‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...

TIRANA- Pagesat buxhetore nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave ndaj Kompanisë Integrated Energy BV SPV e kontraktua nga qeveria për të ndërtuar një incenerator për djegien e mbetjeve në landfillin e Sharrës po vijojnë. Nga fillimi i janarit deri më datën 13 shtator, sipas të dhënave të Open Data Albania (transaksionet e thesarit) buxheti 2024 pagoi ndaj Integrated një shumë prej 1,041,300,047 lekësh (10 milionë euro).
Të dhënat tregojnë se pagesat ndaj inceneratorit po intensifikohen. Deri në 24 korrik ishin paguar 7 milionë euro, ndërsa në vetëm 40 ditë janë paguar edhe 3 milionë euro të tjera duke e çuar financimin e buxhetit të shtetit në total për këtë objekt mbi 7,2 miliardë lekë (72 milionë euro). Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.
Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare. P.sh. siç tregohet nga tabela e mëposhtme me datën 28 gusht, Bashkia e Tiranës ka paguar 145 milionë lekë ose 145 mln euro në një ditë ndaj Integrated.
Një nga faturat ka këtë përshkrim: ”Bashkia Tiranë likuidim për depozitim mbetje urbane, inerte, ndërtim landfilli incenerator dhe rehabilitim i kontratës në vazhdim. Situacion mars 2024 nr.1158/2024. Fatura nr 1157/2024 dt 14.062024”. Çështja e inceneratorit ka marrë përmasat e një investimi korruptiv që ka çuar prapa hekurave të burgut një seri zyrtarësh të lartë. Sipas të dhënave nga bilanci më 2022 kompania që menaxhon inceneratorin, integrated Energy BV SPV siguroi një fitim prej 685 milionë lekësh. Norma e fitimeve para taksave ishte 41 për qind, ndërsa në vitit 2021 ishte 48 %.
Sakaq transporti i plehrave nga Kavaja dhe Durrësi drejt Tiranës i ka vënë bashkitë bregdetare ne vështirësi, pasi po çojnë për shërbimet e pastrimit pjesën më të madhe te të ardhurave të veta teksa në horizont nuk ka asnjë zgjidhje të re për çështjen e menaxhimit të mbetjeve në zonën me të populluar të vendit. Aktualisht inceneratori i Tiranës administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, e cila ende nuk ka dorëzuar bilancin e shoqërisë për vitin 2023 në QKB edhe pse kanë kaluar afatet./ Monitor
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, dhe vran&eum...
Laguna e Nartës LAGUNA E NARTËS- Laguna e Nartës, që vlerësohet nga biologët si ndër zonat natyrore të paprekura t...
Aurel Zarka TIRANË- Disa prokurorë dhe gjyqtarë, që janë pjesë e organikës së SPAK dhe gjykatës së Posa&c...
Zjarr KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen nr.3 në Korç&...
Foto ilustruese ANGLI- Një operacion antidrogë është zhvilluar së fundmi në Winsford në Angli ku u bë zbulimi i&nbs...
Aksidenti PUKË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Pukë. Për shkak të askidenti...
Aksident ELBASAN- Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Peqin. Mësohet se aksid...
Ilir Kupa TIRANË- Pjesëtari i bandës së "Babagjyshëve", Ilir Kupa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë, ku ...
TIRANA- Ish-drejtuesi i Forcave Operacionale Oltian Bistri dhe familjarë të tij i janë drejtuar me një rekurs Gjykatës së Lart&e...
PUKË- Një aksident fatal ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në v...