Real Madridi i jep fund bojkotit të Topit të Artë, Mbappe dhe Vinicius pritet të jenë në Londër
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Real Madridi ka vendosur t’i japë fund bojkotit të ceremonisë së Topit të Artë, me një delegacion të klubit q&eu...
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografin&...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...

Partia e Lirisë ka depozituar pr/ligjin ‘Për Sigurinë Ushqimore’. Sekretari i Përgjithshëm kësaj force politike Tedi Blushi tha se, “mbrojtja e shëndetit publik nga produktet e kontaminuara është prioritet kombëtar”.
"Fuqizojmë eksportet duke mbrojtur markën "Made in Albania"”Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një gjendje alarmi kombëtar. Skandalet e përsëritura me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë”, tha Tedi Blushi gjatë një konference shtypi.
Deklarata e plotë:
Përshëndetje!
Jemi në këtë konferencë të përbashkët shtypi me Prof. Edmond Panaritin, Sekretar për Çështjet e Bujqësisë, si dhe me Kryetaren e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Znj. Silvana Bajrami, për të prezantuar projektligjin për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për agjentët ushqimorë, që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë ushqimore, një prioritet kombëtar jo vetëm për Partinë e Lirisë, por për të gjithë shqiptarët.
Kjo për faktin se siguria ushqimore në Shqipëri ndodhet sot në një gjendje alarmi kombëtar. Skandalet e përsëritura me produkte bujqësore të kontaminuara me pesticide dhe substanca të ndaluara po rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve tanë.
Ndërkohë që këto produkte, në vendet e Bashkimit Europian ndalohen menjëherë, siç kanë raportuar gjerësisht mediat edhe në javët e fundit, në Shqipëri fatkeqësisht shiten lirshëm, duke përfunduar në tryezat e çdo familjeje shqiptare dhe duke helmuar shqiptarët.
Për ne, kjo situatë është tërësisht e papranueshme, sepse përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për shëndetin publik dhe sigurinë kombëtare.
Pasojat janë të shumëfishta, sepse përveç dëmit shëndetësor, këto produkte të kontaminuara po godasin rëndë edhe eksportet shqiptare, duke dëmtuar jo vetëm imazhin e vendit, por edhe duke penalizuar fermerët e ndershëm që punojnë me standarde të sigurta, por që produktet e të cilëve nuk mund të gjejnë dot tregjet ndërkombëtare.
Në kushtet kur tregjet, sidomos europiane, po mbyllen për produktet shqiptare pikërisht për shkak të mungesës së kontrollit dhe të abuzimeve me kimikate, duke kompromentuar rëndë të ardhmen ekonomike të bujqësisë shqiptare, e cila po goditet jo vetëm për shkak të nënfinancimit, por edhe për shkak se për të dytin vit rradhazi, Bashkimi Europian ka ndërprerë fondet IPARD, 112 milion euro, për shkak të abuzimeve dhe mungesës së hetimit të këtij skandali nga drejtësia shqiptare.
Partia e Lirisë prezanton sot këtë projektligj, duke mbajtur njëherazi edhe fjalën e dhënë gjatë fushatës së fundit elektorale, ku premtuam se me nisjen e sesionit të ri Parlamentar, do të depozitonim një projektligj në Kuvend për Sigurinë Ushqimore, sepse ne besojmë se siguria ushqimore nuk është luks, por një e drejtë themelore e çdo qytetari dhe sidomos një detyrim kushtetues i shtetit shqiptar.
Në kushtet kur çdo ditë vonohen masat efektive dhe kur cdo ditë që kalon, është një ditë ku shëndeti i qytetarëve, sidomos i fëmijëve, dëmtohet nga produktet e kontaminuara, ne vijmë sot me këtë projektligj që ka si qëllim parësor mbrojtjen e shëndetit publik.
Faleminderit!
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një kërkesë për debat në lidhje me situatën e rënduar të kriminaliteti...
7 shtetas shqiptarë, shtatë të tjerë ekuadorianë, sikurse edhe shtetas spanjollë, kolumbianë dhe dominikanë të li...
Kryedemokrati Sali Berisha tha se dosja e Belinda Ballukut ka aspekte që tejkalon çdo imagjinatë të njeriut. Berisha nuk nguroi ta quan...
Pas deklaratave të Sali Berishës, i cili akuzoi se Gilmando Dani ka qenë truprojë e ministrit Blendi Gonxhja, ministri reagoi duke paralaj...
Policia ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Tiranë, ndërsa janë identifikuar 44 pjesëtarë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha shpjegoi ditën e sotme në konferencën për mediat se pse nuk është paraqitur sot në SPAK...
Ndërsa Banka e Shqipërisë paralajmëron për rreziqet e kredive të pakontrolluara dhe po përpiqet të frenojë huadh&...
Policia e Bulqizës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një person. Si...
Drejtuesja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anke Weber, ka dhënë një deklaratë...
Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas kërcënonin qytetar&e...