AKTUALITET

Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK mbyll hetimet për ish-shefin e krimeve dhe 3 të pandehurit e tjerë, çon për gjykim dosjen

b.z Përditësimi i fundit 15 Maj 2024, 13:21
Tentativa për vrasjen e Xhevdet Plakut, SPAK mbyll hetimet për
Xhevdet Plaku, Dedan Gjoni

TIRANË - Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka mbyllur hetimet për katër të pandehurit që planifikuan vrasjen e Xhevdek Plakut. Konkretisht të pandehur janë marrë marrë Rexhep Rapi i njohur edhe si “Kep Arapi”, Algert Rapi, ish-shefi i krimeve i komisariatit nr.6, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin . Ata do të akuzohen për veprat penale penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Dinamika e ngjarjes:

SPAK njofton se nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Rexhep Rapi, dhe shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt të hershëm mes tyre që daton në vitin 2000, në qytetin e Savona-s të Italisë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi, i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep  Rapi. Vrasja e Sali Rapit, u dyshua se është kryer nga shtetasi Xhevdet Plaku dhe shtetasi B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, por më vonë Xhevdet plakur është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.

Kështu në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Planifikim e vrasjes Rexhep Rapi e ka bërë në bashkëpunim me të pëndehurit e tjerë të lartpërmendur. 

Nga hetimet u provua, se Xhevdet Plaku, në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe pas shoqërimit të tij ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilin e ka njoftuar mbi  faktin e ndalimin të Plakut.

Më pas Dedan Gjoni, i ka dërguar Dejvi Gjermeni, foton e Xhevdet Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë.

Këtë informacion, Dejvi Gjermeni i’a ka dërguar më pas Algert Rapit, nipit te Rexhep (Kep) Arapit, dhe me pas ky i fundit sipas SPAK, është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen Xhevdet Plaku duke i dalë në pritë.

Vrasja nuk është kryer, pasi Gjermeni ka pasur frikë se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë Algert Rapit, që Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.

Njoftimi i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.19/1, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Rexhep Rapi, Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni, të akuzuar për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/1/2 dhe 334, të Kodit Penal.

Ky procedim është regjistruar mbi bazën e informacionit të përcjellë nga Prokuroria e Rrethit Limburg, Holandë. Nga hetimet është provuar se i pandehuri Rexhep Rapi, dhe shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), kanë një konflikt për shkak se, në vitin 2000 në qytetin e Savona-s të Italisë, është vrarë me armë zjarri shtetasi Sali Rapi (i datëlindjes 21.05.1968, lindur në Durrës), i cili rezulton të jetë familjar i shtetasit Rexhep  Rapi. Vrasja e shtetasit shqiptar Sali Rapi, u dyshua se është kryer nga shtetasi Xhevdet Plaku dhe shtetasi B.P., të cilët dhe janë arrestuar në lidhje me këtë ngjarje. Në datën 04.04.2014, shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Savona-s, Itali.

Në shenjë hakmarrje të vrasjes së shtetasit Sali Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi është organizuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, me qëllim vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku. Krijuesi i grupit të strukturuar rezulton, se është i pandehuri Rexhep Rapi, i cili për shkak të dështimit në tre raste të mëparshme për të vrarë shtetasin Xhevdet Kiss (Plaku), konkretisht dy herë në Durrës dhe një herë në Tiranë, për shkak të hasmërisë, ka krijuar këtë grup me qëllim vrasjen e Xhevdet Kiss (Plaku), ku në përbërje (pjesëmarrës në grup) kanë qenë lidhje familjare Algert Rapi (nipi i tij),  Dejvi Gjermëni, Dedan Gjoni dhe i ndjeri Fatjon Dervishi (Toqe/Tole) (për të cilin nuk mund të fillohet procedim penal, pasi është vrarë pas një atentati me armë zjarri më datë 27.09.2023, në Sukth, Durrës).

Nga hetimet u provua, se shtetasi Xhevdet Kiss (Plaku), në datën 17.09.2019, është shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Pas shoqërimit të tij në D.V.P. Durrës, i pandehuri Dedan Gjoni, ka komunikuar me të pandehurin Dejvi Gjermeni, të cilin e ka njoftuar mbi faktin e ndalimin të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku).

Më pas, i pandehuri Dedan Gjoni, i ka dërguar të pandehurit Dejvi Gjermeni, foton e shtetasit Xhevdet Plakut, dhe një mesazh ku e informon që do të dilte në orën 20:00, nga dera e mbrapme e Rajonit të Policisë. Këtë informacion, i pandehuri  Dejvi Gjermeni i’a ka dërguar më pas të pandehurit Algert Rapi, lidhje e ngushtë  familjare (nipi) e shtetasit Rexhep (Kep) Arapi. Pas njoftimit që i pandehuri Dejvi Gjermëni, i ka dhënë të pandehurit Algert Rapi, i pandehuri Rexhep Rapi (Kep Arapi) është organizuar me njerëzit e tij, për të kryer vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku, duke i dalë në pritë.

Vrasja nuk është kryer, pasi i pandehuri Gjermeni ka pasur frikë, se informacioni i dërguar përmes aplikacionit mund të zbulohej më vonë, dhe për këtë arsye i ka thënë të pandehurit Algert Rapi, që i pandehuri Rexhep Rapi të largohej, pasi Xhevdeti nuk ishte më në rajon, sepse e kishin liruar.

Pas dërgimit për gjykim të procedimit penal në ngarkim të katër të pandehurve të mësipërm, hetimet vazhdojnë në kuadër të një procedimi penal të ndarë, me objekt e fakte të tjera penale, dhe persona të tjerë të dyshuar.

xhevdet plaku dedan gjoni kep arapi spak

dedan gjoni xhevdet plaku spak hetime

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë