AKTUALITET

Tjetërsimi i tokave në Spitallë të Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtuesin e Kadastrës Ardit Kërtusha dhe 2 të tjerë

b.z Përditësimi i fundit 23 Maj 2024, 15:48
Tjetërsimi i tokave në Spitallë të Durrësit/ Apeli
Gjykata

TIRANË - Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-drejtuesin e kadastrës Ardit Kërtusha, Dashnor Taullën dhe ish-drejtorin e  ASHK Durrës, Leonard Kadrimin. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë krijuar kushtet për tjetërsimin me dokumenta të falsifikuara të rreth 150 mijë metra katrorë, të cilat më pas iu shitën personave të tretë dhe kompanive të ndryshme.

Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë "arrest me burg", ndërkohë tre ish-zyrtarët kishin kërkuar një masë më të butë sigurie. Por Apeli ka rrëzuar kërkesën e tyre dhe i ka lënë nën të njëjtën masë sigurie.

Njoftimi i plotë:

Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim shtetasi me iniciale F. Sh, i cili ka deklaruar se është bashkëpronar në dy parcela toke në Spitallë, Durrës dhe ka pretenduar se disa punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, e kanë tjetërsuar pronën e tij. Në kuadër të këtij kallëzimi është regjistruar procedimi penal në ngarkim të disa shtetasve.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve ligjore mbi zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale A. K dhe D. T, të dyshuar për kryerjen e veprave penale  “Mashtrimi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 143/3 e 25 dhe 287/2 shkronja “a” të Kodit Penal, si dhe ndaj shtetasit me iniciale L. K, me detyrë zëvendësregjistrues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës në kohën e kryerjes së veprës penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga 287/2 shkronja “a” të Kodit Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin datë 14.04.2024, ka vendosur:

-Verifikimin dhe konstatimin e respektimit të kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personave nën hetim A. K, D. T, L. K me vendimin penal datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

-Personat nën hetim A. K, D. T, L. K, mbeten me masën e sigurimit të caktuar me vendimin penal datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

– Nga personi nën hetim me iniciale A. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.

– Nga personi nën hetim me iniciale L. K, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit për sa i përket masës së sigurimit, hetimin në gjendje të lirë pa masë sigurimi, në alternativë caktimin e masës së  sigurimit “detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim me iniciale D. T, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e një mase sigurimi personal më të butë.

Në përfundim të gjykimit, sot me datë 23.05.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare z. Fatri Islamaj vendosi:

-Miratimin e vendimit datë 14.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me të cilin është bërë verifikimi i kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin datë 11.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ndaj personave nën hetim D. T, A. K, L. K.

durres ardit kertusha tjetersim pronash

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë