
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar një zgjidhje politike për situatën e tensionuar në vend, duke e cilësuar largimin e kryeministrit Edi Rama si domosdoshmëri për rikthimin e paqes sociale.
Në një qëndrim në rrjetet sociale, Tabaku akuzoi qeverinë se po nxit përplasjen mes qytetarëve, bizneseve dhe policisë, në vend që të adresojë shqetësimet e studentëve dhe krizën që po përjeton ekonomia dhe shoqëria shqiptare në tërësi.
“ U bë dita e tretë që kryeministri, si lugat, del që në të gdhirë e më pas zhduket dhe flet për djegien e biznesit. Ata që e kanë djegur biznesin dhe kanë shkretuar Shqipërinë janë atje sot, duke e mbajtur pushtetin me zor. Shqipëria ka nevojë për një paqe sociale të re, ka nevojë për një zgjidhje politike, ka nevojë për largimin e Edi Ramës. Këto janë kërkesat e studentëve, këto janë kërkesat e biznesit”, u shpreh Tabaku.
Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se qeveria ka përgjegjësi për mbylljen e bizneseve vendase dhe shtimin e vështirësive për sipërmarrësit shqiptarë.
“Ata që sot qajnë me lot krokodili, sikur u dhimbset biznesi, e kanë shkretuar biznesin vendas. Kanë sjellë 18 ligje me porosi, kanë vendosur TVSH-në për këto biznese të vogla, i kanë mbyllur ato masivisht dhe i kanë detyruar të emigrojnë”, u shpreh ajo.
Tabaku nënvizoi se bizneset nuk duhet të shihen si kundërshtare të qytetarëve, pasi përbëjnë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe nuk duhet të bëhen pjesë e një përplasjeje që rëndon më tej situatën në vend.
““Bizneset janë me qytetarët. Bizneset nuk duhen prekur. Bizneset duhen mbrojtur si shtylla kryesore e ekonomisë së Shqipërisë”, u shpreh Tabaku, duke nënvizuar se përgjigjja ndaj situatës nuk duhet të jetë përplasja mes qytetarëve dhe sipërmarrjes, por largimi i qeverisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
17 Tetor12:03
Çohuni nga kafja/ Nis protesta edhe në Elbasan, të rinjtë marshojnë në bulevard
Të rinjtë në Elbasan kanë nisur ditën e tretë të protestës, duke marshuar nga sheshi kryesor përgjatë gjith&eu...
AKTUALITET
17 Tetor11:48
Përplasje në protestën në Durrës/ Policia nis shoqërimet me dhunë
Protesta e studentëve dhe të rinjve në Durrës është shoqëruar me tensione dhe ndërhyrjen e forcave të policisë...
AKTUALITET
17 Tetor11:32
Protestuesi apel policisë: Ju lutem hiqni kapelen, ta largojmë Ramën!
Një i ri, 16-vjeçar i cili ka dalë në protestën para ministrisë së Arsimit, iu drejtua forcave të policisë që...
AKTUALITET
17 Tetor11:10
Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë/ Qytetarët përleshen me policinë
Situata është tensionuar në Vlorë, ku protesta kundër Muzeut Hebraik ka përshkallëzuar, duke sjellë përplasje mes...
AKTUALITET
17 Tetor11:03
Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit
Ka nisur marshimi i studentëve të Mjekësisë në Tiranë, të cilët ndodhen aktualisht në zonën e 9-katëshe...
AKTUALITET
17 Tetor10:53
Revolta e rinisë/ BIRN: “Duart e huaja”, alibi e Ramës për shmangien e përgjegjësisë politike
Ndërsa protestat e studentëve dhe të rinjve janë përshkallëzuar në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka faj...
AKTUALITET
17 Tetor10:36
Vetoja që rrezikon integrimin e Shqipërisë/ DW: Vendet anëtare po bllokojnë gjithnjë e më shumë zgjerimin
Shtetet anëtare të BE-së po i vënë veton gjithnjë e më shumë procesit të pranimit të vendeve kandidate. Shpe...
AKTUALITET
17 Tetor10:30
Jo vetëm Tirana/ Nga jugu në veri, rinia shqiptare në revoltë! Çfarë ndodhi dje në kryeqytet dhe rrethe
Vendi prej 4 ditësh është përfshirë nga protesta masive në të gjithë vendin, ku protagonistë këtë her&e...
AKTUALITET
17 Tetor10:09
U arrestuan dita e dytë të protestës studentore, jepet sot masa e sigurisë në Gjykatën Penale
Në Gjykatën Penale po zhvillohen seancat për caktimin e masave të sigurisë për personat e arrestuar gjatë ditës së...