AKTUALITET

Terapia hormonale/ ‘Veprim satanik’, pastori Vilajeti: Eksperiment i rrezikshëm, agjendë e pastër

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Qershor 2026, 11:08

Terapia hormonale/ ‘Veprim satanik’, pastori Vilajeti: Eksperiment i

Paralajmërime të forta janë ngritur së fundmi, lidhur me trajtimet hormonale dhe terapitë e ndryshimit të gjinisë te fëmijët, këtë herë nga komunitetet fetare.

Në një intervistë për ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, pastori Paulin Vilajeti e cilësoi këtë praktikë si një "veprim satanik" dhe një kërcënim tinëzar që kërkon të shkatërrojë jetën e të miturve.

Sipas tij, dhënia e hormoneve te fëmijët nuk është gjë tjetër veçse një eksperiment i rrezikshëm dhe i pakthyeshëm.

Teksa solli në vëmendje shembuj nga vendet perëndimore, ku individë që i janë nënshtruar këtyre terapive në moshë të mitur, pastori tha se sot ata po përballen me depresion të thellë dhe po hedhin shtetin në gjyq për dëmet e shkaktuara.

Pastori u bëri thirrje të drejtpërdrejtë prindërve, duke u kërkuar që të mos lejojnë kthimin e fëmijëve në "epruveta shkencore".

Ai shtoi se fëmijët të cilët përballen me kriza identiteti, kanë nevojë për mbështetje psikologjike, psikiatrike ose shpirtërore, dhe jo për ndërhyrje që tentojnë të transformojnë atë që është përcaktuar gjenetikisht dhe hyjnisht.

E pyetur nga moderatorja nëse e gjithë kjo situatë është një protokoll i mirëfilltë mjekësor apo një agjendë politike kundër familjes, përgjigjja e pastori ishte e prerë: bëhet fjalë për një agjendë të pastër.

Fjala e plotë:

Djalli që në fillim ka ardh fshehurazi. Nuk ka ardh kështu, ka hy te gjarpri, ka ardh edhe e çoi Adamin dhe Evën drejt mëkatit. Dhe mendoj që këto gjëra janë shumë tinzare. Kur ne ngritëm zërin për ligjin që u bë për gjinitë, duket sikur njerëzit na thanë: 'O po ça keni ju aty s'ka ndonjë gjë', po ata nuk e kuptojnë që djalli në fillim merr dhe bën një fushë. Mbi këtë fushë ai ka zgjedhur cila do jetë fitorja dhe beteja e tij e radhës. Në qoftë se nuk do të kishim një ligj, ne nuk do të kishim këtë problem sot. Dhe unë e shoh që problemi më i madh është kjo: si është e mundur që, për shembull meqenëse doktori foli për Britaninë e Madhe, vetëm përpara tre katër ditësh parlamenti britanik mori vendim që nuk lejohen më deri në moshën 16 vjeç që të kenë rrjete sociale fëmijët. Imagjino domethënë, ti i ke hequr rrjetet sociale dhe tani ti në Shqipëri vendos që të implementosh hormonet tek fëmijët. Për mua kjo është një veprim satanik, sepse kështu njerëzit thonë 'A je pak i ashpër', por unë jam pastor. Unë di çka është nga Zoti është dritë, çka nuk është nga Zoti është errësirë. Dhe ajo që unë shoh është një errësirë shumë e madhe, ku vetëm njerëzit që janë dritë e kuptojnë pushtetin e errësirës. Ata që janë aty në errësirë thonë 'Po ça problemi ka, janë disa njerëz të cilët vijnë aty, kanë atë, duam që t'i bëjmë të kënaqur, t'i bëjmë të lumtur'. Po si more mund, si mund të shkatërrosh jetën e një njeriu? Sa dhjetëra dhe qindra fëmijë të cilëve u është bërë në vendet perëndimore kjo terapi, sot janë ngritur që janë bërë maxhorenë dhe po kalojnë në depresione, ka raste sa të duash, kanë hedhur në gjyq, kanë fituar nga 100 milionë euro apo dollarë kundër shtetit që në një moshë që ata s'mund të vendosnin për jetën e tyre dikush ka marrë vendim, t'i transformojë dhe tani janë të pakthyeshme këto gjëra. Pra unë mendoj personalisht që kjo është diçka e cila jo vetëm tinzare, po kjo është një pushtet i errësirës që kërkon të shkatërrojë fëmijët.

