AKTUALITET

Të gjithë drejt Europianit, rriten 60% daljet e shqiptarëve nga Rinasi në qershor

n.f Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 07:40
Të gjithë drejt Europianit, rriten 60% daljet e shqiptarëve nga
Foto ilustruese

TIRANË- Atmosfera në Rinas ishte jashtë normales në qershor. Tifozë të shumtë u nisën për të mbështetur Kombëtaren në Gjermani, të shoqëruar me muzikë, apo me qeleshe në kokë.

Të dhënat zyrtare nga Tirana International Airport (TIA) bënë të ditur se nga data 1-20 qershor janë shënuar 662 mijë dalje të shtetasve shqiptarë nga Rinasi, me një rritje të fortë prej 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose rreth 256 mijë persona më shumë.

Të dhënat nuk përfshijnë datën 24, kur u luajt ndeshja Shqipëri-Spanjë. Në krahasim me pesë mujorin, rritja e daljeve të shtetasve shqiptarë është e dukshme dhe lidhet direkt me interesin e lartë për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares.

Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se për periudhën janar-maj, daljet e shtetasve shqiptarë u rritën me rreth 20%, tendencë që ishte pothuajse e njëjtë për çdo muaj nga janari deri në maj.

Nëse kjo tendencë do të vijonte dhe në qershor, pra me një rritje prej rreth 20%, do të kishte rreth 175 mijë dalje më shumë të shtetasve shqiptarë, ndërkohë që realisht ishin rreth 256 mijë persona më shumë që dolën jashtë vetëm përmes ajrit.

Pra nga të dhënat rezulton se janë rreth 85 mijë shtetas më shumë që udhëtuan jashtë, pjesa më e madhe e të cilëve ndoqën dy ndeshjet e Kombëtares me Italinë dhe Kroacinë.

Kampionati Europian, zhvendos konsumin por nuk e rrit atë

Pritshmëria apo perceptimi i përgjithshëm është që gjatë kompeticioneve të mëdha sportive, alkooli do të derdhet “lumë” e festa për skuadrat e zemrës do të nxisë më shumë konsum, por në realitet ky kampionat është i zbehtë. Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, Enri Jahaj, tha për “Monitor” se konsumi aktualisht nuk ka ndryshuar në raport me periudhën para kampionatit.

“Perceptimi është që konsumatorët apo klientët janë të njëjtët, nuk është se janë rritur, madje do thosha që ka ndodhur zhvendosja e tyre nga baret tek ato që janë ngritur si ‘Fan Zone’. Pra alkooli që konsumohej në bare nga një pjesë e këtyre klientëve, tani konsumohet në këto zona të posaccme”, – shprehet Jahaj.

Ai vlerëson se sjellja e konsumatorit shqiptar udhëhiqet nga fuqia e ulët blerëse dhe hapësira e kufizuar për këto lloj shpenzimesh e bën konsumin të mos luhatet nga efekti i turneve sportivë.

“Duhet të themi që ne nuk kemi një konsumator të pasur, përkundrazi është një konsumator me fuqi blerëse të kufizuar për këtë lloj shpenzimi.

Baret dhe restorantet angazhohen, apo dhe investojnë për evente të tilla, për të ofruar një përvojë sa më të mirë për klientët, por panorama është e qartë dhe ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të ketë ndonjë ndryshim nga normaliteti që kemi zakonisht”.

Aktualisht, konsumi në bare dhe restorante duket se mbetet pa ndonjë rritje të dukshme, duke konfirmuar një sjellje kursimtare jo vetëm të klientëve, por një efekt thuajse anemik edhe të sektorit të turizmit, që aktualisht sipas shifrave të hyrjes së vizitorëve duket të kishte ndikim më të qartë”./ Monitor

euro 2024 rinas shqiptare

Artikuj te sugjeruar

n.f AKTUALITET 29 Qershor07:38

Më pak dhe më të plakur

Foto ilustruese TIRANË- Në dekadën e tretë të tranzicionit 2011-2023, kur supozohet që vendi ka kaluar emergjencën pas r...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë