrasësi i Aleksandër Ndokës nuk është Durim Bami dhe as urdhër-dhënësi, pasi atë urdhër e ka dhënë një personazh i njohur i politikës që sot ndodhet në burg:

“Ngatërrojnë kot Durim Bamin. Vrasjen e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-deputetit të PS, e ka urdhëruar një ish-zyrtar i lartë i shtetit që sot ndodhet në burg.”

Nga ana tjetër, ai tregon edhe për faktin se si Poja, me ndërhyrjet e tij, i kishte mbyllur dosjen e Fitim Dumanit për blerjen e votave për LSI në vitin 2017. Sipas Dumanit, i vëllai nuk ka bërë asnjë vrasje për Pojën, por i ka siguruar makinën dhe armën Fatmir Troplinit, i njohur si Miri i Pojës, i cili ka vrarë kunatin e Lul Berishës, Mond Çeçiqin.

Po Miri i Pojës – shton ai – ka vrarë edhe Mond Harizajn (“Faqe Djeguri”), si dhe ish-agjentin e policisë në atentatin në Sukth.

Gjithashtu, Dumani tregon edhe ku i ka çuar vëllai i tij paratë e vrasjeve dhe lidhjet me Bajrat e Shkodrës, duke hedhur akuza ndaj Behar Bajrit si të pabesë dhe mashtrues. Ai flet edhe për Vis Maitinajn, Eldi Dizdarin, vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, Erjon Alibeajn e Talo Çelën.

Ndërkohë hedh hije dyshimi për SPAK pse ka larguar nga mbrojtja e dëshmitarëve Klevis Allën, personin e përfshirë në vrasjen e katërfishtë në Durrës. Ndërsa flet edhe për vrasjen e Bujar Çelës, që sipas tij është bërë pa para, por ndryshe rezulton në dosje.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë