
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një seri takimesh me anëtarë të United States Congress.
Ata u takuan me kongresmenët Keith Self, Jeff Sessions, John Moolenaar dhe Robert Aderholt, me të cilët u diskutuan çështje kyçe që lidhen me demokracinë, ekonominë dhe sigurinë në Shqipëri dhe rajon.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se në qendër të bisedave kanë qenë tre shqetësime kryesore. Së pari, ndikimi i grupeve kriminale në politikë dhe në proceset zgjedhore, duke nënvizuar se lufta reale kundër krimit të organizuar është parakusht për funksionimin e shtetit ligjor dhe për zgjedhje të lira e të ndershme.
Së dyti, ajo ka ngritur problematikën e klimës së biznesit, duke theksuar se mungesa e institucioneve të forta dhe zbatimi selektiv i ligjit e bëjnë Shqipërinë pak tërheqëse për investitorët europianë dhe amerikanë. Pa sundim të ligjit dhe garanci institucionale, investimet serioze dhe afatgjata shmangin vendin.
Së treti, Tabaku ka vënë theksin tek siguria e investimeve kritike dhe e infrastrukturës strategjike, duke e lidhur analizën dhe kontrollin e investimeve të huaja me forcimin e ekonomisë dhe të sigurisë kombëtare. Sipas saj, ekonomia nuk është vetëm çështje zhvillimi, por edhe një element thelbësor i sigurisë.
Deputetja e PD-së ka rikujtuar se këto çështje janë reflektuar edhe në nismat e saj parlamentare, përfshirë propozimin për analizën e investimeve të huaja, i cili është refuzuar nga qeveria. Sipas Tabakut, kjo nismë nuk është politike, por një nevojë imediate për të frenuar investime që mund të dëmtojnë interesin publik, konkurrencën e ndershme dhe sigurinë e vendit.
Vizita në SHBA dhe takimet me kongresmenë amerikanë, sipas saj, synojnë forcimin e bashkëpunimit me partnerin strategjik dhe ndërkombëtarizimin e shqetësimeve reale mbi demokracinë, ekonominë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri.
Artikuj te sugjeruar
Nga Xhuljan Ferzaj
AKTUALITET
4 Shkurt10:43
Ekzekutuan “Padronin” e drogës, Behar Sofian, gjykata jep 127 vite burg për autorët
Paraditen e sotme Gjykata e Lartë dha vendimin për pesë autorët që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, n...
AKTUALITET
4 Shkurt10:25
Gaz Paja tërhiqet nga statusi i “investitorit strategjik”/ Ngrihen dyshime se u përdor si prestanome për projektin 14 milionë euro në Dhërmi
Aktori i ''Portokallisë'', Gazmend Paja ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë, me të cilin fitoi statusin e “investi...
AKTUALITET
4 Shkurt10:17
Hodhi pakon e kokainës nga makina për ti shpëtuar policisë, gjykata italiane merr vendimin për shqiptarin
Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar të arrestuar më 17 janar në Ferro...
AKTUALITET
4 Shkurt09:48
“Relatori Sandër Beci i vendosur nga PS, u merrte 300 euro studentëve”, Almer Toska: Një gjyqtar ka firmosur në kafe, presion nga grupi i Ballukut
Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste.
Ai theksoi se një gjyqtar ka firmosur vendime në kafe, përb...
AKTUALITET
4 Shkurt09:16
'Rruga e amortizuar prej vitesh', banorët e fshatit Gjerbës: As fëmijët nuk vijnë të na vizitojnë
Fshati Gjerbës në bashkinë Mallakastër po përballet me një problem serioz të infrastrukturës: mungesën e rrug&eum...
AKTUALITET
4 Shkurt09:14
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj.
Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimi...
AKTUALITET
4 Shkurt09:00
Vrasja e Mondi Mëhallës, vëllai: Ortaku nuk ka lidhje me krimin, ne e konsiderojmë si vëllain tonë
Aldo Buzhani, vëllai i viktimës Mondi Mëhalla, është marrë në pyetje për herë të dytë nga autoritetet h...
AKTUALITET
4 Shkurt08:27
Human Rights Watch kritikon Italinë për refugjatët në Gjadër: Model represiv!
Italia ka ndjekur një model shtypës të kontrollit të imigracionit, i cili përfshin ndalimin e migrantëve në Shqipëri n...
AKTUALITET
4 Shkurt08:21
BIRN: Ndotja e ajrit, një vrasës i heshtur në qytetet shqiptare
Qytetet më të mëdha të vendit përballen me nivele të larta ndotjeje të ajrit, por mbeten pa sisteme funksionale për ma...