Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe dy ish-drejtorë, lidhur me akuzat për tjetërsimin e pronave. Dy ish-drejtorët janë e akuzuar janë Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë,i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se nje here e kryer ne bashkëpunim.
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.
Goro u arrestua në muajin mars të këtij viti, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri, i cili la qelinë pak muaj më parë. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.
Njoftimi:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur kërkesën për dërgimin e çështjes në gjykim në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goros i akuzuar për “Shpërdorim detyre”, pas përfundimit të hetimeve në kuadër të procedimit penal nr.127 të vitit 2024, i unifikuar me procedimin penal nr. 298 të vitit 2021.
Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e ish-Kryetarit të Bashkisë Himarë ka kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me nenin 17 të ligjit nr.9948/2008 “Për Shqyrtimin e Vlefshmërisë Ligjore të Krijimit të Titujve të Pronësisë mbi Tokën Bujqësore”, i ndryshuar si dhe pikat 1,2,3 të VKM-së me Nr. 253, datë 6.3.2013 “Për Përcaktimin e Procedurave të Plotësimit të Akteve të Marrjes së Tokës Bujqësore në Pronësi për Familjet Bujqësore në Fshatra e Ish-Kooperativave Bujqësore”, në dëm të disa shtetasve, banues në Bashkinë Himarë.
Bazuar në legjislacionin përkatës në fuqi, analizën e rrethanave të faktit të provuara, dokumentacionin e administruar, pyetjet e dëshmitarëve arrihet në konkluzionin se; shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Himarë në bashkëpunim me shtetasit Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, kanë kryer veprime/mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, të kryera në kundërshtim me ligjin Nr.171/2014 “Për Përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar, si dhe në kundërshtim me dispozitat e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.337, datë 22/04/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të tokës bujqësore të ish ndermarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve“, gjatë procesit të trajtimit të kërkesave të paraqitura.
Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar drejtuar Gjykatës së Posaçme për dërgimin në gjyq në ngarkim të:
Jorgo Goro, ish- Kryetari i Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
Vasillaq Strakosha, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, (më shume se një herë sipas fakteve penale të përshkruara ne akuzë) e kryer ne bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë, i akuzuar për kryerjen e veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, me shumë se nje here e kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 248 dhe 25 i K.Penal. (sipas fakteve penal të procedimin penal nr. 298 të vitit 2021 i bashkuar me procedimin penal nr 127/2024.
TIRANA- Një 26-vjeçar është arrestuar dhe një 32-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se k...
NAPOLI- 30-vjeçari Lulzim Toçi, që mbyti bashkëshorten e tij 24-vjeçare në sy të dy fëmijëve, vuante n...
TIRANA- Edison Pula, i arrestuari në operacionin e pak ditëve më parë në Luksemburg, ka fituar betejën ligjore në Gjyk...
LEZHA- Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e djeshme brenda në makinë në...
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se kreu i SPAK Altin Dumani është dë...
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e Kostandin Ziu, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë. B&e...
LEZHË- Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, janë...
BALTIK- Shtetet anëtare të NATO-s po marrin pjesë në një mision të ri, i cili ka qëllim të rrisë mbik&e...
KORÇË- Autori që plagosi 26-vjeçarin Kostandin Ziu, është identifikuar nga policia. 22-vjeçari u paraqit mbr&eum...
TIRANA- Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetë...