Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...

Operatorët ekonomikë të transportit tokësor, ajror dhe ujor të udhëtarëve, për transferimin e të dhënave të udhëtarëve në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit do të paguajnë një tarifë me vlerë 200 lekë për pasagjer. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që përcakton rregullat, masën, përjashtimet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës për transmetimin e informacionit të udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit.
Tarifa për këtë shërbim është vendosur në 200 lekë për pasagjer për vitin e parë, ndërsa pas kësaj periudhe do të rishikohet çdo 3 vjet, në bazë të kostove reale të shërbimit. Të ardhurat do të përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit, transformimit dhe sigurimit të informacionit të udhëtimit.
VKM-ja e plotë :
Vendim për përcaktimin e rregullave, masës, përjashtimeve nga sanksionet dhe procedurës për mbledhjen dhe administrimin e tarifës së transmetimit të informacionit të udhëtimit
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim përcakton rregullat, masën, përjashtimet nga sanksionet dhe procedurën për mbledhjen dhe administrimin e tarifës, që paguhet nga transportuesit që transmetojnë informacionin e udhëtimit në sistemet e Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit.
Termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ata të përcaktuar në ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
Ky vendim zbatohet për të gjithë transportuesit tokësorë, ajrorë dhe ujorë, që operojnë në hyrje, dalje ose transit në territorin e Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin nr.38/2025, “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
MASAT, RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR MBLEDHJEN DHE ADMINISTRIMIN E TARIFËS
Tarifa për transmetimin e informacionit të udhëtimit, për një vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, është në vlerën 200 (dyqind) lekë për pasagjer. Pas vitit të parë, vlera e tarifës rishikohet dhe caktohet në vlerë fikse tërishikueshmeçdo 3 (tre) vjet.
Të ardhurat nga kjo tarifë përdoren për mbulimin e kostove të transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit.
Tarifa përcaktohet në përputhje me parimet e kostos reale të shërbimit, efikasitetit dhe rishikimit periodik.
Vlera e tarifës përbëhet nga:
a) kostoja e infrastrukturës teknologjike (servera, pajisje sigurie, licencasoftware-ike);
b) kostojaoperacionale(mirëmbajtje, mbështetje teknike, komunikim me sistemet e transportuesve);
c) kostoja e transferimit të vazhdueshëm tëtëdhënave te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit;
ç) kostoja e transformimit të të dhënave dhe përpunimi në formatet e miratuara në rregulloren e përpunimit të të dhënave të udhëtimit;
d) kostoja e sigurisë dhe eauditimittë të dhënave;
dh) kostoja administrative e operatorit ekonomik për të menaxhuar dhe për të përpunuar kërkesat që lidhen me transmetimin ose me transformimin e të dhënave të udhëtimit.
Për rishikimin e tarifës, operatori ekonomik paraqet një raport financiar të detajuar, ku shpjegohen kostot ekzistuese dhe ato të reja, që justifikojnë ndryshimin e tarifës. Raporti financiar i detajuar verifikohet dhe miratohet nga Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit dhe duhet të përfshijë të gjithë zërat e kostove, përfshirë mirëmbajtjen, sigurinë, licencat, shpenzimet operative, krahasuar me sasinë e të dhënave të transmetuara.