Tjetër që është shumë e rëndësishme, unë kam një pyetje: ju thatë 80 vetë. 80 vetë, pyetja ime është kjo: a janë të gjithë shqiptarë? Sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për njerëz të cilët janë nga Shqipëria. Mund të jenë njerëz të cilët vijnë nga vende të ndryshme për të kryer këtë lloj terapie, sepse informacionet që ne kemi janë informacione të cilat mendoj personalisht asnjëherë nuk duhet injoruar. Dhe unë dua të them diçka që është shumë e rëndësishme. Në qoftë se një prind ka një fëmijë i cili është në një situatë ku ka atë krizën e identitetit të vet, unë mendoj që ky fëmijë ka nevojë që t'i ofrohet jo çfarë ai do, por çfarë është e domosdoshme. Pra, një fëmije, një adoleshenti nuk mund t'i ofrosh çfarëdo që ai kërkon apo ajo kërkon.

Çfarë është e duhura do të thotë që ky njeri ka nevojë për një terapi, ka nevojë për një kohë ku duhet që të jetë duke kaluar me psikolog, ndoshta dhe me psikiatër nuk e di cili është niveli, është me pastor apo me njerëz të cilët janë shpirtërorë që t'i ofrojnë atyre diçka duke e sjellë njeriun tek identiteti. Perëndia ka krijuar një burrë dhe një grua, mendo sa të duash. Ndaç bëje burrin femër, ndaç bëje femrën mashkull, këta të dy pasi të kenë vdekur, secili kur të merren, doktori do të ma aprovojë, kur të merret pas pesë vitesh që ata kanë vdekur merret kocka do të thotë 'Ky ka qenë femër, ky ka qenë mashkull'. Dhe nuk do të jetë... do të thotë që është diçka e cila kërkojnë të transformojnë atë të cilën Zoti ka vendosur. Unë nuk jam kundër këtyre njerëzve.

Në fakt arsyeja pse ne jemi ngritur është se ne i duam këta njerëz. Ne nuk duam që mbi trupin e tyre të bëhen eksperimente. Është diçka e cila unë mendoj është e frikshme. Unë nuk mund ta imagjinoj dot një prind i cili do shikojë fëmijën e vet të transformuar në një mënyrë që e shikon që e ka humbur fëmijën. Dikush mund të thotë 'Sot njerëzit janë bërë në atë lloj nivelesh që nuk e... jeta tjetër e tjetrit, jeta e fëmijës është jeta e fëmijës'. Dhe unë ju bëj thirrje prindërve: ju lutem prindër, mos lejoni që fëmijët tuaj të kthehen në epruveta shkencore të cilat duan të bëjnë prova e të implementojnë mendime apo gjëra të cilat janë të pakthyeshme. Ata, fëmijët tuaj, nëse është një vajzë çfarëdo që të ndodhë ajo do ngelet vajzë tërë jetën e nëse është një djalë ai do të ngelet djalë tërë jetën.

Ndaj mos e ktheni trupin e fëmijës tuaj në një fushë eksperimental, sepse kjo është thjesht eksperiment. Unë dua edhe këtyre që e kërkojnë këtë gjë, t'ju bëj një thirrje: Zoti ju don. Ju mund të keni kaluar kriza identitare, shihni gjërat të cilat nuk i keni aty ku duhet, kërkoni diçka ndryshe... Zoti ju ka krijuar kështu dhe ju lutem mos vendosni që të prekni atë që Perëndia ka krijuar. Sado që ti mendon që ti je në një trup të gabuar ndoshta, por unë do të them ti nuk je në trupin e gabuar, ti je në vendin ku Zoti të ka vendos për të qenë. Dhe prano zgjedhjen e Zotit. Mos bëj një zgjedhje e cila ty do të kushtojë në të ardhmen.

Ti ke drejt me zgjedh gabim, dhe unë kam të drejtë me zgjedh gabim, por ne jemi zgjedh të bëjmë vullnetin e Perëndisë dhe për mua është vullneti i Perëndisë që secili, çdo krijesë njerëzore të jetë duke e kërkuar Zotin në atë çka Zoti ka krijuar, jo në identitetin që njerëzit kërkojnë të na implementojnë apo të na imponojnë.  Kjo është agjendë. Patjetër është agjendë. Sepse më fal doktor të ndërhyj. Të lutem më fal. E din çfarë? Unë dua të them një gjë. Njerëzit të cilët janë duke e promovuar këtë gjë, ata vetë nuk e pranojnë, nuk e bëjnë një gjë të tillë. Pra domethënë, ata po provojnë, po promovojnë, po kërkojnë diçka që vetë ata mbi trupin e tyre nuk e duan. Atëherë pse kanë punë me trupin e dikujt tjetër? Si është e mundur që ti vjen dhe vendos fëmijën tim, apo fëmijën e tjetrit, e vendos mbi një tavolinë ku kërkon të bëhet eksperiment? Kur ti vetë nuk e pranon këtë eksperiment mbi veten tënde.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë