AKTUALITET

Terapia hormonale/ ‘Protokolli, i përkthyer online’, Dasho: Britania dhe Suedia i kanë ndaluar rreptësisht

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 10:03

Terapia hormonale/ ‘Protokolli, i përkthyer online’, Dasho:

Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjekësor që trajton ofrimin e terapive hormonale.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, mjeku Erion Dasho thotë se dokumenti ngre dyshime të forta dhe alarme publike, pasi lë të hapur mundësinë që këto shërbime t'u ofrohen edhe të miturve nën moshën 18 vjeç.

Sipas tij, vetë drejtuesit e institucioneve shëndetësore duket se kanë tentuar të distancohen nga ky vendim problematik, duke ia deleguar firmosjen e tij një zëvendësministreje, në vend që të marrë miratimin e drejtpërdrejtë nga titullari i institucionit.

Dasho dyshon se pjesë të tëra të këtij protokolli janë përkthyer automatikisht përmes motorëve të kërkimit online, duke shkaktuar gafa të rënda gjuhësore dhe paqartësi se si apo nëse ky shërbim do të mbulohet nga fondet e shtetit.

Alarmi më i madh mbetet rreziku i aplikimit të këtyre terapive të pakthyeshme te fëmijët. Ndërsa shtete si Britania e Madhe apo Suedia kanë ndaluar rreptësisht terapitë hormonale për të miturit, bazuar në raporte të detajuara shkencore, u shpreh mjeku Dasho, protokolli shqiptar i ka injoruar plotësisht këto referenca ndërkombëtare.

Në vendet evropiane, theksoi ai, ku shërbime të tilla u ofrohen vetëm të rriturve, ekzistojnë qendra të specializuara multidisiplinare me endokrinologë, psikiatër, psikologë dhe këshillues shpirtërorë për t'i ndihmuar individët në vendimmarrje.

Fjala e plotë

I ka larë duart, siç themi ne në gjuhën e përditshme, nga ky vendim. Ministrja e di se ky vendim është, nga pikëpamja profesionale, një dokument shumë i dobët, një dokument që nuk qëndron dhe ndryshe nga shumë udhëzime ose urdhra të tjerë që janë prerogativë e ministrit dhe duhet të firmosen nga ministri, ministrja ja ka deleguar një zëvendësministreje të drejtën për ta nënshkruar këtë udhëzim. Pra tregon se ministrja vetë është nga ana profesionale e bindur që ky udhëzim është një udhëzim tejet i dobët. Ne e kemi analizuar edhe në studion e 'Syrit' këtë udhëzim, edhe protokollin. Kemi gjetur në të kundërthënie, ku mbi të gjitha është e paqartë nëse protokolli përfshin ose jo ofrimin e kujdesit tek të ashtuquajturit kujdes edhe për fëmijët.

E dyta është e paqartë nëse do të financohet ose jo nga buxheti i shtetit nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Për të mos thënë pastaj që mjafton ta lexosh protokollin dhe e kupton që është një material ku pjesë të tëra janë përkthyer me motor kërkimi online, nuk janë redaktuar në gjuhën shqipe, ka gafa gjuhësore dhe sigurisht një dokument i tillë nuk qëndron. Mbi të gjitha, dua të theksoj, pika më e rëndësishme dhe problemi më i madh i këtij protokolli është se në të nënkuptohet që ky shërbim, në qoftë se ofrohet, do t'u ofrohet edhe fëmijëve. Ky është një skandal, sepse jo më parë, jo më vonë se para dy viteve, ka dalë një raport shumë i hollësishëm i hartuar në Britaninë e Madhe nga një anëtare e Dhomës së Lordëve, ku përcaktohet dhe ku rekomandohet shumë qartë që terapitë jo të rikthyeshme, ku në vendet kryesore qëndron terapia hormonale, nuk duhet t'u ofrohen fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

Në vazhdim të këtij raporti, Britania e Madhe ka marrë vendimin e ndalimit të kësaj terapie për fëmijët nën 18 vjeç, Suedia dhe vende të tjera nordike më vonë, dhe ky raport është bërë një nga ato themelet ku bazohen politikat e shumë vendeve në fushën që jemi duke folur. Për çudi, në protokollin shqiptar, ky raport nuk është përfshirë as midis referencave. Çka tregon edhe njëherë që ky raport është një punë shkel e shko, një punë e cila lë për të dëshiruar dhe nuk duhet të bëhet kurrsesi bazë për një trajtim kaq serioz. Shqipëria nuk i ka kushtet për ta ofruar këtë shërbim, jo në formë dinjitoze, jo e jo, po as duke zbatuar parimet minimale të profesionalizmit. Në të gjitha vendet e botës ku ky shërbim ofrohet, dhe kryesisht për adultët, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin pas moshës 18 vjeç orientimin e tyre gjinor, seksualitetin e tyre dhe vendime që ndikojnë jetën dhe të ardhmen e tyre, pavarësisht nga pikëpamjet tona personale, por kjo është një e drejtë që i njihet të gjithë personave në moshë adulte.

Dhe për këta persona, vende si Gjermania, Anglia, vende të tjera evropiane, kanë krijuar struktura dhe qendra të specializuara multidisiplinare, ku nuk ka vetëm endokrinologë që ofrojnë terapinë hormonale, por ka edhe psikiatër, ka edhe psikologë, ka edhe punonjës socialë, ka edhe këshillues shpirtëror, sepse për shumë nga këta persona, udhëheqja shpirtërore dhe parimet e fesë të cilës i përkasin, ndikon në vendimmarrje. Edhe ky është një element kaq i rëndësishëm në jetën siç është seksualiteti. Dhe vetëm në këto qendra multidisiplinare ofrohet ky shërbim. Shqipëria nuk ka qendra multidisiplinare të tilla as për tumoret dhe as për problemet e shëndetit mendor, jo më të ketë kapacitete dhe aftësi dhe idenë për të ngritur qendra të tilla edhe për personat transgjinorë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?