6. Procedura për mbledhjen dhe administrimin e tarifës është, si më poshtë vijon:
a) Transportuesit, brenda datës 5 (pesë) të çdo muaji, paraqesin pranë Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit raportimin e të dhënave për pasagjerët e transportuar në muajin paraardhës;
b) Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit, brenda 5 (pesë) ditëve punë, verifikon dhe konfirmon të dhënat për numrin e pasagjereve dhe ia paraqet këto operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit dhe të transformimit të informacionit të udhëtimit;
c) Operatori ekonomik, brenda 5 (pesë) ditëve nga konfirmimi i Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, prodhon dhe i njofton faturën mujore përkatëse çdo transportuesi të detyruar për transmetimin e të dhënave, bazuar në numrin e pasagjerëve dhe për të cilët janë transmetuar të dhënat e udhëtimit;
ç) Një kopje e faturës së prodhuar i dërgohet Sektorit të Inteligjencës së Udhëtimit, së bashku me informacionin lidhur me momentin e njoftimit të faturës transportuesit;
d) Pagesa kryhet nga transportuesi në llogarinë e operatorit ekonomik që do të ofrojë shërbimin e transmetimit të informacionit të udhëtimit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga momenti i njoftimit të faturës;
dh) Në rastmospagesetë tarifës, sipas afateve të përcaktuara në këtë pikë, zbatohen parashikimet e ligjit nr.48/2014, “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, të ndryshuar;
e) Administrimi i tarifës kryhet nga operatori ekonomik që do të ofrojë shërbimin për transmetimin dhe për transformimin e informacionit të udhëtimit dhe përdoret për qëllimin për të cilin është vendosur tarifa;
ë) Operatori ekonomik ka detyrimin për të siguruar transparencë të plotë në administrimin e tarifës, duke mbajtur të dhëna të sakta dhe të gjurmueshme për çdo pagesë të kryer nga transportuesit ose nga operatorët e tyre përfaqësues;
f) Operatori ekonomik është i detyruar të raportojë çdo tremujor te Sektori i Inteligjencës së Udhëtimit për numrin e transportuesve të mbuluar, shërbimet e kryera dhe vlerën e përgjithshme të tarifave të arkëtuara. Raportet shoqërohen me dokumentacion mbështetës financiar dhe teknik.
1. Përjashtohen nga pagesa e tarifës:
a) pasagjerët nën moshën 2 (dy) vjeç, pa vend të rezervuar;
b) udhëtimet për qëllime humanitare, të konfirmuara nga autoritetet shtetërore;
c) transportet e kryera nga strukturat shtetërore, në funksion të misioneve të posaçme të sigurisë apo të emergjencës.
Transportuesit apo operatorët ekonomikë përjashtohen nga zbatimi i sanksioneve të parashikuar në shkronjën “dh”, të pikës 6, të këtij vendimi, në rastet e:
a) defekteve teknike të papritura në sistemet e transmetimit, të provuara dhe të dokumentuara;
b) forcës madhore (fatkeqësi natyrore, gjendje të jashtëzakonshme, të konfirmuara me vendim të organit publik, sulme kibernetike), që e bëjnë objektivisht të pamundur transmetimin;
c) njoftimit paraprak ose të menjëhershëm të problemit dhe bashkëpunimit me Sektorin e Inteligjencës së Udhëtimit për korrigjimin e tij;
ç) korrigjimit të shkeljes brenda afatit të arsyeshëm, kur nuk kanë ardhur pasoja.
III. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare
Karabinierët italianë në qytetin Ragusa, në jug të Italisë, kanë arrestuar një 28-vjeçar shqiptar nën dysh...
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, pasuritë e Aurel Hoxh&eum...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vijuar kontrollet në subjekte që tregtojnë Produkte me Origjinë Blegtorale (PMB) në qarq...
Personi që shihni në foto është Daniel Pepa, 21-vjeçari i cili është shpallur në kërkim p&e...
Një 35-vjeçar është kapur duke tregtuar produkte bujqësore të skaduara, ku sipas hetimeve, ai kishte ndryshuar afatin e pë...
Është publikuar foto e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për vrasj...
Prej pothuajse tre muajsh, me shkarkimin e zv/Ministrit të Brendshëm që kryesonte Komisionin e Posaçëm për Pakicat Etnike, qin...
Ndryshime të reja në Ministrinë e Arsimit, Mjedisit dhe Bujqësisë. Arta Dollani, është liruar nga detyra si drejtor i P&eum...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Korçë, ku një 16-vjeçar dyshohet të ketë pë...
Një 16-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale ...