Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë operacionet e kërkimit në fshatrat pranë kufirit të gjelbër Shqipëri–Kosovë për 26-vjeçarin Florjan Tabaku nga fshati Viçidol i Tropojës, i shpallur i zhdukur më 20 tetor 2025 nga familjarët e tij. Vendimi është marrë pasi, sipas informacioneve të pranuara nga autoritetet kosovare, i riu është parë duke hipur në një autobus që udhëtonte drejt zonës së Rastavicës në Deçan të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për mediat kryetari i ShKShMK-së, Deni Hameli. “Ai ka zbritur poshtë malit. Bazuar në pamjet e kamerave kemi arritur ta konstatojmë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Prandaj, tani kjo është punë e policisë dhe hetuesisë që të merren me rastin”, deklaroi Hameli. Që nga momenti kur familjarët raportuan humbjen e 26-vjeçarit në Policinë e Tropojës, në kërkim janë angazhuar Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, Bashkia Tropojë, Policia e Shtetit, vullnetarë të zonës, si edhe Policia e Kosovës.
Operacioni i gjerë u zhvillua në terrenin malor mes fshatrave Mulliq, Kamenicë, Qafë-Morin e deri në Kasaj të Tropojës, ku morën pjesë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe të Kosovës, përfshirë edhe një helikopter kërkim-shpëtimi. Nga ana tjetër, familja e Florjan Tabakut vijon të kërkojë për të riun, i cili, edhe pse dyshohet se ka zbritur poshtë malit, nuk është kthyer ende në shtëpi. Sipas familjarëve, ai është me aftësi të kufizuara dhe mund të ketë nevojë për ndihmë. Sipas të dhënave të Prefekturës së Kukësit, në kërkime nga Tropoja morën pjesë rreth 30 punonjës të Bashkisë Tropojë dhe rreth 20 familjarë e vullnetarë nga zonat përreth. Kërkimet janë përqendruar kryesisht në territorin shqiptar, në zonat malore ku dyshohej se mund të ishte ndalur i humburi.
Ndërkohë, në ditët e fundit kërkimet janë zhvendosur në territorin e Kosovës, ku Policia e Kosovës po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në disa fshatra kufitare dhe përgjatë rrugës që lidh zonën e humbjes me drejtimin e Junikut e Gjakovës.
Kërkimet janë zhvilluar në kushte të vështira për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe terrenit malor, por bashkëpunimi ndërinstitucional mes autoriteteve të dy shteteve ka vijuar me shpresën për gjetjen sa më shpejt të 26-vjeçarit.
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Thumanë-Kashar. Në pamjet e siguruara nga Piranjat.al, ngjarja ka ndodh...
Gjiri i Durrësit është përfshirë këtë të diel nga një mot i paqëndrueshëm me erë të fortë...
Një operacion shpëtimi i Rojës Bregdetare Greke në ujërat pranë ishullit "Prasoudi" të Igumenicës përfundoi me su...
Në muajin shkurt 2024 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kryen një kontroll në banesën e Drejtorit t&eu...
Mjaftuan vetëm pak orë shi në Qarkun e Shkodrës, që Bashkia e Vaut të Dejës të përmbytej. Luçiano Bo&ccedi...
Katër shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një bande të organizuar për grabitje, janë arrestuar nga karabinierët n&eu...
Në qarkun e Kukësit, reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë, duke sjellë një seri problematikash për qytetar...
Dy shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për grabitje dhe rrëmbim personi. Mediat e vendit fqinj shkr...
Një aksident është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë – Gjoricë ku janë përpl...
Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqë...