INVESTIGIME

“Të marr peng, të fus në bagazh” Nga kërcënimi i gazetarëve tek lidhjet me pushtetin: Kush është Mired Reçi dhe lidhja me Ballukun

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 12:55
“Të marr peng, të fus në bagazh”  Nga

Personi që u përmend si kërcënues i gazetarit të “Piranjave” nuk është aspak një emër i panjohur. Ai është Mired Reçi, djali i tezes së zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nepotizëm dhe pushtet

Në sajë të lidhjeve të ngushta familjare me një nga figurat më të fuqishme të qeverisë, Mired Reçi ka arritur të sigurojë një post të rëndësishëm si Këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, Ceno Klosi. Ky pozicion i jep atij akses të drejtpërdrejtë në një nga institucionet kyçe të kontrollit financiar në vend.

Kompanitë familjare dhe konfliktet e interesit

Por aktiviteti i tij nuk mbyllet këtu. Dokumentet tregojnë se Reçi ka qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.

Këto kompani kanë qenë subjekte të mundshme kontrolli nga administrata tatimore. Por fakti që njëri prej aksionerëve ishte njëkohësisht këshilltar në vetë Drejtorinë e Tatimeve hedh hije të forta dyshimi për konflikt interesi dhe shmangie të mundshme nga kontrolli ligjor.

Nga biznesi në kërcënime mafioze

Skandali merr përmasa edhe më të rënda pasi i njëjti person, që gëzon mbrojtje nga pushteti, përmendet si autor i kërcënimeve të tipit mafioz ndaj një gazetari: “të marr peng, të fus në bagazh”. Ky reagim, në vend të një përgjigjeje publike mbi pyetjet legjitime për trajtimin e punonjësve të thjeshtë, tregon kulturën e arrogancës dhe abuzimit me pushtetin.

Heshtja e institucioneve

Edhe pse bëhet fjalë për një ngjarje me pasoja të rënda për lirinë e medias dhe  Edon Kuqi, gazetari kishte shkuar per ti drejtuar pyetje Refik Halilit dhe Sinan Idrizit, aksionerin kryesor të kompanisë Air Albania.Sinan Idrizi u përball me mikrofonin e gazetarit, i cili e pyeti mbi largimin nga puna të dy sanitareve të kompanisë, të cilave nuk u ishin paguar as sigurimet shoqërore. Kaq mjaftoi që situata të precipitonte në dhunë dhe kërcënime. Por edhe pse e dokumentuar si ngjarje, deri më tani Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret. Heshtja ngre dyshime të forta se pushteti po përdoret për të mbrojtur njerëzit e lidhur me qeverinë nga hetimet.

*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë