INVESTIGIME

Tarifat abuzive në parkingun e QSUT, u arkëtuan 1.5 mln euro, por u investuan vetëm 123 mijë euro. Ku shkojnë lekët e mbledhura?

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 22:26
Tarifat abuzive në parkingun e QSUT, u arkëtuan 1.5 mln euro, por u

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi historikut, fillimisht në këtë zonë nuk kishte asnjë spital, por një shtëpi që shërbente për të mjekuar të sëmurët.

Gjithçka ndryshoi me kalimin e viteve, qendra u zgjerua dhe në këtë kampus u krijuan 5 spitale, të cilat më pas do të përbënin QSUT-në, e cila mori këtë emër zyrtar në vitin 1993.

Në një Shqipëri nën diktaturë, apo e sapo dalë prej saj, askush nuk mund ta parashikonte që për të bërë qendrën spitalore sa më të përshtatshme për pacientët, do të duheshin vende për parkimin e automjeteve sepse makinat në ato vite numëroheshin me gishtat e dorës.

Ndërsa sot, 32 vjet më pas, spitali “Nënë Tereza” përballon çdo vit vizita për afërsisht 500 mijë pacientë dhe brenda territorit të tij hyjnë mesatarisht 4000 mjete në ditë.

Lejimi i automjeteve përtej kapacitetit të vendeve të parkimit bën që shpesh në trafikun që krijohet nga makinat e shumta, të presin ambulancat.

Në fakt, problemi i kaosit me oborrin e brendshëm të Qendës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka qenë i përhershëm, madje disa herë ministrat e shëndetësisë bashkë me kryeministrin janë përpjekur që ta stabilizojnë këtë hapësirë.

Hapësira e QSUT-së u konsiderua si e zaptuar nga çibanët, ndaj në mesin e vitit 2014, Ministria e Zhvillimit Ekonomik nisi një aksion për nxjerrjen jashtë hapësirave të spitalit të bareve, restoranteve, farmacive, dyqaneve të veshjeve dhe ushqimoreve, që kishin rrethuar kudo spitalin.

Një aksion ky për t’u duartrokitur! Ashtu siç është për t’u duartrokitur edhe vendosja e traut në vitin 2013, me synim reduktimin e fluksit të automjeteve, që pa asnjë motiv parkonin apo thjesht për t’i rënë shkurt, kalonin përmes QSUT-së.

Asokohe, tarifa për hyrjen e automjeteve në QSUT u bë 100 lekë për 24 orë dhe shërbimi ofrohej nga një kompani private.

Ndërkohë, një pjesë e të ardhurave nga parkingu u vendos që të investoheshin për ta bërë sa më të të aksesueshme hapësirën 10 mijë metra katror të oborrit të spitalit.

Kjo vazhdoi për disa vite, derisa me një vendim të marrë në nëntor të 2018-ës nga Këshilli i Ministrave, menaxhimi i hapësirës së parkingut iu dha Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Në këtë vendim njoftohet: “kalimi në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, të një pjese të oborrit të brendshëm të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Tiranë, me sipërfaqe 10 457 m2, me qëllim shfrytëzimin për parkim, përmirësimin e infrastrukturës së jashtme urbane dhe pritëse, si dhe menaxhimin cilësor të shërbimeve publike, që do të zhvillohen në këtë sipërfaqe.”

Por ky akt, u shoqërua me një rritje drastike të çmimeve për të afërmit e pacientëve, që janë të detyruar ta kalojnë ditën brenda ambienteve.

Për ta bërë sa më të qartë, Çmimi i parkimit në Spitalin Nënë Tereza u rrit nga 100 lekë për 24 orë, në 100 për 2 orë dhe për çdo orë më shumë përtej kësaj fashe do të shtohet me 100 lekë në orë.

Në kontratën e firmosur mes QSUT-së dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ngarkohej Agjencia Ekonomike Mbështetëse për të bërë menaxhimin e parkimit.

Dhe këtu kemi dy shkelje:

1. Vendimi i Këshillit të Ministrave ngarkon për menaxhimin e parkimit vetë Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe jo një kompani që zotërohet nga ky entitet.

2. Vetë Agjencia Ekonomike Mbështetëse nuk ka në objektin e aktivitetit të saj menaxhimin e parkimeve, fakt që verifikohet lehtësisht dhe në ekstraktin e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Por pavarësisht kësaj, të ardhurat nga parkimi në QSUT përbëjnë buxhetin kryesor të kësaj Agjencie. Për vitin 2023 të ardhurat nga QSUT ishin 1.32 milionë euro ku 55% të tyre, 753 mijë euro i ka marrë Agjencia Ekonomike Mbështetëse, e cila ka siguruar një fitim prej 181 mijë euro.

Se përse duhet që një agjenci të marrë paratë që jepen nga pacientët e sëmurë dhe familjarët e tyre për të zhvilluar projekte dhe aktivitete në fusha të tjera kjo është në vizionin e qeverisë...

...por duam të kuptojmë diçka tjetër. Përse Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Qendra “Nënë Tereza” nuk i kanë përmbushur detyrimet e vendimit të qeverisë për të investuar në infrastrukturën e oborrit të spitalit!

Në marrëveshjen e vitit 2018-të konstatohet se 42% e të ardhurave nga parkimi do të shkojë për investimet në infrastrukturën në rrugët e brendshme, vend parkimet, trotuaret, ambientet e gjelbra, ndriçimi rrugor, pedonale, duke përfshirë dhe investime madhore dhe 3% për edukimin e stafit të QSUT.

QSUT ka arkëtuar 536 mijë euro në vitin 2019, por destinacioni se ku kanë shkuar këto para nuk dihet, pasi në infrastrukturën e oborrit të saj nuk është bërë asnjë investim, madje ka mungesa të theksuara në sinjalistikën orientuese.

Mungesa e investimeve ka vazhduar përgjatë gjithë viteve, madje në një përgjigje të dhënë, vetë QSUT pranon se investimet e realizuara janë më të ulëta se detyrimet që jepte qeveria.

Gjithsej për 3 vitet 2019, 2020 dhe 2021 janë investuar 123 mijë euro, nga 1.5 milionë euro të arkëtuara nga parkimi. Pra as 10% e detyrimit!

Nisur nga kjo situatë, Këshilli i Ministrave e ndryshon sërish vendimin dhe lejon që 20% e të ardhurave të parkimit të shkojë për këtë qëllim. Por sërish investimet e realizuara në këtë periudhë janë modeste. Për vitin 2022 dhe 2023 janë 6.500 euro dhe për vitin 2024, 54 mijë euro.

Për të mos i rënë aspak gjatë, vendimi i qeverisë nuk është zbatuar as edhe një ditë të vetme...

Dhe për këtë, do të duhet të mbanin përgjegjësi me radhë drejtuesit e QSUT-së, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ministrat e Shëndetësisë. Të gjithë këta aktorë, iu kanë marrë para pacientëve për t’i ofruar një shërbim më të mirë... 

Gjë që nuk ka ndodhur. Por kjo nuk e ka penguar kryeministrin Rama, të bënte të tjera premtime.

Si ai i bërë në nisje të këtij viti, ku u njoftua Investimi në një parkim të madh që do të ketë 1400 vende dhe do të përballojë 35% të fluksit të mjeteve.

Shpresojmë që kësaj radhe diçka të bëhet. Sa për dështimin 11-vjeçar dhe abuzimet e supozuara me parkingun e QSUT, ajo i përket së shkuarës. Zgjedhjet sapo u fituan.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë